Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 113 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (72, 66 vjeç), Kaçanik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.651 raste nga 559.537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.217 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve ...
Komentet te 316 TË SHËRUAR DHE 113 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ndërsa mund të mos jetë saktësisht në të njëjtin nivel me bukën, qumështin dhe vezët, kosi është padyshim një ushqim kryesor. Kosi nuk është vetëm i gjithanshëm (mund të përdoret si bazë për salca, gojëmjaltë dhe pasta ose të hahet me lugë), por është gjithashtu një ushqim i dëshirueshëm nga ana ushqimore. “Kosi është një burim i mirë i kalciumit për forcimin e kockave, por edhe për shëndetin e zorrëve për shkak të baktereve të mira që përmban”, thotë nutricionistja Carrie Gans. Mund të jetë gjithashtu një burim i proteinave. Pavarësisht nga cilësitë e tij, ajo shpesh gjendet diku në frigorifer, dhe kur e shihni përsëri, vëreni se ka skaduar. ...
Komentet te A mund të hani kos me afat të skaduar dhe çfarë mund t’ju ndodhë? Janë të Mbyllura
Derisa po vazhdojnë punimet në rrugën “Muharrem Fejza”, drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Rafuna Mehmeti, tregon se kanë hasur në kyçje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë. Ai ka shkruar se edhe se qytetarët janë lidhur ilegalisht në gypin e ujit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Tutje ka theksuar se këto kyçje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë dhe kyçje tjera të shumta po i vështirësojnë punimet. “Gjatë punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” po hasin në kyçje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë, këto kyçje të shumta, të pa evidentuara po i vështirësojnë punimet. Dyshohet së kyçjet janë bërë pa leje, ...
Komentet te Qytetarët janë lidhur ilegalisht në gypin e ujit të QKUK-së Janë të Mbyllura
IKSHPK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur për rëndësinë e vaksinimit kundër koronavirusit dhe vaksinat në dispozicion kundër kësaj sëmundjeje, e cila tash e më shumë se një vit ka goditur të gjithë botën. “Vaksinimi juaj mbron të tjerët në rrethin tuaj duke ndihmuar parandalimin e përhapjes së sëmundjes tek ata që nuk kanë mundësi ta marrin vaksinën. Derisa sasia e vaksinave është e pamjaftueshme për vaksinimin e 70% të popullatës, është e rëndësishme që së pari të vaksinohen personat që janë në rrezik më të lartë të sëmuren rëndë ose të vdesin nga COVID-19, si dhe ata që kanë një rrezik të lartë të infektimit me ...
Komentet te Vaksinimi antiCOVID-19, IKSHPK: S’ka asnjë rast me efekte të rënda pasvaksinale Janë të Mbyllura
PSD përmes një aksioni simbolik para ministrisë së Shëndetësisë (MSh) ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të këtij dikasteri, Arben Vitia. Ata para MSh-së kanë dërguar një dozë të vaksinës në të cilën shkruante “Dorëheqje”, pasi nuk është siguruar asnjë dozë e vaksinës anti-Covid nga Qeveria e Kosovës. Nol Nushi nga PSD tha se Qeveria e Kosovës ka blerë zero vaksina qeveria e Kosovës. “Sot si aktivistë të Partisë Demokrate ia kemi sjell ministrit Vitia dozën e parë të vaksinës se dorëheqjes të cilën duhet ta marr sa ma parë dhe ti pret efektet dhe të reflektoj e të jap dorëheqjes sepse puna e tij në ministri është e barabartë me ...
Komentet te PSD-ja kërkon dorëheqjen e ministrit Arben Vitia Janë të Mbyllura
Në kuadër të angazhimeve për parandalimin e dukurive negative, me theks të veçantë të shtënave me armë zjarri, Stacioni Policor në Malishevë, mbështetur nga njësitë tjera operative, sot ka kryer bastisje në një objekt banimi dhe objekte tjera përcjellëse në Gollubovc dhe në një auto-sallon në Kijevë. Gjatë dy operacioneve policore janë arrestuar M.H. viti i lindjes 1981 dhe B.P. viti i lindjes 1972, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm. Gjatë bastisjeve në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë automatike AK 47 i modifikuar, kalibri 7.62 ...
Komentet te Konfiskohen armë pa leje, arrestohen dy persona Janë të Mbyllura
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava në vigjilje të festës së Fitër Bajramit i’u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes ndaj COVID-19 në vizitat tradicionale të kësaj feste. Duke uruar festën e Fitër Bajramit, kryemifitu tha se muaji ramazan ka bartur momente të sakrificës dhe përkushtimit për myslimanët. Tërnava: Do ta falim Fitër Bajramin në xhami, por kujdes se virusi ende është në mesin tonë :Edhe këtë ramazan po e presim të përballur me pandeminë Covid 19 e cila ka shkaktuar pasoja të mëdha në të gjitha rrafshet. Në këtë natë të madhe dhe vigjilje të festës se Fitër Bajramit kujtojmë të gjithë ata që kaluan në rahmet duke u ...
Komentet te Tërnava: Namazin e Fitër Bajramit do ta falim në xhami, por bëni kujdes nga COVID-19 Janë të Mbyllura
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) po e konsideron të pamjaftueshëm afatin që Grupi Punues për themelimin e Institutit për Krime Lufte ta përfundoj punën si duhet. KMDLNj ka bërë edhe disa propozime për Grupin Punues për themelimin e Institutit për Krime Lufte. Më poshtë sjellim komunikatën e plotë të KMDLNj-së: Propozim i KMDLNj – së për Grupin Punues për themelimin e Institutit për Krime Lufte RITHEMELIMI I INSTITUTIT PËR HULUMTIMIN E KRIMEVE TË LUFTËS, RICIKLIM I DËSHTUAR APO MATERIALIZIM I PUNËVE TË TË TJERËVE! Pas përfundimit të luftës kërkesa kryesore e KMDLNj–së drejtuar institucioneve të Kosovës ka qenë që të themelohet një institucion shtetëror ...
Komentet te KMDLNj me disa propozime për Grupin punues për themelimin e Institutit për Krime Lufte Janë të Mbyllura
Një femër në Prishtinë është dhunuar nga pesë persona për pesë ditë. Rastin në polici e ka raportuar vet viktima e cila ka treguar se padëshirën e saj ishte dërguar në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë nga një person të cilin e kishte takuar më 30 prill. Që më pas ai bashkë me katër të tjerë dyshohet se e kanë dhunuar atë dhe e kishin detyruar që të konsumonte substanca narkotike. Pas raportimit, policia ka iniciuar rastin dhe është duke e hetuar. “Prishtinë, 30.04.2021/05.05.2021. Ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se më datë 30.04.2021 e kishte takuar të dyshuarin, i cili pa dëshirën ...
Komentet te Një femër në Prishtinë dhunohet nga pesë meshkuj Janë të Mbyllura
Në Kosovë sot ka arritur kontingjenti prej 38 mijë e 400 dozash të vaksinës kundër COVID-19. Në aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë kontingjentin e ri në kuadër të Aleancës COVAX e pranuan Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së, Tomas Szunyog, ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, drejtori i UNICEF-it, Murat Sahin dhe drejtoresha e Misionit të USAID në Kosovë, Lisa Magno. Në komunikatën për media nga ...
Komentet te Arrijnë në Kosovë 38 mijë e 400 doza të vaksinës kundër COVID-19 Janë të Mbyllura