​Kina ul për herë të parë anijen e saj kozmike në Mars

- in Teknologji

Kina ka ulur me sukses një anije kozmike në Mars për herë të parë, njoftoi agjencia kineze e hapësirës.

Moduli i uljes së sondës Tianwen-1 u ul sot në mëngjes në sipërfaqen e Planetit të Kuq me roverin ”Zhurong” në bord.

Tianwen-1 u ngrit nga Toka më 23 korrik dhe arriti orbitën e planetit në shkurt.

Fluturimi është një nga më të vështirët që Kina ka ndërmarrë ndonjëherë.

Ulja është një sfidë e madhe, pasi Marsi ka atmosferën e vet, ndryshe nga Hëna.

Një parashutë dhe shtytës të frenave ndihmuan në ngadalësimin e sondës kineze; mjeti fillimisht lëvizte rreth 100 metra mbi sipërfaqen e Marsit për të identifikuar pengesat përpara se të gjente një vend të përshtatshëm uljeje. /ATSH-DPA/  KP