Grupi “Kosovo Mountain Club” që eksplorojnë malet e vendit janë sulmuar nga serbët në veri. Ky grup sot ishte duke ecur në vendin e quajtur Shijak i Bubes që është në veri të Kosovës. Derisa mëson se disa serbë kanë shkrepur plumba në drejtim të atletëve kosovarë, ka Grupi “Kosovo Mountain Club”, ka njoftuar në Facebook se të gjithë jenë mirë dhe të sigurt pas incidentit që ndodhi. “Tani po vazhdojmë ecjen në Shalë të Bajgores. Ecja sot ka qenë e lajmëruar në institucionin përkatës. Ju faleminderit që treguat shqetësim dhe kujdes”, ka shkruar ky grup. Kjo ngjarje e klubit të atletëve kosovarë ishte paralajmëruar që 5 ditë. Pjesë e ...
Komentet te Atletët sulmohen nga serbët në veri por të gjithë janë mirë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Qeveria e Republikës së Kosovës po planifikon që në fund të vitit 2022 të ngrit padi kundër Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit. Qeveria aktualisht po analizon punën e grupeve punuese të qeverive të mëhershme lidhur me mundësitë juridike për ngritje e kësaj padie kundër Serbisë. Por ekspertët juridik druajnë se Kosova mund të fitojë këtë betejë kundër shtetit serb, meqenëse Kosova aktualisht nuk është as pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Madje mendohet se ndoshta Kosova do ishte më e udhës që padinë për gjenocidin serb, ta ngrit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa ...
Komentet te Qeveria pas një viti planifikon padinë kundër Serbisë për gjenocid, skeptik shprehen ekspertët juridik (Video) Janë të Mbyllura
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando në Ditën e Evropës, ka thënë se Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe në fatin e Kosovës. Orlando ka shkruar në Twitter, se këtë ditë po festojnë intuitën e etërve tanë themelues se vetëm në unitet qëndron paqja dhe zhvillimi shoqëror. “Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe në fatin e Kosovës. Rruga është e qartë dhe urgjente, por duhet guxim si në Kosovë dhe Evropë. Përpara”, ka shkruar ai./KP ...
Komentet te Orlando: Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe në fatin e Kosovës Janë të Mbyllura
Kurti nderon Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën: Dëshmorët janë dëshmuar, tash ne duhet të dëshmohemi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe te varri i heroit të kombit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit doktor Hazir Mala, në 23-vjetorin e rënies së tyre. Gjatë nderimeve për ta, kryeministri Kurti, tha se rënia e Ilirit dhe Dr. Hazirit e ngriti vetëdijen tek të gjithë qytetarët e vendit tonë, te i gjithë populli, në veçanti te të gjithë veprimtarët politikë, se duhet organizuar sa më parë për çlirimin e vendit meqenëse duhet larguar okupatori serb një ditë e më parë. Në këto homazhe kryeministri Kurti shoqërohej bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe ministrin e Punëve ...
Komentet te Kurti nderon Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën: Dëshmorët janë dëshmuar, tash ne duhet të dëshmohemi Janë të Mbyllura
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në përvjetorin e vrasjes së Ilir Konushevcit ka thënë se ai ra për të na lënë neve pengun e vrasjes së tij, i cili do të marrë fund kur drejtësia ta thotë fjalën e vet. Osmani ka shkruar në Facebook se që nga vitet e 90-ta, Ilir Konushevci idenë për lirinë e vendit e kishte shndërruar në kauzë jetësore. “Fillimisht me grupin “Shqiponjat”, në funksion të mbrojtjes së pasurisë dhe gjërave të njerëzve në Kosovë, e më pas në radhët e UÇK-së, duke u bërë prijetar i saj në zonën e Llapit dhe furnizuesi i pashoq me armatim. Iliri dhe liria janë një. Ai ra ...
Komentet te Osmani: Iliri dhe liria janë një Janë të Mbyllura
Një zyrtar policor në Prizren, ka raportuar se deri sa ka qenë jashtë detyrës zyrtare kishte pranuar një mesazh në rrjete sociale në një emër të rrejshëm me fjalë kërcënuese. Kanosja dyshohet se ka ardhur si pasojë e punës zyrtare. Rasti është duke u hetuar./KP ...
Komentet te Kërcënohet një polic në Prizren Janë të Mbyllura
Një mjek në spitalin e Prizrenit ka informuar policinë se ditë më parë, është penguar në vendin e tij të punës nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /KP ...
Komentet te Pengon mjekun në vendin e punës Janë të Mbyllura
Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi që nga banesa e tij, kati i katërt nga dritarja kishte hedhur gjësende të forta ku kishte rrezikuar kalimtarët e rastit. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia ndërsa i dyshuari e kishte mbyllur dhe nuk kishte pranuar për ta hapur derën. Me ndihmën e vëllait te tij është hapur dera e banesës dhe i dyshuari është arrestuar dhe fillimisht ishte dërguar në Psikiatri, për tretman mjekësorë, pasi që dyshohej se i dyshuari ka probleme. Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./KP ...
Komentet te Hodhi nga ndërtesa gjësende të forta, arrestohet Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe dhe vendos kurora lulesh te varret e heronjve të Kosovës Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj. Pranë Haradinajt për të bërë homazhe e dhuruar lule tek varret e dëshmorëve u panë edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe deputeti nga radhët e AAK-së, infektologu Shemsedin Dreshaj dhe shumë të tjerë. Haradinaj atje u përshëndet me familjarët e heronjëve, duke u thënë se ai e kishte për nder të ishte bashkëluftëtarë me Ilir Konushefcin e Hazir Malajn. Ai po ashtu u dha medalje familjes së dëshmorëve, për kontributin e tyre të dhënë në çështje kombëtrare. Kurse, në ...
Komentet te Haradinaj bën homazhe te varret e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj Janë të Mbyllura
Një persin është arrestuar mbrëmë në Podujevë, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht djalin e tij. Viktima si pasojë e lëndimit ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Kurse, në Prishtinë, ankuesja femër ka raportuar se është kanosur nga djali i saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./KP ...
Komentet te Sulmon djalin e vet, arrestohet Janë të Mbyllura