Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime është duke vazhduar vaksinimi sipas programit shtetëror për personat mbi moshën 65-vjeçare. Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Musa Baftiu bënë të ditur se kanë ardhur 260 doza të vaksinës antiCovid, me të cilat është duke u bërë imunizimi i personave të moshuar kundër sëmundjes ngjitëse Covid-19. Me këtë rast, u.d. drejtoresha e QKMF-sē në Shtime, Arbëresha Syla fton të gjithë personat mbi moshën 65-vjeçare që të vijnë dhe marrin vaksinën antiCovid-19, konform programit shtetëror. Ajo gjithashtu potencon të respektohen masat anti-Covid-19 duke mbajtur distancën dhe gjithnjë duke bartur maskën mbrojtëse. Po ashtu, për të marrë vaksinën ...
Komentet te Në Shtime procesi i vaksinimit antiCovid po vazhdon sipas programit shtetëror Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka vizituar të premten shkollën fillore dhe të mesme të ulët, “Asllan Thaçi” në Karaçevë të Poshtme, si dhe shkollën “Hasan Prishtina” në Busavatë të komunës së Kamenicës. Sipas njoftimit nga MASHTI qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi nga afër për mbarëvajtjen e procesit të mësimit të përshpejtuar alternativ. Ministrja Nagavci edhe njëherë ka ofruar mbështetjen e MAShTI-it që ky proces të realizohet me sukses. Mësimdhënësit e këtyre shkollave u shprehen të gatshëm që të vazhdojnë punën në mënyrë që mësimi i përshpejtuar të realizohet ashtu siç është paraparë. Vendimi i MAShTI synon që përmes mësimit alternativ të përshpejtuar të ...
Komentet te Nagavci në Kamenicë: Procesi i mësimit të përshpejtuar alternativ do të vazhdojë Janë të Mbyllura
Ofrimi i përkrahjes profesionale, gatishmëria për të ofruar këshilla bazuar në përvojën e odës, përcjellja e propozimeve të odës për përkrahje të sektorit privat duke përfshirë subvencionimin për prodhuesit me 10% të shumës së eksportuar e nevoja imediate e licencimit të AVUK për të mundësuar eksportin e produkteve me origjinë shtazore, ishin disa nga çështjet që u trajtuan në takimin mes përfaqësuesve të OAK-së me Zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës Besnik Bislimi. Sekretari i bordit Diamant Elshani uroi Zëvendëskryeministrin për detyrën, duke shprehur gatishmërinë e OAK-së për mbështetje maksimale profesionale në çështjet që ndërlidhen me ekonominë e vendit. Nga takimet e vazhdueshme me komunitetin e biznesit, OAK konsideron ...
Komentet te OAK i ofron përkrahje profesionale Zëvendëskryeministrit Bislimi Janë të Mbyllura
Grupi parlamentar i AAK në një konferencë për media ka kërkuar mbajtjen e një seance të hënën vetëm për temën e vaksinimit në masë, dhe parandalimin e keq menaxhimit të pandemisë. Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiri duke komentuar rrëmujën e sotme me qytetarë të moshuar te “1 Tetori” tha se për herë të parë kjo qeveri nuk ka opozitë për menaxhimin e pandemisë. Madje, Tahiri u shpreh i habitur përse nuk po vepron Qeveria Kurti, duke u shprehur kështu: “çka dreqin u bë, pse s’po veproni?” Tahiri: Çka dreqin u bë, pse s’po veproni? “Për ne seanca e të hënës nuk duhet të diskutoj për programin e qeverisë. ...
Komentet te AAK-Qeverisë Kurti: Çka dreqin u bë, pse s’po veproni? Jemi bashkë për blerjen e vaksinave(Video) Janë të Mbyllura
Duke nisur nga 16 maji, të gjithë ata shtetas nga vendet e Bashkimit Evropian dhe të zonës ‘Schengen’ që hyjnë në Itali nuk do të detyrohen t’i nënshtrohen karantinës. Kjo është ajo çka kërkohet nga një urdhëresë e nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, raporton Alsat. Nuk do të izolohen as ata që hyjnë nga Britania e Madhe dhe Izraeli, të cilët po ashtu duhet të paraqesin një tampon se rezultojnë negativë ndaj COVID-19./KP ...
Komentet te Italia heq karantinën, nga 16 maji hapen kufijtë edhe për qytetarët e zonës “Schengen”’ Janë të Mbyllura
Federata e Notit të Kosovës mban takim me përfaqësuesit e saj në Kampionatin Evropian Federata e Notit të Kosovës (FNK) ka zhvilluar sot një takim me sportistët e reprezentacionit të Kosovës, të cilët do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian që zhvillohet në Budapest të Hungarisë. Në Kampionatin Evropian, dje ka zhvilluar garën e tij edhe notari ynë Art Krasniqi në kategorinë e hapur deri në 10 metra, ku ka zënë vendin e 30-të, përcjell KosovaPress. Me rast të takimit të sotëm, presidenti i (FNK) Astrit Haliti tregoi që Kosova do të përfaqësohet nga tetë sportistë, katër vajza dhe katër meshkuj, dhe synimi i tyre do të jetë paraqitja sa ...
Komentet te Notarët kosovarë shpresojnë në rezultate të mira në Kampionatin Evropian Janë të Mbyllura
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka mbajtur takim me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, me ç’rast janë dakorduar të vazhdojnë bashkëpunimin për avancimin e agjendës së zhvillimit kulturor, me fokus kryeqytetin. Në kuadër të këtij takimi, Çeku dhe Ahmeti u dakorduan që të bashkëpunojnë edhe në luftën për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ministri Hajrulla Çeku tha se është e rëndësishme që bashkëpunimi me komunën e Prishtinës po vazhdon dhe se bashkë me Ahmetin janë dakorduar që të vazhdojnë realizimin e punëve në drejtim të avancimit të agjendës së zhvillimit kulturor në vend, me fokus Prishtinën. Çeku: Me komunën e Prishtinës do të vazhdojmë të realizojmë punët që ...
Komentet te MKRS dhe komuna e Prishtinës dakordohen të luftojnë për trashëgiminë kulturore Janë të Mbyllura
Në emër të deputetëve të Grupit Parlamentar të PDK-së, deputetja Blerta Deliu – Kodra ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndarjen e 11 milionë eurove, për pagesën e energjisë elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës. Deliu – Kodra ka thënë se ky vendim i Kuvendit, i mbështetur nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe ka dëmtuar buxhetin e Kosovës, duke marrë në mënyrë anti kushtetuese taksat e qytetarëve të Kosovës, për të paguar energjinë e shpenzuar nga qytetarët dhe bizneset në veri të vendit. “Kjo përbën shkelje kushtetuese për shkak të trajtimit të parabartë të qytetarëve ...
Komentet te PDK dorëzoi në Kushtetuese vendimin për 11 milionë eurot e ndara për rrymën në veri (Video) Janë të Mbyllura
Pamjet e sotme të qytetarëve të moshuar në qendrën “1 Tetori” për vaksinim dhe programi i qeverisë Kurti 2, janë kritikuar ashpër nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj në një paraqitje para mediave. Hoxhaj duke kritikuar Qeverinë Kurti për dështimin e organizimit të procesit të dhënies së vaksinave anti-COVID, tha se sot secili qytetar i Kosovës është i shqetësuar, i dëshpëruar dhe i zemëruar me pamjet e shëmtuara të mënyrës se si janë trajtuar prindërit e gjyshërit tanë në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, ku po zhvillohet procesi i vaksinimit. Hoxhaj: Sot shteti bëri krim ndaj qytetarëve “Sot ishim dëshmitarë se mungoi shteti, mungoi kryeministri dhe ...
Komentet te Hoxhaj: Sot shteti bëri krim ndaj qytetarëve, programi nuk pasqyron as premtimet e VV Janë të Mbyllura
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka quajtur papërgjegjësi totale tollovinë e krijuar sot tek salla “1 tetori”, në Prishtinë, ku të moshuarit që prisnin për t’u vaksinuar. Ai tha se nënat dhe baballarët janë dërguar drejtë vdekjes, për çka tha se qeveria aktuale nuk e ka prioritet shëndetin e qytetarëve. Zemaj tha se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot kanë rrezikuar qytetarët e Kosovës duke u bërë shpërndarës të infeksionit dhe duke rrezikuar jetën e tyre. Zemaj: Albin Kurti e Arben Vitia sot kanë rrezikuar qytetarët e Republikës së Kosovës “Dëshpërimi jonë për të mos vijuar punët e mira aty ku kanë ...
Komentet te Zemaj: Albin Kurti e Arben Vitia sot kanë rrezikuar qytetarët e Kosovës Janë të Mbyllura