Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Persona të maskuar i futen në shtëpi, e plagosin me armë zjarri

Lajme
Një plagosje me armë zjarri është raportuar në fshatin Nobërgjan të komunës së Pejës. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, personi është plagosur nga persona të maskuar të cilët ishin futur në shtëpinë e vëllait të tij. Viktima është dërguar në QKUK për tretman, ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin. “Ankuesi mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të maskuar, të cilët kishin hyr në shtëpinë e vëllait të ankuesit (i cili jeton në Amerikë). Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës..   /KP ...
Komentet te ​Persona të maskuar i futen në shtëpi, e plagosin me armë zjarri Janë të Mbyllura

​Specialja cakton seancën e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Lajme
Javën e ardhshme, më 19 maj, në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UCK-së. Në kalendarin e Dhomave të Specializuara thuhet se konferenca do të mbahet më 19 maj, në orën 11:00. “Për të përcjell seancën nga galeria për publikun ose qendra për median duhet të regjistroheni paraprakisht. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik në public@scp-ks.org(link sends e-mail) në të cilin do të shënoni emrin dhe mbiemrin, statusin, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të hënën, më 17 maj në ora 17:00. Seanca mund të ndiqet ...
Komentet te ​Specialja cakton seancën e radhës për ish-krerët e UÇK-së Janë të Mbyllura

​2.220 kosovarë kanë humbur jetën nga Covid-19

Shëndetësi
Pandemia Covid-19 e shfaqur në Kosovë në mars të vitit 2020 ka marrë jetën e 2 mijë e 220 qytetarëve. Mbi 106 mijë kosovarë u infektuan der imë tani me këtë virus, ndërsa mbi 99 mijë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 5.486. “Numri total i rasteve pozitive është 106.803 raste nga 563.472 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.220 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.097 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.486’, thuhet në raportin e IKSHPK-së. Kujtojmë se Kosova mbetet vendi me numrin më të ...
Komentet te ​2.220 kosovarë kanë humbur jetën nga Covid-19 Janë të Mbyllura

​Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Klimës

Lajme
Derisa sot në shënohet Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Klimës, temperatura mbi sipërfaqen e tokës është rritur me një gradë që nga fillimi i industrializimit. Ky është rezultati i përllogaritjeve të kryera nga shërbimi meteorologjik britanik. Nëse planeti do të vazhdojë të ngrohet, pasojat e ndryshimeve klimaterike do të arrijnë përmasa katastrofale, parashikojnë ekspertët e klimës. Studiuesit mendojnë, se pasojat më të rënda të ndryshimit të klimës do të mund të shmangen, vetëm nëse Toka nuk do të ngrohet me më shumë se dy gradë. Ndryshe, marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015 në Paris që udhëzon shtetet e Ballkanit Perëndimor që t’i rishikojnë strategjitë për energjinë mund të jetë edhe ...
Komentet te ​Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Klimës Janë të Mbyllura

20 vjet nga Korniza Kushtetuese mbi vetëqeverisjen e përkohshme në Kosovë

Lajme
Korniza Kushtetuese është hartuar nga Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe nënshkruar nga shefi i UNMIK-ut, Hans Hackeroup më 15 maj të vitit 2001. Ky dokument prej 30 faqesh ishte kujdesur të sqarojë në detaje çdo hap që çon deri te krijimi i institucioneve të dala nga zgjedhjet e lira. “Më 15 maj 2001, unë kam nënshkruar rregulloren e UNMIK-ut 2001/9, e cila do të sjellë një fazë të re të vetëqeverisjes në Kosovë. Kjo është, pa dyshim, rregullorja më e rëndësishme e lëshuar në dy vitet e fundit, që nga ardhja e UNMIK-ut dhe KFOR-it në Kosovë, sepse kjo krijon një kornizë kushtetuese gjithëpërfshirëse për vetëqeverisje në ...
Komentet te 20 vjet nga Korniza Kushtetuese mbi vetëqeverisjen e përkohshme në Kosovë Janë të Mbyllura

SI LIDHET KANELLA ME DIABETIN

Kuzhina
Ka shije si shumë ushqime dhe ëmbëlsira të kuzhinës, duke qenë një nga erëzat më të preferuara, ndërkohë që shpesh shtohet edhe në snacks ose pije.   Në të njëjtën kohë, duket se përveç aromës së saj karakteristike, ajo gjithashtu mund të ofrojë përfitime shëndetësore, pasi të dhënat e fundit të hulumtimit tregojnë se gjithashtu ka veti të dobishme. Midis tyre, përmendet posaçërisht veprimi i tij hipoglikemik, i cili mund të kontribuojë në një kontroll më të mirë të glikemisë tek njerëzit me diabet. Në të vërtetë, studimet shkencore në vitet e fundit kanë treguar se kanella përmban përbërës që veprojnë ngjashëm me insulinën, duke rritur transportin e glukozës në ...
Komentet te SI LIDHET KANELLA ME DIABETIN Janë të Mbyllura

ZEMAJ: KA DYSHIME NË FSHEHJEN E NUMRIT TË VDEKJEVE DHE TË INFEKTUARVE

Lajme
Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që ka marrë informacione të cilat hedhin dyshime në fshehjen e numrit të vdekurve dhe infektuarve me COVID-19.   “Kam marrë disa informacione që janë shqetësuese të cilat hedhin dyshime edhe në fshehjen e numrit të vdekjeve dhe të infektuarve. Kjo është skandaloze, nëse evidentohet si e tillë. Kam kërkuar që këto informacione zyrtare të përcillen përmes shtabeve emergjente. Sot kam komunikuar me disa zyrtarë të komunave dhe familjarët e tyre kanë adresuar që X personi ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe ka rezultuar si i vdekur dhe nuk është i pasqyruar në statistikat e dhëna”. “Këtë po e përmendi sepse ...
Komentet te ZEMAJ: KA DYSHIME NË FSHEHJEN E NUMRIT TË VDEKJEVE DHE TË INFEKTUARVE Janë të Mbyllura

​Çitaku: Izraeli po sulmohet nga organizata terroriste, Kosova duhet t’i dënojë

Lajme
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të reagojnë për sulmet e Hamasit dhe Hezbollahut ndaj Izraelit. Përmes një statusi në Facebook, Çitaku ka thënë se Izraeli ka të drejtë të pakontestueshme të mbrohet nga sulmet e organizatave terroriste. “Sulmet e vazhdueshme të cilat këto organizata i sponsorizojnë duhet të dënohen nga Republika e Kosovës’, ka thënë ajo. Ky është statusi i saj i plotë: Thënë të drejtën, ua kam lakmi atyre të cilët me kompetencë deklarohen për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës. Kam vizituar disa herë zyrtarisht Tel Avivin, Jerusalemin, Ramallahun etj. Jam takuar zyrtarisht shumë herë me përfaqësues të lartë të Izraelit, ...
Komentet te ​Çitaku: Izraeli po sulmohet nga organizata terroriste, Kosova duhet t’i dënojë Janë të Mbyllura

Pas Palestinës dhe Libanit, militantët e një tjetër vendi hedhin raketa drejt Izraelit

Rajoni dhe Bota
Asaj që i druheshin shumë ekspertë dhe krerë shtetesh duket se është duke ndodhur në konfliktin mes Palestinës dhe Izraelit. Pas sulmeve me raketa nga militantët e Hamasit në Gaza dhe atyre të Hezbollahut në Liban, militantët e një tjetër vendi kanë hedhur mjete shpërthyese drejt Izraelit, raporton A2. Nga sa raportohet nga Ministria e Mbrojtjes në Izrael, 3 raketa janë lëshuar nga Siria në drejtim të Lartësive Golan. Raketat ranë pranë një fshati izraelit dhe fatmirësisht nuk raportohen të lënduar apo dëme. Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës është intensifikuar në ditët e fundit ku si pasojë e përplasjeve të armatosura dhe sulmeve ajrore kanë humbur jetën mbi 100 persona ...
Komentet te Pas Palestinës dhe Libanit, militantët e një tjetër vendi hedhin raketa drejt Izraelit Janë të Mbyllura

Mbi 650 mijë të vaksinuar në Shqipëri

Shqipëri
Deri më tani janë kryer mbi 650 mijë vaksinime në kuadër të vaksinimit masiv anticovid në Shqipëri. Sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, synimi është të arrihet shifra 1 milionë të imunizuar në vend. “Ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 650 mijë vaksinime. Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë të 1 MILION vaksinimeve” shkruan Manastirliu. Dita e sotme ka shënuar 49 raste të reja ditore me COVID dhe janë shëruar 983 të prekur. Aktualisht ka 84 të shtruar në spitale dhe ka ndërruar jetë një person, raporton TCh. Deri më tani janë realizuar 671,495 testime në total dhe kanë rezultuar 131,939 raste pozitive, ku prej tyre 7,407 ...
Komentet te Mbi 650 mijë të vaksinuar në Shqipëri Janë të Mbyllura