Një Mercedes X-Class i pandalshëm me gjashtë rrota. Ideja erdhi nga ish-pronari i një makine gjermane përpara se të vendoste për ta nxjerrë atë në shitje në Holandë. Makina që nisi ”karrierën” e saj si një X 350d e zakonshme, u shndërrua shpejt në diçka ndryshe, falë shtimit të dy rrotave. Sipas raporteve nga ”Classic Youngtimers”, ky Mercedes X-Class nuk është ndërtuar vetëm për estetikë, por ka provuar se është në gjendje të kapërcejë çdo pengesë të vërtetë. Amortizatorwt e tij janë rritur me 10 cm, një hapësirë që ka lejuar gjithashtu miratimin e rrotave aliazh të bëra me porosi. Ky X-Class super dallohet gjithashtu nga modelet origjinale me detaje ...
Komentet te Mercedes X-Class me gjashtë rrota Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Google, ashtu si edhe Apple, do të zbatojë funksionin e etiketave “privacy” në të gjitha aplikacionet Android të shpërndara në Play Store. Më 26 prill, me një përditësim të sistemit operativ iOS, kompania e Cupertino-s prezantoi mundësinë që përdoruesit e saj të përjashtojnë gjurmimin e aplikacioneve për qëllime reklamimi. Etiketat do të fotografojnë me ikona dhe grafikë përdorimin e të dhënave personale nga aplikacionet. Si rrjedhojë, zhvilluesit do të duhet t’i deklarojnë kompanisë Google dhe publikut të përdoruesve se cilat të dhëna personale ata përdorin dhe për çfarë qëllimesh, përveçse duhet të sigurojnë një politikë të zgjeruar të privatësisë. Për t’u përgatitur për risitë, Google fton zhvilluesit të rishikojnë proceset ...
Komentet te Google planifikon etiketa “privacy” për aplikacionet Janë të Mbyllura
Tajvani njoftoi sot shtrëngimin e masave antiCOVID-19 për dy javë të tjera pasi raportoi 180 raste të transmetuara në vend, një rekord i lartë ditor që nga shpërthimi i pandemisë. Ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies, Chen Shih-chung, i cili kryeson Qendrën e Komandës për Epideminë, tha në një konference shtypi se “deri më 28 maj, të gjitha objektet rekreative dhe qendrat sportive duhet të qëndrojnë të mbyllura”. “Të gjitha aktivitetet fetare të pelegrinazheve, gjithashtu, do të ndalohen dhe të gjitha kampuset shkollore nuk do të hapen për publikun”, shtoi ai. Ndërkohë, masa më të ashpra u vendosën për dy javë në zonën metropolitane të Taipeit, në Tajvanin verior, ndërsa u ...
Komentet te Tajvani shtrëngon masat kufizuese Janë të Mbyllura
“Dhelprat” kanë fituar trofeun e parë të këtij sezoni, dhe të parin që nga triumfi në Premier Ligë në sezonin 2015/16. Ka përfunduar finalja e FA Cup angleze, e cila u zhvillua në stadiumin “Wembley”, ku kampionë të sezonit 2020/21 janë skuadra e Leicester Cityt, përcjell KosovaPress. Të dy skuadrat treguan lojë të barabartë deri në minutën e 63’, ku me super golin e mesfushorit belg Tielemans, Leicester kaloi në epërsi prej 1:0 kundër “Bluve” të Londrës. Goli i Tielemans doli të ishte i fundit për këtë ndeshje, dhe rezultoi që në fund “Dhelprat” ta fitojnë finalen e sezonit 2020/21 të FA Cup angleze kundër skuadrës së Thomas Tuchel. Rezultati ...
Komentet te Leicester kampion i FA Cup, mposht në finale Chelsean Janë të Mbyllura
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar për një bisedë telefonike që ka pasur me presidenten Vjosa Osmani. Kreu i shtetit malazez ka thënë se biseda ka qenë tejet informuese në lidhje me përgatitjet që po bëhen për Samitin e Brdo-Brijunit. Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi dhe Kosova ndajnë aspiratën e përbashkët për fqinjësi të mirë dhe për stabilitet të rajonit që shkon në të mirë të qytetarëve. Gjithashtu presidenti Gjukanoviq ka treguar se Osmani i ka bërë ftesë për ta vizituar Kosovën. “Me mirënjohjen për ftesën për të vizituar Kosovën, pres me padurim vazhdimin e bisedës sonë në Brdo afër Kranj”, ka shkruar Gjukanoviq./Nmk /DielliNews.info ...
Komentet te Presidentja Osmani fton Gjukanoviqin që ta vizitojë Kosovën Janë të Mbyllura
Derisa numri i infektimeve me koronavirus ka rënë në Gjermani dhe në shumë pjesë të botës qeveria gjermane ka lehtësuar masat për udhëtime në disa vende, përcjell nmk-post.com Gjermania e ka ndryshuar listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë ku Kosova, Maqedonia e Veriut, Sërbia, Mali Zi dhe disa shtete tjera nuk bëjnë pjesë më në këtë listë ashtu siç ishte më parë. Gazetari i njohur i Deutsche Welle Bahri Cani nëpërmjet një video ekskluzive në kanalin e tij në youtube ka informuar të gjith mërgimtarët se është hequr karantina për udhëtarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali Zi dhe disa shtete tjera, mirpo vlen të theksohet se duhet ...
Komentet te Hiqet Karantina për udhëtarët e Maqedonisë dhe Kosovës në Gjermani (VIDEO) Janë të Mbyllura
Mbrojtësi kolumbian Cuadrado ka shënuar golin e dytë personal në ndeshje. Skuadra e Juventusit është duke e kërkuar me çdo kusht fitoren sot kundër Interit, ku në minutat e fundit të kohës së rregullt, nga një tjetër penallti e akorduar, Juan Cuadrado ka shënuar për 3:2, përcjell KosovaPress. Cuadrado ka shënuar golin e tij të dytë personal në ndeshje, i cili mund të jetë edhe goli i fitores për Juventusin. Golin e gjeni më poshtë./KP ...
Komentet te Drama në stadiumin “Allianz”, Cuadrado kalon përsëri në epërsi Juventusin Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit është shënuar numër rekord i personave të shëruar nga virusi Covid-19 në Maqedoni të Veriut. 2179 persona të prekur e kanë fituar betejën me Covid 19, numër ky i cili deri më tani nuk ka qenë pjesë e raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik. 4196 persona janë testuar, prej të cilëve 112 kanë rezultuar pozitiv, që në përqindje i bie të jetë 2,7% nga numri i përgjithshëm i testeve. Numri i viktimave është 13, ndërkaq Shkupi kryeson si për nga numri i të prekurve ashtu dhe për nga numri i viktimave. Ministria e Shëndetësisë njofton se situata në Spitale dhe ...
Komentet te 13 të vdekur dhe 112 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni Janë të Mbyllura
Skuadra e Leicester Cityt ka kaluar në epërsi kundër “Bluve” të Londrës. Më në fund është zhbllokuar rezultati në finalen e FA Cup angleze, ku përmes një super goli të Tielemans, skuadra e Leicester ka kaluar në epërsi minimale kundër Chelseat, përcjell KosovaPress. Nga një gjuajte jashtë zonës së 16 metërshit, mesfushori belg ka shënuar gol në minutën e 63’, kështu duke i kaluar në epërsi “Dhelprat” e Brendan Rodgers. Golin e gjeni më poshtë./KP ...
Komentet te Leicester zhbllokon rezultatin në stadiumin “Wembley”(Video) Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 39 raste pozitive me Covid-19 në Shqipëri. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të humbjeve të jetëve në 2,429 që prej fillimit të pandemisë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 83 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin ...
Komentet te 39 raste të reja dhe 2 humbje jete në Shqipëri Janë të Mbyllura