Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​UNFPA: Rritja e numrit të mamive kursen rreth 4.3 milionë jetë në vit deri më 2035

Rajoni dhe Bota
Drejtoresha Ekzekutive e UNFPA, Natalia Kanem, me rastin e 5 majit – Ditës Ndërkombëtare të Mamive, ka folur rreth rolit që kanë mamitë për shpëtimin e jetës së grave dhe foshnjave dhe promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së komuniteteve të tëra në të gjithë botën. Ajo ka përkujtuar se mamitë meritojnë investime më të mëdha në aftësitë e tyre dhe vende të punës që i fuqizojnë ato dhe i njohin plotësisht aftësitë dhe kontributet e tyre. “Arritjet e tilla varen nëse mamitë marrin arsim dhe trajnim më të mirë, së bashku me rregullimin gjithëpërfshirës dhe mbështetës të vendit të punës. Ato duhet të kenë një rol më të madh në ...
Komentet te ​UNFPA: Rritja e numrit të mamive kursen rreth 4.3 milionë jetë në vit deri më 2035 Janë të Mbyllura

MASHTI: Nesër të gjithë nxënësit e komunës së Kamenicës të jenë në shkollë

Lajme
  Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë thirrje që nesër të gjithë nxënësit e komunës së Kamenicës të jenë në shkollë, në bazë të vendimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar. Vendimin për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të komunës së Kamenicës, MASHTI e ka marrë duke respektuar obligimet sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, si dhe Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve. “Ftojmë prindërit që të kujdesen për dërgimin e fëmijëve në objekte shkollore si dhe mësimdhënësit të jenë në kryerje të detyrës sipas planifikimeve që janë bërë me Inspektoratin e Arsimit. Askush ...
Komentet te MASHTI: Nesër të gjithë nxënësit e komunës së Kamenicës të jenë në shkollë Janë të Mbyllura

Ardhja e rreth 5.000 vaksinave antiCOVID, reagon ish-ministri Zemaj

Shëndetësi
Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se ardhja e 4 mijë e 680 vaksinave të Pfizer është një lajm i mirë. Ai në një postim në Facebook ka thënë se miqësia jonë me popullin austriak është e përjetshme. “Austria përveç këshillimeve që i kemi pasur na shtriu dorën me vaksina, ashtu si gjatë historisë. Çdo vaksinë është e mirëseardhur. Gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, në takim me ministrin federal të Shëndetësisë, Rudolf Anschober, pata theksuar se miqësia e popullit austriak për popullin tonë është vlerë e veçantë”, shkruan Zemaj. Ai me këtë rast ka falënderuar ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Christoph Weidinger dhe ish-ministrin Rudolf Anschober, presidenten e KE-së ...
Komentet te Ardhja e rreth 5.000 vaksinave antiCOVID, reagon ish-ministri Zemaj Janë të Mbyllura

​Dekolteja e thellë e J.Lo, askush nuk di t’i veshë me kaq shumë shije

ShowBiz
Diva e muzikës Jennifer Lopez performoi të dielën në koncertin “Vax Live” në Los Anxhelos, i cili synonte t’i bënte njerëzit të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të vaksinohen. Para se të vinte në skenë një spektakël të veshur për sytë dhe veshët, Jennifer u shfaq në tapetin e kuq në një dekolte deri në kërthizë që nuk e kishim parë prej kohësh. Duke vepruar kështu, ajo dëshmoi edhe një herë se padyshim që i pëlqeu që prishi fejesën me Alex Rodriguez pasi duket më mirë se kurrë. Akoma, me kalimin e viteve, Jennifer është bërë një mbretëreshë e vërtetë e dekoltesë së thellë që zgjodhi për qilima të ...
Komentet te ​Dekolteja e thellë e J.Lo, askush nuk di t’i veshë me kaq shumë shije Janë të Mbyllura

​Nesër rinis vaksinimi në Kosovë

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot 4680 doza të vaksinës Pfizer/Biontech kundër COVID-19, pjesë e parë e 95.000 dozave të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19. Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi. Vaksinimi do të rifillojë nesër, e mërkurë 5 maj 2021 me punëtorët shëndetësorë nga e tërë Kosova, të cilët do të vaksinohen në sallën “1 Tetori” ...
Komentet te ​Nesër rinis vaksinimi në Kosovë Janë të Mbyllura

​Adriana Lima në lidhje të re: Ai është i bukur, na e jep hua për një natë!

ShowBiz
Modelja braziliane dhe ish-engjëlli i Victoria’s Secret, 39-vjeçarja Adriana Lima është përsëri e dashuruar. Ajo prezantoi partnerin e saj të ri në Instagram dhe kështu shkaktoi reagime entuziazmi. ‘Pse e keni fshehur deri më tani?’ pyetën shoqëruesit e saj. Ajo arriti në një datëlindje të një miku me një të dashur me të cilin pozoi e përqafuar. “Shikoni se si ai e përqafoi atë rreth belit, në mënyrë që miqtë të mos prekin”, shkruan disa derisa disa anëtare të gjinisë së bukur nuk mund ta fshehin kënaqësinë e tyre për zgjedhjen e partnerit të Lima. “Nuk e di nëse jeni dakord me mua, por ky burrë është kaq seksi. Ai ...
Komentet te ​Adriana Lima në lidhje të re: Ai është i bukur, na e jep hua për një natë! Janë të Mbyllura

​Nëna hyn në banjë dhe shikon e tronditur se çfarë bën djali i saj dy vjeç

Lifestyle
Kur një fëmijë i vogël është në shtëpi, dhe papritmas nuk dëgjoni asgjë dhe në shtëpi ka heshtje, është një shenjë alarmi se po ndodh diçka. Vetëm në atë moment, një nënë nga Britania e Madhe gjeti dyvjeçarin e saj dhe postimi i saj u bë hit në rrjetet sociale. Kur hyri në banjë për të parë se çfarë po bënte djali i saj Aiden, nëna Nikola Stit mbeti në shok. Por në të njëjtën kohë, ajo ishte ndoshta e lumtur që ishte në atë moment. Djali mori furçën e dhëmbëve të nënës së tij dhe e përdori për të pastruar tualetin. Telefoni i saj ishte afër, kështu që ajo ...
Komentet te ​Nëna hyn në banjë dhe shikon e tronditur se çfarë bën djali i saj dy vjeç Janë të Mbyllura

​Haxhiu për vaksinat antiCOVID-19: Qeveria Kurti po bën “sehir”

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë Kurti 2 se nuk po ndërmerr asgjë për shëndetin e qytetarëve. Ai ka thënë se gjatë qeverisjes së Kurtit janë regjistruar 431 vdekje si pasojë e sëmundjes infektive. “Hapja e një pike të vaksinimit për qytetarët e Kosovës në Morinë nga Qeveria e Shqipërisë tani më është domosdoshmëri, sepse Qeveria e Kosovës ka dështuar”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. Postimi i plotë: Në 10 ditët e fundit janë bëre ZERO vaksinime, derisa për 6 javë të Qeverisë Kurti 2, janë regjistruar 431 raste të vdekjeve nga COVID-19. Qeveria nuk ka nënshkruar para-kontratën e ofruar nga Pfizer. Në ofertë ...
Komentet te ​Haxhiu për vaksinat antiCOVID-19: Qeveria Kurti po bën “sehir” Janë të Mbyllura

Kurti: Sigurimi i vaksinave mbetet prioritet urgjent

Lajme
Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, mbajti sot një takim virtual me Suma Chakrabarti, ish-presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Gjatë bisedës, kryeministri Kurti theksoi se sigurimi sa më shpejt i vaksinave mbetet prioritet urgjent. Si prioritete të tjera, janë identifikuar rritja e kreditimit për bizneset e vogla dhe të mesme, përmirësimi i klimës së investimit në Kosovë sidomos për mërgatën, dhe targetimi i shpenzimeve të sektorit publik për të krijuar sa më shumë vende të punës. Chakrabarti ndau me kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministrin Murati sugjerimet e ...
Komentet te Kurti: Sigurimi i vaksinave mbetet prioritet urgjent Janë të Mbyllura

Arrijnë në Kosovë rreth 5 mijë doza të vaksinave BionTech/Pfizer

Shëndetësi
Ambasada e Austrisë në Prishtinë ka bërë të ditur se sot ka arritur në Kosovë sasia e parë prej 4.680 dozave të vaksinave BionTech/Pfizer nga gjithsej 95.000 sa janë parashikuar. Vaksinat janë financuar nga Bashkimi Evropian, dhe janë siguruar nga Austria. Me 4.680 dozat që kanë arritur sot ka filluar furnizimi i Kosovës me vaksinat, të cilat do shpërndahen deri në fund të gushtit. Kjo do të kontribuojë në përgatitjen e planit të vaksinimit, duke vaksinuar fillimisht personelin shëndetësor në front të parë si dhe grupet e rrezikuara, thuhet në njoftim për media. Duke qenë dëshmitarë i arritjes së këtij furnizimi bashkë me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, ambasadori austriak ...
Komentet te Arrijnë në Kosovë rreth 5 mijë doza të vaksinave BionTech/Pfizer Janë të Mbyllura