Ka filluar takimi i komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë me drejtorin e këtij institucioni, Petrit Ajetin. Takimi i deputetëve të Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së dhe drejtorit Ajeti do të mbahet pa praninë e mediave. Por pas përfundimit të takimit, kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu do të mbajnë konferencë për media. Në këtë takim po marrin pjesë deputetët e tjerë Bekë Berisha, Ventenis Lahu, Dimal Basha, Salih Zyba dhe Luan Aliu./KP ...
Komentet te Fillon takimi njoftues i deputetëve me drejtorin e AKI-së Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Më shumë se 350 minatorë të ndërrimit të parë nuk kanë hyrë sot fare në horizontet e minierës së Trepçës në Stantërg, ndërsa këmbëngulin rikthimin në punë pasi t’i marrin pagat. Lajmin e ka bërë të ditur për KosovaPress Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të kësaj ndërmarrje. Sipas tij, punëtorët janë të vendosur që mos të vazhdojnë punën deri sa të bëhen pagat. “Nga data 7-10 maj është dashur t’i marrim pagat për muajin e kaluar. Nuk janë bërë, andaj punëtorët nuk kanë dashur të punojnë. Nesër është bajram dhe përveç obligimeve familjare, kemi edhe obligime ndaj bankave, sepse pothuajse të gjithë punëtorët janë në kredi. Janë afërsisht ...
Komentet te Minatorët e Trepçës bojkotojnë punën, kërkojnë pagat Janë të Mbyllura
Lidhja Demokratike e Kosovës po e konsideron boshe programin ekonomik të qeverisë Kurti. Përmes një konference për medie, anëtari i kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa tha se ky program nuk ka asgjë konkrete për rimëkëmbje ekonomike. “Në këtë program të qeverisë ka shumë fjalë e asnjë masë”, tha ai./KP ...
Komentet te LDK e konsideron boshe programin ekonomik të Qeverisë Kurti Janë të Mbyllura
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti ka arritur në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së, ku pritet të zhvillojë një takim njoftues me deputetët e këtij komisioni. Deri tash në sallën e takimit ndodhet Ajeti, deputetetja Ganimete Musliu dhe deputeti Dimal Basha, derisa kanë filluar të vijnë edhe deputetët e tjerë. Takimi do të jetë i mbyllur për media, ndërsa në fund pritet të ketë konferencë për media./KP ...
Komentet te Drejtori i AKI-së shkon në komisionin për mbikëqyrjen e kësaj agjencie Janë të Mbyllura
Katër persona janë arrestuar në Durrës gjatë operacionit antidrogë i koduar “Taksisti”. Katër personat u arrestuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, të cilëve i’u janë sekuestruar 900 gramë kokainë, një taksi dhe 6 telefona. Për këtë policia ka arrestuar 30-vjeçarin E.Sh, 29-vjeçarin V.M (I dënuar më parë për korrupsion aktiv), 55-vjeçarin A.Gj dhe tre banues në Durrës dhe 52-vjeçarin A.B banues në Tiranë. Policia e Shqipërisë nëpërmjet një njoftimi për media ka treguar për operacionin antidrogë “Taksisti” “Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, bazuar ...
Komentet te Operacion antidrogë në Durrës: Arrestohen 4 persona, sekuestrohet 900 gramë kokainë Janë të Mbyllura
Në Kosovë sot do të arrijnë edhe 38 mijë e 400 vaksina kundër COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se këto vaksina do t’i pranojnë nga COVAX. “Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza. Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite. Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”, shkruhej në njoftimin e MSh-së. ...
Komentet te Sot në Kosovë arrijnë edhe 38 mijë e 400 vaksina antiCOVID-19 Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati edhe njëherë ka reaguar lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) për rikthimin e 441 nxënësve të fshatrave të Kamenicës. Kastrati thotë se reformën në arsim që e kishte nisur kohë më parë ishte e pranuar nga të gjithë ministrat e arsimit, përveç ministres aktuale, Arbërie Nagavci. I pari i Kamenicës ka dhënë një sërë arsyetimesh që ministria nuk duhet ta anuloj vendimin për reformën në arsim. Madje ai thekson se gjithçka që është duke bërë MAShTI është manipulim me masën dhe mësimdhënësit, e që punëdhënës i të cilëve thotë se është komuna. Për këtë, Kastrati ka nënvizuar ...
Komentet te Kastrati: Ministria e Arsimit nuk është eprori i Komunës në organizimin e arsimit dhe nuk mund të veprojë kundërligjshëm Janë të Mbyllura
Sot do të filloj vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi moshën 65-vjeçare. Ministria e Shëndetësisë derisa ka njoftuar për fillimin e procesit të vaksinimit kundër Covid-19 për personat mbi moshën 65 vjeç, ka bërë të ditur edhe se prioritet do të jenë personat e regjistruar në platformën e-Kosova. Fillimisht do të vaksinohen personat nga komuna e Prishtinës. Më poshtë sjellim njoftimin e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot fillon vaksinimi i personave mbi moshën 65-vjeçare. Nga nesër, 12 maj 2021, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon për personat e moshës mbi 65 vjeç,(me prioritet personat e regjistruar në platformën e-Kosova), fillimisht me komunat ...
Komentet te Sot fillon vaksinimi i personave mbi moshën 65-vjeçare Janë të Mbyllura
Sot do të mbajë mot i ndryshueshëm në Kosovë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj të mërkure vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe do të ketë shkarkime rrufesh. Por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Temperaturat minimale parashihen që të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. “Gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndryshim të motit. Ky ndryshim vije si rezultat i vranësirave të dendura të cilat parashihen ta mbulojnë territorin tonë. Vranësirat vende-vende do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh, nuk do të mungojnë intervalet me diell. Sa ...
Komentet te Sot mot me shi Janë të Mbyllura
Komisioni i Lidhjes së Kombeve më 12 maj të vitit 1922, bëri publik informacionin përfundimtar mbi Shqipërinë. Në të kundërshtohet ideja se shqiptarët për arsye të ndarjeve fetare nuk janë të aftë të udhëheqin një shtet modern. Ata sipas informacionit, “bashkohen nga zakonet e përbashkëta, traditat shekullore, si dhe nga gjuha”. Në informacion bëhet e qartë se “megjithëse ndryshimet në besimet fetare nganjëherë kanë ndikime në politikën e brendshme”, manifestimet fanatike, aq të shpeshta në vendet e tjera, në Shqipëri janë shumë të rralla. Përkundrazi pjesëtarët e besimeve të ndryshme fetare shpesh të lidhur me lidhje gjaku, tradite, i festojnë së bashku festat fetare./KP ...
Komentet te Informacioni që mohonte propagandën për Shqipërinë Janë të Mbyllura