Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor fshati Nadakovc. Në këtë aksident që ndodhi mes dy veturash janë lënduar katër persona. kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor fshati Nadakovc, dy vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit katër(4) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka treguar Zahiti. /KP ...
Komentet te Lëndohen katër persona në një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
I pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Bogujevci, me rastin e ndarjes nga jeta të këngëtarit të mirënjohur kosovar, Ismet Bogujevci. Në telegram ngushëllimi, Haziri ka shkruar se Bogujevci nuk do të jetë më fizikisht por veprat e tij artistike do të jetojnë përherë, derisa ka theksuar edhe se ka qenë modeli më i mirë i kultivimit të muzikës së mirëfilltë shqiptare për gjeneratet e reja. Kryetari Haziri thotë të jetë krenar që kishte një mik sikurse Bogujevci. “E nderuar familje Bogujevci, me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës popullore shqiptare, Ismet Bogujevci. Ai ...
Komentet te Haziri: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Ismet Bogujevci Janë të Mbyllura
Një i vdekur dhe 103 raste të reja pozitive me COVID-19 janë raportuar 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Njoftimi i plotë: 248 TË SHËRUAR DHE 103 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.100 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 103 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: ...
Komentet te Një i vdekur dhe 103 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura
Menjëherë pas faljes së Fitër Bajramit dhe në momentin kur besimtarët uronin njëri-tjetrin për këtë festë të madhe, një person ka tentuar të vetëdigjet duke u lagur me benzinë. Për fat besimtarët e pranishëm në shesh e kanë neutralizuar menjëherë duke mos lejuar incidentin të rëndohej dhe njëkohësisht duke mos prishur e shpërqendruar askënd nga qëllimi kryesor i mbledhjes në këtë ditë në sheshin “Skënderbej”. Policia është afruar menjëherë për ta shoqëruar këtë person duke e larguar nga sheshi të prangosur në drejtim të komisariatit./Tch/KP ...
Komentet te Incident gjatë faljes, një person përpiqet të vetëdigjet me benzinë në Tiranë(Video) Janë të Mbyllura
Një përleshje në mes të disa personave ka ndodhur mbrëmë pas mesnatë në një lokal në Pejë. Njësiti policor ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar tre persona, njëri prej tyre i dyshuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./KP ...
Komentet te Përleshje në mes disa personave në një lokal në Pejë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim. “Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit. Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti./KP ...
Komentet te Kurti: Le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët Janë të Mbyllura
Sot shënohet 39-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës, të cilët nga kulla e tyre në Prekaz, iu kundërpërgjigjen me armë policisë dhe ushtrisë jugosllave, që kishin shkuar t’i arrestonin. Në mëngjesin e 13 majit 1982, forca të mëdha policore dhe ushtarake kishin rrethuar kullën e Nebih dhe Tahir Mehës, të cilëve u kërkuan që të dorëzoheshin, por në vend të dorëzimit, ata iu përgjigjen me të shtëna të pushkëve, ku luftimet zgjatën për tërë ditën, deri në orët e mbrëmjes. Në luftime heroikisht kanë rënë Nebihu dhe Tahiri, kurse të vdekur kanë mbetur edhe disa policë serb, numri i saktë i të cilëve nuk është bërë i ditur ...
Komentet te 39-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës Janë të Mbyllura
Kardinali Richelieu para 384 viteve, pikërisht më 13 maj të vitit 1637 në Francë, krijoi thikën e tryezës për të hequr zakonin e neveritshëm të shqyerjes së ushqimit me dhëmbë. Për një kohë, më 1669, mbreti francez Luigj XIV ndaloi përdorimin e thikës së tryezës si mënyrë për të pakësuar rastet e dhunën të nxitur nga debatet gjatë ngrënies. Përdorimi i thikës në tryezën e bukës më pas lindi nevojën e pirunit, ndërkohë që njerëzit filluan të bëheshin më të qytetëruar ose më sjellshëm./KP ...
Komentet te Ja kur u krijua thika e tryezës Janë të Mbyllura
Sot mbushen 22 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë e pafajshme shqiptare të kësaj ane. Ndryshe, më 13 maj 1999, u krye masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullatën e kësaj ane dhe fshatrave përreth duke i ndalur civilët e fshatrave Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan , Mushtisht, dhe Grejkoc, duke vrarë 77 prej tyre./KosovaPress/ ...
Komentet te 22 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë Janë të Mbyllura
Komuna e Skenderajt me rastin e shënimit të 40 vjetorit të rënies së heronjve të Kosovës, Nebih e Tahir Meha, sot organizon ceremoninë e zbulimit të busteve të heronjve Emin Latit, Nebih, Tahir e Beqir Mehës, në oborrin e Kullës ‘Tahir Meha’ në Prekaz të Poshtëm, në nderim të jetës dhe veprës së tyre heroike. Agjenda: 15:00 – Homazhe tek varrezat e heronjve Nebih e Tahir Meha; 15:15 – Ceremonia e zbulimit të busteve të heronjve: Emin Latit, Nebih, Tahir e Beqir Mehës; • Intonimi i Himnit Kombëtar e Shtetëror; • Fjalë nga kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari; • Fjalë nga Institucionet Qendrore; • Fjalë për jetën ...
Komentet te Zbulohet busti i heronjve, Emin Lati, Nebih, Tahir e Beqir Meha Janë të Mbyllura