100 respiratorë i janë dhuruar Ministrisë së Mbrojtjes nga shteti i Norvegjisë, donacion ky që arrin vlerën rreth një milion euro duke përfshirë edhe trajnimin për stafin e Qendrës Mjekësorë të FSK-së. Në kuadër të misionit që ka, me këta respiratorë FSK do të mund t’u dalë në ndihmë edhe spitaleve të tjera në Kosovë në përballje me pandeminë, nëse një gjë e tillë është e nevojshme. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pasi ka pranuar zyrtarisht donacionin, në një konferencë për media, tha se i njëjti ka një rëndësi të madhe, sidomos për shkak të situatës në të cilën ndodhemi si pasojë e pandemisë. Mehaj: 100 respiratorë donacion nga Norvegjia ...
Komentet te Qendra Mjekësore e FSK-së bëhet me 100 respiratorë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.835 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (55 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.803 raste nga 563.472 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.220 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ...
Komentet te Dy të vdekur dhe 49 raste të reja me Covid-19 Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka kritikuar Qeverinë Kurti për dështimin e organizimit të procesit të dhënies së vaksinave anti-COVID. Hoxhaj ka thënë se sot secili qytetar i Kosovës është i shqetësuar, i dëshpëruar dhe i zemëruar me pamjet e shëmtuara të mënyrës se si janë trajtuar prindërit e gjyshërit tanë në sallën “1 Tetori” ku po zhvillohet procesi i vaksinimit. Sipas Hoxhajt, pamjet e sotme tregojnë më së miri mjerimin politik të qeverisë Kurti – një qeveri pa plan, pa prioritete dhe pa përgjegjësi dhe janë pasqyrim i sjelljes arbitrare të një kryeministri autoritar i cili do të duhej ta prezantonte ...
Komentet te Hoxhaj: Përgjegjësi për rrezikimin e jetës së të moshuarve sot, Albin Kurti dezertoi Janë të Mbyllura
Rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është një lajm i mirë për Spanjën, por ky shtet do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, kështu thonë për KosovaPress, burime të larta diplomatike nga Ministria e Jashtme spanjolle. Të pyetur nga KosovaPress, nëse Spanja mund të ndryshojë qëndrimin e saj në raport me pavarësinë e Kosovës, në një kohë kur zyrtarët e Bashkimit Evropian janë në përpjekjet kulmore për të nxitur palët të arrijnë një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, megjithatë diplomacia spanjolle tha se: “Spanja do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e saj të mosnjohjes së deklaratës së njëanshme të pavarësisë të ...
Komentet te Spanja mirëpret rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë Janë të Mbyllura
Ka nisur marshi “Në solidaritet me popullin palestinez”, i organizuar nga kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. “Liri për Pelestinën”,”Mos i prekni fëmijët”, “Kundër fashizmit” dhe “Kundër spastrimit etnik”, janë thirrjet që po dëgjohen më së shumti nga marshuesit. Këtij marshi i është bashkuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani./KP ...
Komentet te Nis marshi në solidaritet me popullin palestinez Janë të Mbyllura
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka njoftuar se më 24 dhe 25 qershor, në Prishtinë do të organizohet ngjarja “Italy Meets Digital Kosovo”. Sipas tij, kjo ngjarje, do të mbahet për zgjerimin e bashkëpunimit tonë mbi inovacionin me pjesëmarrjen e Unioncamere del Veneto Area Science Park STIKK – Kosovo ICT Association Innovation Centre Kosovo Enterprise Europe Network Prishtina REA . Orlando ka shkruar në Twitter se në këtë ngjarje janë të ftuar ministrja Rozeta Hajdari, Manlio Di Stefano Mario Pozza, Uranik Begu dhe të tjerë. Bashkohu me ne në: thttps: //t.co/Xc16mOQMJj /KP ...
Komentet te Kosova dhe Italia bashkëpunojnë rreth inovacionit Janë të Mbyllura
Shqipëria ka marrë zyrtarisht Presidencën 1-vjeçare të Nismës Adriatiko-Joniane/EUSAIR, e cila fillon nga data 1 qershor 2021. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë takimit të dytë online të këtij forumi, theksoi se Shqipëria qëndron në të njëjtën linjë sa i përket prioriteteve dhe vendosmërisë për të rritur bashkëpunimin rajonal me një fokus të veçantë tek të rinjtë. Sipas saj, investimi tek të rinjtë është investimi më i mirë dhe më i qëndrueshëm drejt objektivit të rëndësishëm strategjik të kësaj nisme, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor. “Unë ju falënderoj të gjithëve për këto dy ditë shumë produktive, me kontribute dhe diskutime shumë interesante. Më duhet të them ...
Komentet te Shqipëria merr Presidencën e Nismës Adriatiko-Joniane Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 251 tiketa në bazë të ligjit Covid-19. Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 274 tiketa trafiku. Ndërkohë, është bërë e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 33 aksident trafiku me të lënduar dhe 31 aksidente trafiku me dëme materiale./KP ...
Komentet te 251 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid Janë të Mbyllura
Një person është shoqëruar në stacionin policor në Podujevë, pasi që ka keqtrajtuar fëmijën e tij viktimën mashkull. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /KP ...
Komentet te Keqtrajtoi fëmijën e vet, arrestohet Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas krijimit të tollovisë për të marrë vaksinën në sallën “ 1 tetori”, në Prishtinë, duke thënë se kjo është një papërgjegjësi. “Papërgjegjësi, ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën. Një Qeveri e tërë në gjumë”, ka shkruar ai në Facebook./KP ...
Komentet te Abdixhiku: Ky s’është vaksinim, është papërgjegjësi Janë të Mbyllura