Organizata “Reporterët pa Kufij” u përqëndrua në çështjen e Meduza, një media e lajmeve me qendër në Riga, Letoni, të cilën Ministria Ruse e Drejtësisë ia shtoi “Regjistrit të mediave të huaja masive që kryejnë funksionet e një agjenti të huaj”, rreth dy javë më parë. Organizata tha në deklaratën e saj se pasi u gjet në atë listë, Meduza u detyrua të “mbyllte zyrën dhe të ulte pagat”. Aty thuhet se Meduza, e cila financohet përmes reklamave, pretendoi se kishte më shumë se 13 milionë vizitorë në muaj, por që numri ra ndjeshëm dhe se shumë reklamues kanë braktisur shitjen. Prandaj Meduza u desh të mbyllë zyrat në Riga ...
Komentet te “Reporterët pa Kufij”: Putini po shkel lirinë e mediave Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Sot është ditëlindja e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Heroi kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu ka lindur më 6 maj të vitit 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit. Ai u mor peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri në vitin 1443, vit në të cilin u largua gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë. Në vitin 1444 ai mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane. Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën ...
Komentet te Sot është ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës edhe këtë mbrëmje ka vazhduar me patrullime të rrepta në mbarë vendin, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19. Me këtë rast policia edhe njëherë ka apeluar për respektim të masave antiCovid, në mënyrë që sa më parë të kthehet normaliteti. “Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren dhe me institucionet tjera po bëjnë përpjekje në parandalimin e përhapjes së pandemisë, në mënyrë që të gjithë ne ti kthehemi normalitetit sa më parë. Kjo është e mundur vetëm nëse të gjithë së bashku i orientojmë objektivat tona në arritjen e qëllimit të përbashkët, respektimi i masave; mbajtja e higjienës, mbajtja e distancës fizike ...
Komentet te LIMAJ: DUHET TË THIRRET INTERPELANCË, TË KËRKOHET DORËHEQJA E GËRVALLËS Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës edhe këtë mbrëmje ka vazhduar me patrullime të rrepta në mbarë vendin, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19. Me këtë rast policia edhe njëherë ka apeluar për respektim të masave antiCovid, në mënyrë që sa më parë të kthehet normaliteti. “Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren dhe me institucionet tjera po bëjnë përpjekje në parandalimin e përhapjes së pandemisë, në mënyrë që të gjithë ne ti kthehemi normalitetit sa më parë. Kjo është e mundur vetëm nëse të gjithë së bashku i orientojmë objektivat tona në arritjen e qëllimit të përbashkët, respektimi i masave; mbajtja e higjienës, mbajtja e distancës fizike ...
Komentet te Policia gjithandej patrullime, apelon për respektim të masave antiCovid Janë të Mbyllura
Skuadra angleze siguroi sot biletën për në finale të Ligës së Kampionëve, ku arriti që ta eliminojë gjigantin spanjoll Real Madridin me rezultat të përgjitshëm 3:1. Në ndeshjen e parë, “Blutë” e Londrës siguruan barazim 1:1 si mysafirë në “Alfredo Di Stefano”, kurse në ndeshjen e kthimit sot, Chelsea mposhti me rezultat solid 2:0 si vendas kundër “Galaktikëve” në “Stamford Bridge”, përcjell KosovaPress. Padyshim që më i miri për Chelsean në ndeshjen e sotme ishte portieri Edouard Mendy i cili me pritjet e tij fantastike arriti që ta mbaj portën e paprekur kundër Realit, dhe kështu u vlerësua me notën 8.2. Në anën tjetër, Reali tregoi një paraqitje të dobët, ...
Komentet te Chelsea-Real Madrid, notat e lojtarëve Janë të Mbyllura
Finalja e madhe e sezonit 2020/21 që do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë, do të jetë finale angleze, e treta kjo në histori të Ligës së Kampionëve. Skuadra angleze Chelsea ka arritur ta eliminoj gjigantin spanjoll Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku brenda dy ndeshjeve rezultati i përgjithshëm është 3:1 në të mirë të londinezëve, përcjell KosovaPress. Në ndeshjen e parë, në “Alfredo Di Stefano”, Reali barazoi me Chelsean me rezultat 1:1, kurse në ndeshjen e kthimit sot, në “Stamford Bridge”, “Galaktikët” pësuan humbje me rezultat 2:0. Fillimisht, ishte sulmuesi Timo Werner ai i cili e zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, në minutën e 28’, ...
Komentet te Chelsea në finalen e madhe të Stambollit, eliminon “Mbretërit” e Ligës së Kampionëve Janë të Mbyllura
Kryeministri Kurti zhvilloi takim virtual me Ministren për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton Kryeministri Albin Kurti, sot gjatë ditës zhvilloi një takim virtual me Ministren për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton. Siç bëhet e ditur në komunikatën qeveritare, ministrja Morton e uroi kryeministrin Kurti për fitoren e 14 shkurtit dhe mandatin për të udhëhequr me vendin. Ajo shprehu gatishmërinë për të punuar bashkë e për të rritur bashkëpunimin në mes dy vendeve, sidomos në agjenda të përbashkëta, si ajo e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, si dhe për të vazhduar me ndihmën e Mbretërisë ...
Komentet te Kurti takim virtual me Wendy Morton: Do të avancojmë bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga nesër do të rifillojnë pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative. Këtë lajm Ahmeti e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook: Prej nesër do të rifillojmë pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative. Do të mundohemi ti procesojmë sa më shpejtë edhe pse do të kryhen në grupe nga 100. Pagesat për covid do të procesohen më shpejtë sepse thesari i proceson më shpejtë. Ju falemnderit për mirëkuptimin!/KP ...
Komentet te Komuna e Prishtinës rifillon pagesat e granteve për biznese Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare në të cilën pritet të ketë debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19. Po ashtu në seancën e nesërme që pritet të fillojë në ora 10:00 do të shqyrtohen rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e “NP KOSTT” për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. Ky është rendi i ditës: 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 4. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në ...
Komentet te Nesër seancë plenare, diskutohet për arsimin dhe rrymën në veri Janë të Mbyllura
Komuna e Gjilanit ka pranuar sot 100 pako ushqimore, donacion nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”. Drejtori për Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili, ka falënderuar këtë shoqatë për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm me Gjilanin, për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë. Ai tha se nga ky donacion do të përfitojnë familjet me gjendje të rëndë sociale, sipas kërkesave të qytetarëve të regjistruara. Ndryshe, Komuna e Gjilanit në vazhdimësi shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë, në veçanti gjatë muajit të Ramazanit./KP ...
Komentet te Gjilani pranon 100 pako ushqimore, donacion nga “Jetimat e Ballkanit” Janë të Mbyllura