Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Digjet një shkollë në Mushtisht të Suharekës

Lajme
Drejtori i një shkolle në fshatin Mushtisht të Suharekës, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkollës së vjetër, e cila nuk është në funksion. Rasti ka ndodhur dje. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Kurse, zjarrfikësit kanë arrit të lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.   /KP ...
Komentet te ​Digjet një shkollë në Mushtisht të Suharekës Janë të Mbyllura

​Gërvalla mohon të ketë qenë dëshmitare e Speciales (Video)

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës (MPJD), Donika Gërvalla është pyetur nëse ka qenë dëshmitare e Gjykatës Speciale për çka ka mohuar të ketë qenë ndonjëherë dëshmitare ose në ndonjë formë tjetër në Gjykatën Speciale në Hagë. Gërvalla ka thënë se nuk do që të keqpërdorë vizitën e homologut të saj kroat për të folur për këtë çështje, megjithatë, e ka mohuar një gjë të tillë. “Për të mos e keqpërdorur vizitën e homologut, për të mos shpenzuar kohën e tij, një përgjigje shumë e shkurtër. Jo, as nuk kam qenë dhe as nuk jam. Mendoj që është përgjigja e mjaftueshme”, ka thënë Gërvalla./KP ...
Komentet te ​Gërvalla mohon të ketë qenë dëshmitare e Speciales (Video) Janë të Mbyllura

​Osmani e Kurti kujtojnë Aganin: Kontribuoi shumë për shtetin e Kosovës

Lajme
Në 22-vjetorin e vrasjes së veprimtarit dhe ish-nënkryetarit të LDK-së, Fehmi Agani, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri, Albin Kurti kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek varri i tij. Nga aty që të dy krerët institucionalë kërkuan drejtësi për vrasjen e akademik Aganit dhe për të gjitha vrasjet e kryera nga regjimi jugosllav. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Agani ishte krahu i djathtë i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Osmani tha se sot e kujtuan intelektualin i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm në vendosjen e bazamentit të shtetit të Kosovës. Osmani: Agani kontribuoi në vendosjen e bazamentit të shtetit ...
Komentet te ​Osmani e Kurti kujtojnë Aganin: Kontribuoi shumë për shtetin e Kosovës Janë të Mbyllura

Vjosa Osmani takon ministrin e Jashtëm kroat

Uncategorized
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman. Në kabinetin e presidentes, ku po mbahet takimi, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje. Ministri i Jashtëm kroat më herët është pritur në takim nga ministrja e Punëve te Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla./KP ...
Komentet te Vjosa Osmani takon ministrin e Jashtëm kroat Janë të Mbyllura

​Kroacia i ofron Kosovës 10 mijë doza të vaksinave antiCOVID-19

Lajme Shëndetësi
Kroacia mbështet dialogun Kosovë-Serbi nën administrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Shteti kroat i ka ofruar 10 mijë doza të vaksinave anti-COVID për popullin e Kosovës. Kështu bëri të ditur diplomati kroat Gordan Grlić Radman, pas takimit që pati me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Gërvalla ka falënderuar homologun e saj kroat për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës. Ministrja tregoi se në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë është biseduar edhe për prioritetet e Kosovës në politikën e jashtme. “Falënderova homologun kroat për gjithë mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës. ...
Komentet te ​Kroacia i ofron Kosovës 10 mijë doza të vaksinave antiCOVID-19 Janë të Mbyllura

Gjashta fshatra të Shtimes mbesin pa ujë

Lajme
Gjashtë fshatra të Komunës së Shtimes kanë mbetur pa ujë që nga mbrëmë. Kompania Rajonale Ujësjellësit “KRU-Prishtina” kanë njoftuar se kjo përshkak të një defekti që ka ndodhë mbrëmë në pompën zhytëse 22 kë në stacionin kryesor të fshatit Rashinicë të Shtimes. “Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë natës së mbrëmshme kemi pasë një defekt në pompën zhytëse 22 kë në stacionin kryesor të fshatit Rashincë( komuna e Shtimes), i cili ka lënë pa furnizim me ujë të pijshëm fshatrat e rrafshit si: Rashincë, Davidovc, Muzeqinë, Gllavicë, Vojnovc dhe Gjurkovc”, thuhet në komunikatën e “KRU-Prishtina”. Në komunikatën për media thuhet se ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar për ndërrimin ...
Komentet te Gjashta fshatra të Shtimes mbesin pa ujë Janë të Mbyllura

961 gjoba për mosrespektim të masave anti-covid

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 961 tiketa në bazë të ligjit Covid-19. Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1165 tiketa trafiku. Ndërkohë bëhet e ditur se kanë ndodhur 20 aksident trafiku me të lënduar dhe 48 aksident trafiku me dëme materiale./KP ...
Komentet te 961 gjoba për mosrespektim të masave anti-covid Janë të Mbyllura

​Kryetari Ismajli vizitoi QKMF-në ” Dr. Vezir Bajrami” në Shtime

Shëndetësi
Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka vizituar të mërkurën Qendrën e Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Vezir Bajrami” në këtë komunë. Qëllimi i vizitë së të të parit të Shtimes ishte për të parë nga afër kushtet e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të cilët kërkojnë shërbime mjkësore. Kryetari Ismajli ishte i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Musë Baftiu, ndërsa u priten nga ud. drejtoresha e QKMF-së, Arbëresha Syla. Me këtë rast, kryetari Ismajli vizitoi edhe emergjencën, mjekësinë familjare, ambulancën stomatologjike, laboratorin dhe qendrën anti-Covid. Kryetari Ismajli ka përgëzuar ud.drejtoreshën Syla dhe personelin mjekësor për angazhim dhe përkushtim në ofrimin e shërbimeve ...
Komentet te ​Kryetari Ismajli vizitoi QKMF-në ” Dr. Vezir Bajrami” në Shtime Janë të Mbyllura

​Osmani e Kurti bëjnë homazhe tek varri i Fehmi Aganit

Lajme
Në 22 vjetorin e vrasjes të nënkryetarit të LDK-së dhe ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fehmi Agani homazhe tek varri i tij sot kanë bërë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Osmani nga aty tha se për të gjitha krimet gjenocidale që ka kryer Serbia vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Ajo tha se sot po kujtohet vrasja makabre e akademik Agani i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm bë vendosjen e bazamentit e shtetit të Kosovës. Ndërsa, kryeministri e Kosovës, Albin Kurti tha se sot po nderojnë dhe po vendosin lule të freskëta tek varri i Fehmi Aganit për të kujtuar rolin dhe kontributin ...
Komentet te ​Osmani e Kurti bëjnë homazhe tek varri i Fehmi Aganit Janë të Mbyllura

​Gjendet i vdekur një person në Gjilan

Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan. Policia po e cilëson si vdekje të dyshuar. Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. “Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë se tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /KP ...
Komentet te ​Gjendet i vdekur një person në Gjilan Janë të Mbyllura