Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Fillon takimi i Gërvallës me homologun e saj kroat

Lajme
Ka filluar takimi i ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla me homologun e saj kroat, Gordan Grlić Radman. Takimi i tyre pritet të zgjasë një orë, kur edhe pritet të ketë konferencë për media. Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë, e që do të pritet në takim edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti./KP ...
Komentet te Fillon takimi i Gërvallës me homologun e saj kroat Janë të Mbyllura

2 mijë e 195 të vdekur nga COVID-19

Shëndetësi
Që nga 13 marsi i vitit që lamë pas kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë e deri më tash janë 105 mijë e 864 qytetarë që janë prekur nga ky virus. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), virusi korona për më shumë se një vit mori jetën e 2 mijë e 195 qytetarëve. Aktualisht në vend janë 7 mijë e 347 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.474 mostra ...
Komentet te 2 mijë e 195 të vdekur nga COVID-19 Janë të Mbyllura

​Rama udhëton drejt Italisë, merr pjesë në konferencën mbi Europën

Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nisur drejt Italisë pasditen e sotme. Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në konferencën e 10 të “The State of the Union” me temë “Europa në një botë që ndryshon”. E organizuar nga Instituti Europian i Firences, kjo konferencë do të diskutojë mbi rolin e Europës në zhvillimin botëror. Në takim do të jenë të pranishëm edhe Luigi di Maio e Presidentja e KE, Ursula Von der Layen. Kryeministri Rama do të jetë një nga folësit e konferencës, rreth orës 15:00, ditën e enjte./KP ...
Komentet te ​Rama udhëton drejt Italisë, merr pjesë në konferencën mbi Europën Janë të Mbyllura

​Sot mot me diell

Lajme
Gjatë ditë së sotme në Kosovë do të mbajë mot me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. “Të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /KP ...
Komentet te ​Sot mot me diell Janë të Mbyllura

​Superliga e Kosovës, vazhdon xhiro e 33

Sport
Superliga e Kosovës do të vazhdoj sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 33. Skuadra e Ballkanit e ka rastin sot që t’i afrohet në krye të tabelës Prishtinës, ku pret në shtëpi skuadrën e Arbërisë, ndërsa takimi tjetër do të jetë mes Llapit e Drenicës, përcjell KosovaPress. Pas 33 xhirosh, tabela kryesohet nga Prishtina me 72 pikë, tre më shumë se vendi i dytë Drita, ndërsa Top 4 e mbyllin Ballkani me 67 pikë dhe Gjilani me 48 sosh. Në anën tjetër, në zonën e rrezikut gjenden Trepça ’89 në vendin e tetë me 36 pikë, dhe Arbëria në vendin e nëntë me 33 pikë, ndërsa ...
Komentet te ​Superliga e Kosovës, vazhdon xhiro e 33 Janë të Mbyllura

​22 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

Lajme
Sot bëhen 22 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fehmi Aganit. Agani u vra me 6 maj të vitit 1999, nga forcat pushtuese serbe. Figura e Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor. Fehmi Agani, njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike, u vra afër Lipjanit 19 vjet më parë, nga serbë me uniforma dhe të armatosur. Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin ...
Komentet te ​22 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit Janë të Mbyllura

24 vjet nga rënia e Luan Haradinajt

Lajme
Sot bëhen 24 vjet nga rënia e heroit Luan Haradinaj, i cili kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar. Beteja disa orësh me forcat serbe, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën për të hyrë në Kosovë, i mori jetën njërit nga djemtë e familjes Haradinaj. Në këtë ditë, Luan Haradinaj, bashkë me të vëllain Ramush Haradinaj dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u ...
Komentet te 24 vjet nga rënia e Luan Haradinajt Janë të Mbyllura

​Deputetët diskutojnë sot për arsimin dhe rrymën në veri

Lajme
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare në të cilën pritet të ketë debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19. Po ashtu në seancën e sotme që pritet të fillojë në ora 10:00 do të shqyrtohen rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e “NP KOSTT” për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. Ky është rendi i ditës: 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 4. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në ...
Komentet te ​Deputetët diskutojnë sot për arsimin dhe rrymën në veri Janë të Mbyllura

​Sot mësohen dy finalistët e Ligës së Evropës

Sport
Mbrëmë, me fitoren e Chelseat kundër Real Madridit, u konfirmua finalja e madhe e Stambollit, ku kjo finale do të jetë angleze, mes Manchester Cityt e Chelseat. Sot do të mësohen dy finalistët e Ligës së Evropës, ku me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen ndeshjet e kthimit mes Arsenalit e Villarrealit dhe AS Romës e Manchester United, përcjell KosovaPress. Në ndeshjet e para të gjysmëfinales së këtij kompeticioni, Manchester United shkatërroi Romën si vendas me rezultat të thellë 6:2, kurse Arsenali pësoi humbje si mysafirë kundër Villarrealit me rezultat 2:1. “Djajtë e Kuq” me epërsinë e thellë që kanë janë me një këmbë në finale, kurse Arsenali do ...
Komentet te ​Sot mësohen dy finalistët e Ligës së Evropës Janë të Mbyllura

​Shefi i diplomacisë kroate viziton Kosovën, pritet nga Gërvalla dhe Osmani

Lajme
Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grlic-Radman. Fillimisht ministri kroat do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla me të cilën do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media. Ndërsa në ora 10:00, shefi i diplomacisë kroate do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Ndërsa pas takimit do të ketë një komunikatë për media. /KP ...
Komentet te ​Shefi i diplomacisë kroate viziton Kosovën, pritet nga Gërvalla dhe Osmani Janë të Mbyllura