Më 12 maj të vitit 1226, u dorëshkrua në manastirin e Shën Andreas, afër Krujës, në atë kohë qendër e Principatës së Arbërit Kodiku “Vatikeanus Greaus” me numrin 103, që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, një monument i rëndësishëm i kulturës sonë kombëtare. Në këtë Kodik është përfshirë një epitaf metrik, kushtuar arkedhiakut të Arbanonit, Kostandin Meles. Po në të gjenden edhe disa epigrame të Dhimitrit të Arbërit, që dëshmojnë për historinë e kësaj principate dhe autoktoninë e shqiptarëve në trojet e tyre./KP ...
Komentet te Monumenti i rëndësishëm i kulturës sonë kombëtare Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Sot është 12 Maji – Dita Ndërkombëtare e Infermiereve, e cila përkon me datëlindjen e Florence Nightingale, e cila njihet edhe si themeluesja e infermierisë në botë. Nightingale u bë e njohur gjatë luftës së Krimesë, teksa trajtonte ushtarët që vdisnin më shumë nga infeksionet sesa nga plagët e fushëbetejës. Ajo u bë e njohur si “Zonja me Llambë”, pasi punonte gjatë të gjithë natës. Nightingale përdori përvojën në Krime për të përmirësuar kushtet shëndetësore në Britani. Emri i Nightingale (12 maj 1820-13 gusht 1910) është shënuar në shumë spitale./KP ...
Komentet te Dita Ndërkombëtare e Infermiereve Janë të Mbyllura
Vera është koha për tarracën dhe ne ju paraqesim tre gjëra që mund të përdorni për të shndërruar tarracën tuaj në një oazë të vërtetë. Me disa hile të thjeshta dhe jo shumë para, ju mund të transformoni plotësisht hapësirën tuaj të ballkonit në një kohë të shkurtër. Tri gjëra janë kryesore: bimët, ndriçimi dhe tekstilet e bukura. 1. Lule dhe bimë të tjera Ata krijojnë një ambient të mrekullueshëm, shërbejnë si mbrojtje nga pamja dhe mbi të gjitha – ato thjesht na bëjnë të lumtur. Bimët si qepujkat janë pothuajse të pa shkatërruara. As temperaturat e ftohta nuk e shqetësojnë. Përndryshe, bimët si trumza, sherbela, rozmarina, rigoni ose ...
Komentet te SHNDËRRONI TARRACËN NË NJË OAZË PËRRALLORE: TRI GJËRA JANË KRYESORE! Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e vaksinimit kundër COVID-19 për ditët e mërkurë, e premte dhe e shtunë. Nesër nga 08:00-19:30 do të vaksinohen personat e moshës mbi 65-vjeç, me prioritet personat e regjistruar në e-Kosova, rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani. Vaksinimi bëhet në sallën “1 Tetori”, Prishtinë. Të premten nga ora 08:00-19:30 do të vaksinohen personat mbi 65- vjeç, me prioritet personat e regjistruar në e-Kosova, në sallën “1 Tetori”, Prishtinë. Vaksinimi po ashtu do të bëhet në QKMF-të në të gjitha komunat. Ndërsa të shtunën, nga ora 08:00-19:30, do të vaksinohen personat mbi 65-vjeç, me prioritet personat e regjistruar në e-Kosova. Vaksinimi bëhet ...
Komentet te MSH publikon orarin e vaksinimit kundër COVID-19 Janë të Mbyllura
Dua Lipa ka fituar çmimin si artistja më e mirë britanike sonte në ceremoninë “Bri Awards”. Në mesazhin e saj emocionues me këtë rast, këngëtarja 25-vjeçare nga Prishtina ka falënderuar familjen dhe ekipin e saj për mbështetjen e dhënë. “Faleminderit shumë. Është nder të jem këtu dhe përsëri në skenë. Herën e kaluar kur kam qenë këtu në vitin 2018, kam thënë se dëshiroj të shoh më shumë gra në këtë skenë dhe tri vjet më vonë jam shumë e lumtur që po e shoh këtë”, ka thënë Lipa, e cila me “Physical” synon të marrë çmimin për këngën më të mirë, teksa është e nominuar edhe për Brit Album, ...
Komentet te Dua Lipa fiton çmimin këngëtarja më e mirë britanike Janë të Mbyllura
Skuadra e Levantes e ka filluar furishëm pjesën e dytë, ku ka arritur të barazojë shifrat me dy gola të shpejtë të Meleros dhe Morales. Levante ka barazuar shifrat në 2:2 kundër Barcelonës, përmes dy golave të shpejtë brenda dy minutave, nga mesfushorët Melero dhe Morales, përcjell KosovaPress. Fillimisht ishte Gonzalo Melero ai i cili e ngushtoi epërsinë e Barcelonës në 2:1 me golin e tij në minutën e 57’, ndërsa Jose Morales arriti t’i barazoj shifrat në 2:2 në minutën e 59’ për Levanten./KP Golat: Melero, 2:1 Morales, 2:2 ...
Komentet te Për dy minuta dy gola, Levante barazon rezultatin kundër Barcelonës Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shtruar sonte iftar për udhëheqësit kryesorë të vendit dhe ata të Bashkësisë Islame, ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook. “Muzgu i ditës së sotme na gjeti të bashkuar në iftarin e shtruar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku së bashku me udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga Myftiu Naim Tërnava, ishim të ftuar unë dhe Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës. Duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore, Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave, ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë marrin edhe më shumë ...
Komentet te Vjosa Osmani shtron iftar Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka miratuar programin qeverisës për 2021-2025, i cili tashmë është publikuar i plotë nga Zyra e Kryeministrit. Ndër prioritetet më urgjente janë menaxhimi i COVID-19 dhe lehtësimi i pasojave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia. Prioritet tjetër mbetet edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit. Sa i përket menaxhimit të pandemisë, Qeveria Kurti ka paraparë të ndërmarrë disa hapa, në mesin e të cilëve është sigurimi i vaksinës i 60 për qind të qytetarëve, në grup-moshën e atyre që duhet vaksinuar deri në fund të këtij viti, pako emergjente financiare për mbështetje të trajtimit klinik për të shtruarit në klinikat e dedikuara për trajtimin ...
Komentet te Qeveria Kurti publikon programin e plotë qeverisës Janë të Mbyllura
Gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndryshim të motit si rezultat i vranësirave të dendura që parashihen ta mbulojnë territorin tonë. Vranësirat vende-vende do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh, nuk do të mungojnë intervalet me diell. Sa i përket vlerave të temperaturave maksimale ato do të shënojnë rënie. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./KP ...
Komentet te Parashikimi i motit në Kosovë, pritet rënie e temperaturave Janë të Mbyllura
Në prag të festës së Fitër Bajramit, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm ka nisur aksionin e shpërndarjes së pakove ushqimore- higjienike si dhe miellit për mbi 2000 familje në nevojë. Me propozim të kryetarit Bekim Jashari, është marrë vendim që nga buxheti i komunës të përkrahen 1000 familje në nevojë, përfshirë familjet me asistencë sociale dhe ato me gjendje të rënduar ekonomike si pasojë e COVID-19. Ndërsa nga ndihma e njerëzve të vullnetit të mirë pako ushqimore- higjienike janë dërguar e do të dërgohen edhe tek me shumë se 1000 familje të tjera nevojtare. Me rastin e shpërndarjes së këtyre pakove, kryetari Jashari u shpreh falënderues ...
Komentet te Komuna e Skenderajt ndihmon mbi 2000 familje në nevojë për Fitër Bajram Janë të Mbyllura