Ndryshe nga vitet e tjera, në çeljen zyrtare te sezonit turistik, është zgjedhur qendra historike e qytetit. Kjo edhe për të treguar se Vlora ka resurse te jashtëzakonshme, jo vetëm bregdetare, por edhe te kulturës, dhe njëherësh për të promovuar edhe një nga investimet më të fundit dhe të rëndësishme në Vlorë. Aktiviteti i zhvilluar në zonën historike i ka paraprire një sërë aktiviteteve të tjera të parashikuara dhe të pritshme gjatë gjithë sezonit. “Eja në Vlorë”! Është ky slogani i këtij viti, por edhe një ftesë për të zgjedhur pikërisht Vlorën në këtë sezon turistik. Kryetari i bashkisë, Dritan Leli e ka cilësuar dhe vlerësuar se ky sezon pritet ...
Komentet te “Eja në Vlorë”, qyteti bregdetar hap zyrtarisht sezonin turistik Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në takimin e 10-të të procesit Brdo-Brijuni me pjesëmarrjen e presidentëve të shteteve të rajonit duke përfshirë presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilët janë nikoqirë të takimit. Sipas një komunikate të Presidencës, temat që do të diskutohen në takimin në Brdo afër Kranjit janë: rëndësia e procesit Brdo-Brijuni në 10- vjetorin e tij, adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe plani investiv i BE, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Evropës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor. “Në këtë Samit, Presidentja Osmani do t`i paraqesë qëndrimet e Republikës ...
Komentet te Osmani merr pjesë në Samitin e presidentëve të rajonit në Slloveni Janë të Mbyllura
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për planin e prezantuar sa i përket politikës së jashtme, duke thënë se nuk strategji të veprimit lidhur me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Derisa, Qeveria u kritikua se bashkëpunimin me Shqipërinë e ka paraqitur sipërfaqësisht, në dialogun me Serbinë u tha se nuk ka paraqitur fare kornizën e parimeve. Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi në një konferencë për media, tha se mënyra se si është paraqitur programi i Qeverisë për politikë të jashtme dhe diasporë, është i natyrës dëshirore. Mjekiqi: Qeveria nuk ka plan për njohjet e reja Video “Pa fokus dhe pa masa konkrete që do të ...
Komentet te LDK: Qeveria pa plan në politikën e jashtme dhe pa parime në dialogun me Serbinë(Video) Janë të Mbyllura
Në qendrën e vaksinimit në sallën ‘1 Tetori”, në Prishtinë, po vazhdon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 65 vjeç. Vaksinimi kundër COVID-19 ka vazhduar për ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova dhe sipas terminëve të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë̈. Qytetarët e Prishtinës ankohen për aplikimin online, pasi që shumë prej tyre nuk dinë se si funksionon ky proces. Kurse, një pjesë e madhe e qytetarëve ktheheshin prapë, pasi nuk kishin arritur me sukses aplikimin për vaksinim. Nazmi Latifi nga Prishtina thotë se djali tij ka aplikuar, ndërsa ai nuk do të dinte dhe do të mbetej pa aplikuar. Latifi: Nuk kisha ditë me apliku “Për mua ka ...
Komentet te Të moshuarit po hasin në vështirësi në aplikimin online për vaksinim Janë të Mbyllura
Ndërrimi i shpeshtë i pushtetit ka bërë që Zona e veçantë Ekonomike Amerikane në Gjakovë të mbetet pas dore, ndonëse vendimi për formimin e saj ishte marrë në vitin 2018. Nga Komuna e Gjakovës dhe nga Oda Ekonomike Amerikane thonë se ishte mungesa e stabilitetit politik shkaktari kryesor i mosfunksionalizimit të kësaj zone. Ndërsa nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me atë se deri ku ka shkuar procesi i jetësimit të zonës. Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini thotë se funksionalizimi i kësaj zone është shumë i rëndësishëm jo vetëm për komunën që ai e udhëheq, por për gjithë regjionin. Gjini thotë se vendimi ...
Komentet te Jostabiliteti politik pamundësoi Zonën Ekonomike Amerikane në Gjakovë (Video) Janë të Mbyllura
Ministria e Drejtësisë̈ po synon që brenda këtij viti të përgatisë̈ koncept-dokumentin për rithemelimin e Institutit për Krime të Luftës. E ekspertë po e shoh si tejet të nevojshëm rikrijimin e këtij instituti, pasi vlerësojnë se një hap i tillë do mundësonte arkivimin e provave për krimet serbe në Kosovë, të cilat do të përdorën edhe për gjykimin e kryesve të krimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Genc Nimoni, këshilltar në ministrinë̈ e Drejtësisë̈ thotë se prioritet i kësaj ministrie janë̈ krimet e luftës në Kosovës, prandaj thotë̈ se brenda këtij viti po synojnë̈ të krijojnë̈ një̈ koncept-dokument për Institutin e Krimeve të Luftës. Nimoni po ashtu u shpreh ...
Komentet te MD brenda vitit synon koncept-dokumentin për Institutin për Krime të Luftës, ekspertët e mirëpresin (Video) Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dorëzuar raportin e punës për vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës. Në të njëjtin raport të cilin e ka parë KosovaPress, KQZ ka një kërkesë të veçantë për deputetët lidhur me reformën zgjedhore. KQZ kërkon nga Kuvendi që procesi i reformës zgjedhore i nisur prej vitesh të përmbyllet brenda këtij mandati. Ligjet aktuale me të cilat organizohen zgjedhjet, si Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ai për zgjedhje lokale, janë hartuar dhe miratuar në vitin 2008. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, pohoi për KosovaPress se po kërkojnë të mbyllet reforma zgjedhore, pasi që nga miratimi i ligjeve aktuale para 13 vitesh janë organizuar 8 ...
Komentet te KQZ dorëzon raportin e punës në Kuvend: Përmbyllni reformën zgjedhore! Janë të Mbyllura
Një grua ka raportuar dje në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga djali dhe nusja e tij. Sipas njoftimit, viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me sugjerim të prokurorit ndaj viktimës është lëshuar “Urdhër për mbrojtje të përkohshme emergjente”. Të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./KP ...
Komentet te Nëna sulmohet nga djali i vet dhe nusja Janë të Mbyllura
Një femër është gjetur pa shenja jete në fshatin Bellanicë të Malishevës. Sipas Policisë, nga ekipi mjekësorë është pranuar informacioni se deri sa ata i ishin përgjigjur një kërkese për ndihmë mjekësore, kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë gjetur pa shenja jete viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./KP ...
Komentet te Gjendet e vdekur një femër në një fshat të Malishevës Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’ia mësyjë sërish kryeqendrës evropiane. Ai javën e ardhshme në Bruksel pritet të ketë një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor. Ky takim joformal, i ftuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell po konsiderohet i dobishëm në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes shteteve. Megjithëse ky do të jetë takimi i parë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, i njëjti nuk pritet t’i paraprijë rifillimit të dialogut. Ndërkohë, vizitat e shpeshta në Bruksel të Kurtit, opozitarët po i shohin si heqje dore nga gjitha kauzat politike të tij sa ishte në opozitë. Takimin e 18 majit në Bruksel për KosovaPress e ka ...
Komentet te Kurti javën e ardhshme sërish në Bruksel, takimi me liderët e rajonit shihet si produktiv(Video) Janë të Mbyllura