Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Dardan Islami: UÇK-ja dhe populli i Kosovës po e sillnin armatimin me magarica Maleve duke ra në prita!

Lajme
UÇK -ja dhe populli i Kosovës po e sillnin armatimin me magarica Maleve duke ra në prita, po ballafaqoheshim me një ushtri shumë të fuqishme, por nuk hidhnim bomba nëpër autobusa të Beogradit me vra civil! UÇK-ja i përzuni xhihadistët që u munduan të infiltrohen në radhët e saj, e ndëgjoj dhe bashkëpunoj me NATO-n, e nënshkroi Rambujen, u demililtarizu, bashkëpunoj me Hagen! Autoritet Palestineze i bejne konak terroristeve, si Afganistani që i bënte Bin Ladenit, refuzuan ta nënshkruajnë marrëveshjen për paqe dhe krijimin e shtetit Palestinez, vranë civil me bomba nëper Izrael e gjetiu, dhe çuditërisht kishin një politikë shumë destruktive ndaj shtetit të Kosovës! Ne e fituam lirinë ...
Komentet te Dardan Islami: UÇK-ja dhe populli i Kosovës po e sillnin armatimin me magarica Maleve duke ra në prita! Janë të Mbyllura

39.321 qytetarë të vaksionuar deri sot në Kosovë

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinimi kundër COVID-19 ka vazhduar sot për qytetarët e moshës mbi 65 vjeçare të regjistruar në e-kosova dhe sipas termineve të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas njoftimit të MSh-së, gjatë dy ditëve të fundit janë vaksinuar 7.742 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i qytetarëvë të vaksinuar deri më tani është 39.321. “Vaksinimi po vazhdon përmes caktimit paraprak të termineve për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna, sipas listave të tyre në dispozicion. Ditëve në vijim, MSh do të krijojë mundësi ...
Komentet te 39.321 qytetarë të vaksionuar deri sot në Kosovë Janë të Mbyllura

​Policia në terren për respektimin e masave anti COVID

Lajme
Policia e Kosovës me njësitet e saja po vazhdon angazhimet në terren, në përpjekje për parandalimin e përhapjes së pandemisë. “Përmes respektimit të masave, mbajtjes së higjienës, mbajtjes së distancës fizike dhe bartjes së maskës, ndikojmë së bashku në parandalim të përhapjes së pandemisë”, thuhet në një postim të policisë në rrjetet sociale./KP ...
Komentet te ​Policia në terren për respektimin e masave anti COVID Janë të Mbyllura

​Mendohej që nuk ishte serioz lëndimi, Ibrahimovic humb Kampionatin Evropian

Sport
Ishte në dyshim që sulmuesi i Milanit kishte pësuar vetëm një dëmtim të vogël, por tani është konfirmuar që nuk do të paraqitet për Suedinë në Euro 2020. Zlatan Ibrahimovic nuk do të luaj në Kampionatin Evropian 2020 që do të mbahet këtë verë për shkak të lëndimit, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë Kombëtarja e Suedisë. Sulmuesi i Milanit pësoi një lëndim në gju në fitoren e “Rossonerëve” 3:0 kundër Juventusit, dhe trajneri Stefano Pioli shpresonte që lëndimi nuk do të ishte serioz, por si duket 39 vjeçarit do t’i duhet një kohë e konsiderueshme për tu rikuperuar, përcjell KosovaPress. Në një komunikatë për media, përmes rrjetit social “Twitter” ...
Komentet te ​Mendohej që nuk ishte serioz lëndimi, Ibrahimovic humb Kampionatin Evropian Janë të Mbyllura

Një qytetar bën tatuazh portretin e Kadri Veselit!

Kuriozitete ShowBiz
“TatooXemi ka” postuar punimin e tij foto-tatuazhin e një simpatizuesi të Kadri Veselit, i cili ka bërë tatuazh portretin e tij. Tatuazhi është bërë në anën e majt e cila simbolizon dashurinë ndaj tij. Foto është mbishkruar (tag) @kadriveseliks dhe @liriakaemër./DielliNews.info ...
Komentet te Një qytetar bën tatuazh portretin e Kadri Veselit! Janë të Mbyllura

​Omega-3 acidet yndyrore që nuk prodhohen nga trupi i njeriut

Shëndetësi
Omega-3 janë të ashtuquajturat acide yndyrore thelbësore, sepse trupi i njeriut nuk është në gjendje t’i prodhojë ato dhe për këtë arsye duhet të futet nga jashtë, me ushqim ose me shtesa. Acidi alfa linolenik (ALA), acidi eicosapentaenoic (EPA) dhe acidi dokosaheksaenoik (DHA) kanë disa funksione të njohura. ALA ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit në gjak, DHA ndihmon në ruajtjen e funksionit normal të trurit dhe, nëse merret nga nëna, kontribuon në zhvillimin normal të trurit dhe syve të fetusit dhe foshnjës që ushqehet me gji, ndërsa EPA dhe DHA janë të rëndësishme për funksionimin e duhur të zemrës. Në cilat ushqime gjenden këto lëndë ushqyese të ...
Komentet te ​Omega-3 acidet yndyrore që nuk prodhohen nga trupi i njeriut Janë të Mbyllura

KËNGËTARET SHQIPTARE PUSHTOJNË INDUSTRINË E MUZIKËS, DOMINOJNË TOP LISTAT

ShowBiz
Media greke i ka kushtuar një artikull katër këngëtarëve me famë botërore dhe origjinë shqiptare, Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max dhe Bebe Rexha.   “Nëse dikush do të na thoshte 10 vjet më parë se do të ishin katër vajza nga Kosova dhe Shqipëria në nivelet e larta të industrisë botërore të muzikës, do të çmendeshim. Jo sepse këto vende nuk kanë talent muzikor, por sepse është e vështirë për njerëz që vijnë nga këto vende për të kapërcyer pengesat që ekzistojnë në skenën britanike dhe amerikane. Kjo është arsyeja pse arritja e tyre është më e madhe. Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max vijojnë të ...
Komentet te KËNGËTARET SHQIPTARE PUSHTOJNË INDUSTRINË E MUZIKËS, DOMINOJNË TOP LISTAT Janë të Mbyllura

“AKTORE” KËNGA E RE E 2TON

ShowBiz
2Ton ka publikuar projektin e ri muzikor.   Këngëtari 2Ton është shumë aktiv me projekte muzikore, të cilat pëlqehen nga fansat e muzikës së tij. Ai sapo ka publikuar projektin e ri me titull “Aktore”, të cilin e sjell të vizualizuar edhe me videoklip. Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vet artisti, i cili njëherësh u kujdes edhe për pjesën e muzikës, ndërsa beatin e bëri Nego./RTK ...
Komentet te “AKTORE” KËNGA E RE E 2TON Janë të Mbyllura

​Kur për një video në TikTok djeg 200 tonë kashtë

Teknologji
Dy vajza në Rusi dogjën gati 200 tonë kashtë duke shkaktuar kështu dëme të mëdha, ndërsa përpiqeshin të bënin një video në TikTok. Policia tha se zjarri doli jashtë kontrollit, pas ndezjes së një pjese të vogël të kashtës. Rreth 195 tonë kashtë thuhet se janë djegur në zonën rurale jo shumë larg qytetit Permit, rreth 1 200 kilometra në lindje të Moskës. Të dy studentet janë ”arratisur” pasi dështuan në përpjekjet e tyre për të ndaluar flakët. Pak kohë më vonë, ato pranuan në polici se po xhironin një video në TikTok kur ndodhi incidenti. Autoritetet u thanë vajzave se përveç që kishin shkaktuar dëme të mëdha, ato kishin ...
Komentet te ​Kur për një video në TikTok djeg 200 tonë kashtë Janë të Mbyllura

​Kina ul për herë të parë anijen e saj kozmike në Mars

Teknologji
Kina ka ulur me sukses një anije kozmike në Mars për herë të parë, njoftoi agjencia kineze e hapësirës. Moduli i uljes së sondës Tianwen-1 u ul sot në mëngjes në sipërfaqen e Planetit të Kuq me roverin ”Zhurong” në bord. Tianwen-1 u ngrit nga Toka më 23 korrik dhe arriti orbitën e planetit në shkurt. Fluturimi është një nga më të vështirët që Kina ka ndërmarrë ndonjëherë. Ulja është një sfidë e madhe, pasi Marsi ka atmosferën e vet, ndryshe nga Hëna. Një parashutë dhe shtytës të frenave ndihmuan në ngadalësimin e sondës kineze; mjeti fillimisht lëvizte rreth 100 metra mbi sipërfaqen e Marsit për të identifikuar pengesat përpara ...
Komentet te ​Kina ul për herë të parë anijen e saj kozmike në Mars Janë të Mbyllura