Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas krijimit të tollovive në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, për shkak se qeveria nuk ka ditur të organizojë një proces të thjeshtë vaksinimi, qytetarët mund të infektohen me Covid-19. Hoxhaj ka shkruar në Facebook se është për keqardhje të shohësh prindërit e gjyshërit tanë në këtë gjendje. “Të dëshpëruar për një vaksinë e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë, tani të shtyhen me njëri-tjetrin sepse Qeveria nuk ka ditur të organizoj një proces të thejshtë vaksinimi. Kështu, më shumë ekziston rreziku që ata të infektohen me Covid, sesa mundësia që të vaksinohen. ...
Komentet te Hoxhaj: Kjo është pasqyra e një qeverisje pa plan e program Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministria e Shëndetësisë deklaroi se tollovia e shkaktuar para qendrës së vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë ka ndodhur si pasojë e ardhjes së qytetarëve nga komunat e tjera. “Grumbullimet e krijuara sot para sallës ‘1 Tetori’, vjen si pasojë se aty kanë ardhur të vaksinohen qytetarë edhe nga komunat e tjera, përkundër njoftimeve të bëra ditëve të kaluara dhe dje se qytetarët do të vaksinohen në komunën e tyre”, thotë MSH. Ministria ka lutur qytetarët e komunave të tjera që t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen. “Me që vaksinimi kundër COVID-19 është proces dinamik që do ...
Komentet te Tollovia para sallës “1 Tetori”, MSH: Kanë ardhur qytetarë nga komunat e tjera Janë të Mbyllura
Pas një dite pushim për vaksinim për shkak të festës në qendrën e vaksinimit në Prishtinë ka rifilluar procesi i vaksinimit për grup moshën mbi 65-vjeç. Para sallës “1 Tetori” janë një numër shume i madh i qytetarëve që kanë ardhur për tu vaksinuar. Tollovia e shkaktuar ka detyruar qe edhe forcat e rendit të dalin te kjo qendre e vaksinimit./KP ...
Komentet te Rifillon vaksinimi, tollovi para sallës “1 Tetori” Janë të Mbyllura
A doni të dini se ku ndodhet shtëpia më e vetmuar në botë? Shtëpia e bardhë, siç njihet ndryshe, ndodhet në ishull të largët të Islandës. Bëhet fjalë për ishullin Ellidaey, pjesë e Vestmannaeyjar, një arkipelag me 15 deri në 18 ishuj në jug të vendit nordik. Shtëpia e vetmuar është e rrethuar nga deti blu në të dy anët. Siç bën të ditur “The Sun”, kjo shtëpi, sipas legjendave urbane është ndërtuar nga një miliarder i çuditshëm që planifikoi ta përdorë atë në rast të një zbulimi “të zombies” ndërsa të tjerë aludojnë se ajo i përket këngëtarit të njohur në këtë vend Bjork, ndërsa të tjerë shkojnë më ...
Komentet te Çfarë misteri fsheh shtëpia më e vetmuar në botë? Janë të Mbyllura
Me rastin e ndarjes nga jeta të doajenit të muzikës popullore dhe folklorit shqiptar Ismet Bogujevci, sot Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me institucionin e Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve “Shota”, do të organizojë ceremoni komemorative. Nga ora 11:00 – 11:15 mbahet parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit “Zahir Pajaziti” deri në Teatrin Kombëtar, ndërsa nga 11:30 – 14:00 mbahet ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti. Ismet Bogujevci ishte solisti ndër dekada i Ansamblit Kombëtar “Shota” dhe i shumë shoqërive që kanë lënë nam në Kosovë dhe trojet shqiptare. Ai ka interpretuar një mori këngësh të famshme e ka ...
Komentet te Sot i jepet lamtumira e fundit doajenit të muzikës popullore Ismet Bogujevci Janë të Mbyllura
Marrja e një oferte punë është një lajm i mirë që e marrin kandidatët në shumicën e kohës. Por shpesh mund të ndodhë që pas ndonjë oferte pune nuk është entuziazmi që duhet të ishte në kushte normale, sepse krijohet ndjesia sikur diçka nuk është duke shkuar mirë. Është e vështirë që të largohemi një mundësi punësimi, sepse në fund të fundit të gjithë kemi fatura për të paguar dhe duam të bëjmë ndryshime pozitive në jetë, por si t’i bëjmë ato ndryshime, kur mbase nuk pranojmë t’i bëjmë ato? Arsyet për ta refuzuar ndonjë ofertë pune Ka raste kur gjëja më e mirë që mund ta bëni për karrierën ...
Komentet te 8 arsye për t’i refuzuar ofertat e punës Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat herë–herë parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s./KP ...
Komentet te Parashikimi i motit Janë të Mbyllura
Sot mbushen 22 vjet nga Masakra e Qyshkut, në të cilën forcat pushtuese kriminale serbe kanë vrarë dhe masakruar barbarisht 44 meshkuj. Masakra e 14 majit 1999 ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar serb “Çakallët” janë arrestuar dhe dënuar në Beograd. Në Qyshk është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë: policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër – gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur të marrin me vete – kanë vrarë të paktën 44 civilë, në tri shtëpi të fshatit të cilat i kanë ...
Komentet te 22 vjet nga masakra serbe në Qyshk Janë të Mbyllura
Komuna e Skenderajt me rastin e shënimit të 40 vjetorit të rënies së heronjve të Kosovës, Nebih e Tahir Meha, sot organizon ceremoninë e zbulimit të busteve të heronjve Emin Latit, Nebih, Tahir e Beqir Mehës, në oborrin e Kullës ‘Tahir Meha’ në Prekaz të Poshtëm, në nderim të jetës dhe veprës së tyre heroike. Sot shënohet 40-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës, të cilët nga kulla e tyre në Prekaz, iu kundërpërgjigjen me armë policisë dhe ushtrisë jugosllave, që kishin shkuar t’i arrestonin. Në mëngjesin e 13 majit 1981, forca të mëdha policore dhe ushtarake kishin rrethuar kullën e Nebih dhe Tahir Mehës, të cilëve u kërkuan ...
Komentet te Zbulohet Busti i heronjëve për nder të 40 Vjetorit të rënjes së Nebih dhe Tahir Mehes (Foto) Janë të Mbyllura
Futbollistët e Manchester United dhe Liverpoolit përfundimisht kanë mundur të luajnë sonte ndeshjen e shtyrë të Premier Ligës që ishte planifikuar për 2 maj, por që nuk u zhvillua për shkak të ndërhyrjes së tifozëve të United në “Old Trafford”. Tifozët e United u përpoqën të parandalonin ndeshjen edhe sonte, për shkak të një konflikti me pronarët amerikanë të klubit, por nuk patën sukses. Pas 45 minutave të parë, rezultati është 1:2 për mysafirët. Vendësit erdhën në epërsi me golin e Bruno Fernandes në minutën 10. Mysafirët deri te barazimi arritën përmes Diego Jota në minutën 34. Kur pritej që pjesë loja të përfundojë pa fitues, Roberto Firminho solli Liverpool ...
Komentet te Përfundon pjesa e parë Manchester United-Liverpool, ky është rezultati Janë të Mbyllura