Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka dënuar ashpër sulmin me armë ndaj grupit të atletëve kosovarë sot në bjeshkët afër Zubin Potokut. Ai në një postim në Facebook u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të zbardhet ky rast kriminal, duke thënë se nuk duhet lejuar që grupet kriminale, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, të fuqizohen sikurse vite më parë. Një grup kosovarësh prej 50 personash nga “Kosovo Mountain Club” sot në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona të panjohur, të cilët kanë shtënë me armë zjarri, por fatmirësisht nuk është lënduar askush. Postimi i plotë: E dënoj fuqishëm sulmin e armatosur ndaj ...
Komentet te Agim Bahtiri dënon sulmin në veri: Nuk duhet lejuar fuqizimin e grupeve kriminale Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Mjeku Bardhyl Belba ka folur për herë të parë për vdekjen e tre familjarëve kosovarë. Familja Haliti ishte nga Gjilani, por prej ditësh kishte ardhur në Gjirin e Lalëzit ku kishin blerë edhe një shtëpi prej 4 vitesh për të pushuar. Por autoritetet shqiptarë kanë bërë të ditur se ata kanë ndërruar jetë pasi kanë konsumuar kërpudhat që kanë mbledhur në pyll. Mjeku ka treguar simptomat e para që kanë konstatuar te pacientët e tyre dhe mjekimin që u dha, ndërsa shtoi se nuk i kanë ndërruar në spitalin e Durrësit, apo Tiranës, pasi gjendja e tyre pas marrjes së medikamenteve është paraqitur e mirë. Mjeku: Familja Haliti është paraqitur ...
Komentet te Vdekja e tre familjarëve kosovarë, mjeku tregon pse nuk i dërguan në spital Janë të Mbyllura
Mbetjet e raketës më të madhe kineze ranë në Oqeanin Indian sot dhe shumica e përbërësve të saj u shkatërruan kur hynë në atmosferën e Tokës. Pjesë të raketës së Marsit të Gjatë 5B hynë në atmosferë në 10.24 me kohën lokale, njoftoi Reuters. Vendi i rrëzimit ishte në Oqeanin Indian, në jugperëndim të Indisë dhe Sri Lanka, njoftoi agjencia kineze e fluturimeve hapësinore. Shumica e mbetjeve të raketës janë djegur në atmosferë, shtohet në njoftim. Udhëheqësi i Pentagonit, Lloyd Austin, tha se ai nuk do të shkatërronte raketën kineze që supozohej se do të kthehej në atmosferë, duke kritikuar indirekt Pekinin për humbjen e kontrollit. “Sipas vlerësimeve të fundit ...
Komentet te Pamje nga rënia e raketës kineze në Oqeanin e Indisë(Video) Janë të Mbyllura
Një punëtor i një firme ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar në një shtëpi private gjatë kontaktit me telin e rrymës në fshatin Molliq të Gjakovës. Sipas Policisë, është arrestuar pronari i një firme i cili së bashku me viktimën mashkull kishin qenë duke kryer disa punime. Viktima është dërguar në Emergjencën e Gjakovës dhe më pas është transferuar në QKUK-së ku është duke marrë tretman mjekësorë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, si dhe inspektori i punës. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë./KP ...
Komentet te Punëtorin e zë rryma, arrestohet pronari i një firme Janë të Mbyllura
Sot në orën 16:12 në Carralevë të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku një automjet civilësh i udhëtarëve ka goditur dy këmbësorë, fëmijë, të lindur në vitin 2013, njofton Policia e Kosovës. Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti ishte duke lëvizur në rrugën Shtime-Prizren dhe me të arritur në Carralevë, për shkak të mospërshtatjes të shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, humb kontrollin dhe kalon në shiritin e kundërt të lëvizjes duke goditur dy këmbësorët në trotuar. Si pasojë e aksidentit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këmbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për ...
Komentet te Dy fëmijë të vdekur në një aksident komunikacioni në Carralevë të Shtimes Janë të Mbyllura
291 TË SHËRUAR DHE 97 RASTE ME COVID-19 Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.112 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 1 rast (52 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Skënderaj 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (51 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.442 ...
Komentet te IKSHPK: Bie numri i të infektuarve! Janë të Mbyllura
Edhe sot ka vazhduar vaksinimi i profesionistëve shëndetësor në sallën “1 tetor”, në Prishtinë. Megjithatë, aty u panë një numër i vogël i atyre që kishin shkuar për ta marrë vaksinën. Kjo u tha se po ndodhë për arsyet tyre, e një pjesë tjetër edhe për rrugëtimin e tyre gjatë vikendit. Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi tha se tani kanë mbetur edhe mbi 1000 vaksina në dispozicion për stafin mjekësor. Bardhi: Profesionistët shëndetësor pak po marrin vaksinën “Deri në këto qaste dhe që ju shiheni vet sallën bosh, kemi të vaksinuar 160 persona. Ndërsa, nëse i referohemi komplet numrit total nga dita e parë që ...
Komentet te Vaksinohen një numër i vogël i profesionistët shëndetësor pasi dalin të shëtisin Janë të Mbyllura
Rreth 50 anëtarë të “Shoqatës së Alpinizmit të Kosovës”, janë sulmuar me armë zjarri nga dy persona që dyshohet të jenë serbë, por për fat të mirë nuk është lënduar askush. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:18 në vendin e quajtur Bube afër Zubin Potoku, derisa alpinistët po eksploronin malet e kësaj zone. Mësohet se në mesin e alpinistëve ishte edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi. Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq. “Më 9 maj 2021, rreth orës 10:18 të mëngjesit, patrulla e Stacionit Policor Zubin Potok, që ndodhet në fshatin Zupce, mori informacion nga një ankuesi shqiptar, ...
Komentet te Policia konfirmon sulmin me armë zjarri të alpinistëve në veri Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, bëri sot homazhe pranë varrit të heroit Ilir Konushevci, në 23-vjetorin e rënies së tij. Pasi bëri nderime dhe vendosi lule në vendin ku prehen eshtrat e luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryekuvendari Konjufca tha se heroi Ilir Konushevci, së bashku me doktorin Hazir Malaj, ranë këtu e 23 vite më parë, duke i shërbyer kombit tonë në luftën çlirimtare. Ai tha se Ilir Konushevci është njëra nga figurat më të rëndësishme të UÇK-së. “Do të ishte i pamendueshëm në fillesat e veta organizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ...
Komentet te Konjufca nderoi heroin Ilir Konushevci Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në 23 vjetorin e vrasjes së dëshmorit heroit të kombit, Ilir Konushevci, ka thënë se ky luftëtar dhe strateg i pakrahasueshëm, do të kujtohet gjithmonë si gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare që koordinoi aksionet e para në pranverën shqiptare dhe hapi rrugët për furnizim me armatim. “Me 9 maj të vitit 1998 në Miliskajë të Bajram Currit, ai u vra së bashku me mjekun nga Tropoja Dr. Hazir Malaj pa e parë përfundimin e tregimit që kishin nisur për Kosovën. Andaj, në këtë përvjetor, me dhimbje, por krenarë në Kosovën e lirë të Ilirit, lartësojmë dhe kujtojmë veprën e ...
Komentet te Hoxhaj: Ilir Konushevci do të kujtohet si gjeneral që koordinoi aksionet e para Janë të Mbyllura