Ka përfunduar pjesa e parë mes Real Madridit e Sevillës, dhe momentalisht “galaktikët” nuk e gjejnë vetën në pozitë të mirë, ku janë duke humbur me rezultat 1:0. Fillimisht, Benzema arriti në minutën 12 që të shënojë gol, por pas shikimit të VAR-it, goli u anulua për arsye se ishte në pozitë jashtë loje, përcjell KosovaPress. Por, ishte skuadra e Sevillës ajo e cila arriti që ta ndryshojë rezultatin në 1:0, përmes mesfushorit Fernando, i cili shënoi në minutën e 22’./KP ...
Komentet te Përfundon pjesa e parë, Reali në disavantazh Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kur vjen puna tek frutat, koha e ngrënies së tyre është e një rëndësie thelbësore për marrjen e ushqyesve dhe vitaminave. Në shumicën e familjeve shqiptare, ngrënia e frutave pas ushqimit është thuajse një traditë që zbatohet me përpikmëri, shkruan “AgroWeb”. Ka shumë prej tyre që preferojnë frutat pas drekës apo darkës, ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se fruti teknikisht nuk është një ëmbëlsirë, ndaj duhet ngrënë përpara ushqimit. Ka disa të tjerë që i preferojnë frutat në drekë, e disa në mëngjes. Ngrënia e frutave në drekë Prindërit na kanë mësuar se ëmbëlsirat hahen në fund të ushqimit dhe jo në fillim. Por shumë njerëz besojnë ...
Komentet te PARA APO PASI TË HANI DREKË? KUR DUHET TË HANI FRUTAT Janë të Mbyllura
Çmimet për udhëtimet ndërkombëtare pritet të rriten këtë vit për shkak të rritjes së kërkesës së madhe dhe numrit më të vogël të aeroplanëve, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë Booking, Glenn Fogel. Ai ka thënë për BBC-në se çmimet për pushime “veçse kanë nisur të rriten”. Shumë kompani ajrore kanë zvogëluar në masë të madhe numrin e fluturimeve që kryejnë, për shkak të kufizimeve në udhëtim nga pandemia. Pavarësisht kërkesës së madhe, paqartësitë vazhdojnë t’ua vështirësojnë planifikimin kompanive, ashtu që të rrisin numrin e fluturimeve, ka thënë ai. “Ka kërkesë të madhe. Secili dëshiron të udhëtojë, mirëpo të gjithë ne duam që këtë ta bëjmë në mënyrë të ...
Komentet te ÇMIMET PËR PUSHIME MUND TË RRITEN GJATË VERËS Janë të Mbyllura
Ka përfunduar pjesa e parë e derbit mes Juventusit e Milanit, ku pas 45 minutave lojë, “rossonerët” janë në epërsi minimale kundër “zonjës së vjetër”. Kur shihej se pjesa e parë ishte drejt fundit, dhe rezultati ishte i barabartë, sulmuesi i Milanit Brahim Diaz ishte ai që e zhbllokoi rezultatin në 1:0 në minutën e 45+1’ shtesë, përcjell KosovaPress. Tri pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat në garën për Ligën e Kampionëve, ku me rezultatin momental Milani do të ngritet në pozitën e tretë në tabelë./KP ...
Komentet te Mbyllet pjesa e parë Juventus-Milan, ky është rezultati Janë të Mbyllura
Blerja në internet ishte veçanërisht e popullarizuar në kohën e pandemisë, por ju nuk duhet të blini disa gjëra përmes dyqaneve të internetit. Këtu janë disa gjëra që nuk duhet të blini kurrë në internet. Makina Makina nuk është një blerje e vogël dhe duhet ta provoni para se ta blini. Pavarësisht nëse po blini një makinë të re apo të përdorur, së pari duhet të kaloni në provë për t’u siguruar që vërtet dëshironi ta blini atë makinë. Vegla muzikore Dhe ky është një investim serioz, andaj nuk duhet ta rrezikoni atë me blerjet në internet. Përveç kësaj, secili instrument muzikor është i ndryshëm, dhe fillestarët këshillohen të shkojnë ...
Komentet te Ju kurrë nuk duhet t’i blini këto gjëra në internet Janë të Mbyllura
Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu- Tuna është bërë nënë për herë të dytë. Një gjë të tillë e ka mbajtur larg publikut, por që sot ka zgjedhur ta bëjë të ditur përmes një postimi në Instagram. “Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, ka shkruar Tuna, duke bërë të ditur se ka zgjedhur ta pagëzojë djalin e saj me emrin Zen. Postimi i plotë: Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem. Gëzuar Dita e Nënës! Proud Mom of Tian and Zen /KP ...
Komentet te Tuna, nënë për herë të dytë Janë të Mbyllura
Shpëtim dhe Bashkim Bajoku ia sigurojnë Kosovës dy medalje të arta. Në Kampionatin Ballkanik të boksit në Zagreb të Kroacisë, Kosova arriti që të fitojë katër medalje, përkatësisht dy të arta dhe dy të bronzta, përcjell KosovaPress. Vëllezërit Shpëtim dhe Bashkim Bajoku siguruan medaljet e arta, ndërsa Besart Pireva dhe Patriot Behrami fituan të bronzta, në kategoritë e tyre përkatëse. Bashkim Bajoku në finalen e sotme në kategorinë 52 kilogramë mposhti boksierin serb Rade Joksimoviq, ndërsa vëllai i tij Shpëtimit në kategorinë e 64 kilogramë në finale e mposhti Rexhinaldo Zenelin nga Shqipëria. Në këtë kampionat, drejtësinë e ndanë edhe katër gjyqtarë nga Kosova, Agim Shala, Agim Tahiraj, Visar Ibrahimi ...
Komentet te Kosova e mbyll me katër medalje Kampionatin Ballkanik të boksit Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur situatën e COVID19 në 24 orët e fundit, kur janë kryer 1,952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 57 qytetarë. Sipas MSHMS, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull. Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117.089 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet ...
Komentet te Shqipëria regjistron një viktimë nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore kanë humbur jetën 14 persona për shkak të COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 135 raste të reja me këtë virus. Me këto shifra, numri i viktimave arrin në 5 093, ndërsa i rasteve në 154 026. Instituti i Shëndetit Publik regjistroi sot 298 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 137 962. Aktualisht, janë 10 971 rasteve aktive me COVID-19 në vend./KP ...
Komentet te Maqedoni Veriore: Mbi 130 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka folur publikisht për konfliktin mes Dua Lipas dhe Rita Orës. Teksa fliste për albumin e saj të dytë, “Better Mistakes”, që përmban bashkëpunime me Travis Barker dhe Ty Dolla $ign, Bebe shprehu keqardhje për bashkëpunimin që nuk u realizua dot me Dua Lipën dhe Rita Orën. Bebe tha se bashkëpunimi ka gjasa të mos realizohet kurrë për shkak të marrëdhënies së Duas dhe Ritës. “Jam përpjekur vërtetë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur ose për çfarë është zënka. Jam përpjekur të vendos paqe dhe t’i bashkoj vajzat. Do të doja shumë të bënim diçka të gjitha bashkë, por nuk jam e ...
Komentet te Bebe Rexha flet për konfliktin e Rita Orës dhe Dua Lipës: Jam përpjekur… Janë të Mbyllura