Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Osmani në Samitin Brdo-Brijun: Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalën e saj në Samitin e presidentëve të rajonit në Brdo-Brijun, duke folur për perspektivën e BE-së dhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon, ka theksuar se nuk mund të kalohet në kapitujt vijues përpara se të lexohen dhe kuptohen plotësisht kapitujt e mëparshëm. Presidentja Osmani ka theksuar se është e nevojshme pranimi i së vërtetës për atë që ka ndodhur në rajon. “Kur flasim për atë se çfarë ndodhi në të vërtetë me viktimat, të mbijetuarit, të zhdukurit nga luftërat. Dhe më e rëndësishmja, kur flasim mbi atë se pse nuk janë prapa hekurave autorët e këtyre krimeve të neveritshme të kryera nga regjimi i ...
Komentet te Osmani në Samitin Brdo-Brijun: Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid Janë të Mbyllura

​Kusari i kundërpërgjigjet Abelard Tahirit: PDK vazhdoi me ofendime ndaj meje

Lajme
Tensionet e krijuara në seancën e së premtes u bënë mollë sherri në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të mbajtur të hënën. Kjo meqë pas hapjes së atij debati, përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës kanë lëshuar mbledhjen me arsyetimin se janë ofenduar nga u.d. shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila. Por, këtyre akuzave të Partisë Demokratike të Kosovës u është përgjigjur Kusari – Lila, duke thënë se ishin përfaqësuesit e PDK-së ata që e ofenduan personalisht atë. Kusari – Lila, në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së kryesisë, tha se largimi i përfaqësuesve të PDK-së nga mbledhja erdhi pas kërkesës së saj ...
Komentet te ​Kusari i kundërpërgjigjet Abelard Tahirit: PDK vazhdoi me ofendime ndaj meje Janë të Mbyllura

​Ngritët aktakuzë ndaj 9 doganierëve për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Prizren

Lajme
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj 9 doganierëve për keqpërdorim të detyrës zyrtare. B.M., D.H., I.B., H.D., D.Z., J.B., M.V., A.O. dhe D.K., nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”. Kundër të pandehurve V.S., V.S., M.A. dhe L.R., nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “kontrabandimi i mallrave”, “shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” dhe “tregtia e ndaluar. Nëpërmjet një komunikate për media Prokuroria Themelore në Prizren ka treguar se në ndërmjet 07 marsit 2018 dhe 21 maj 2019 në pikën-kalimin kufitar në Vërmicë – Komuna ...
Komentet te ​Ngritët aktakuzë ndaj 9 doganierëve për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Prizren Janë të Mbyllura

​Vendos kryesia, ministri Murati të enjten në interpelancë

Lajme
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që të mbajë interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”. Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se në seancën e së enjtes do të kërkojnë kthimin e shtesave për të gjitha kategoritë. Tahiri: Të enjten interpelanca me ministrin Murati “Mbledhja e kryesisë së Kuvendit vendosi që në seancën e të enjtes të vendoset si pikë e rendit të ditës propozimi i GP të AAK-së për interpelancën që ndërlidhet me vendimin për ‘Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe ...
Komentet te ​Vendos kryesia, ministri Murati të enjten në interpelancë Janë të Mbyllura

​Gresa Caka-Nimani zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Gresa Caka-Nimani është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtuese. Caka-Nimani do të fillojë të ushtrojë detyrën e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese më 26 qershor 2021, pasi që të përfundojë mandati i kryetares aktuale, Arta Rama-Hajrizi. Mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës është tri vjet. “Në seancën administrative të mbajtur të hënën, më 17 maj 2021, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në përputhje me nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur Kryetar të ri të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtaren Gresa Caka-Nimani”, kështu thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese. /KP ...
Komentet te ​Gresa Caka-Nimani zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese Janë të Mbyllura

​PDK lëshon mbledhjen e kryesisë, thonë se i ofendoi Mimoza Kusari

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, për shkak të ofendimeve që sipas tyre, kanë marrë nga ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila. Menjëherë pas largimit nga mbledhja, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se opozitarizmi i Lëvizjes Vetëvendosje po e rëndon mazhorancën, duke tentuar të mbysë debatin në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se u.d. shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, është e fundit në Kuvendin e Kosovës që mund t’i quajë deputetët “më shumë banditë sesa parti opozitare”. Tahiri: Mimoza Kusari është e fundit që mund t’i quajë deputetët ...
Komentet te ​PDK lëshon mbledhjen e kryesisë, thonë se i ofendoi Mimoza Kusari Janë të Mbyllura

Vaksinohen rreth 8 mijë persona të moshës mbi 65-vjeç

Shëndetësi
Që nga 5 maji e deri më tani në sallën “1 Tetori” janë rreth 8 mijë persona mbi moshën 65-vjeç që kanë marrë vaksinën antiCOVID-19. Në konferencën për media, koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi tha se vetëm sot në këtë qendër janë vaksinuar 140 persona të grup moshave 65-vjeç. Ndërkaq ka theksuar edhe se po vaksinohen vetëm personat e regjistruar në e-Kosova e që janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë. Bardhi: 42 mijë të vaksinuar deri tani në Kosovë “Edhe sot po vazhdon procesi i vaksinimit të grup moshave mbi 65-vjeç aktualisht deri në këto qaste që ne po flasim sot kemi të vaksinuar ...
Komentet te Vaksinohen rreth 8 mijë persona të moshës mbi 65-vjeç Janë të Mbyllura

​Kurti: Darka nesër në Bruksel nuk është dialog me Serbinë

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se takimi i nesër në Bruksel nuk është dialog me Serbinë por vetëm darkë tradicionale e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shefi i ekzekutivit ka folur edhe për çështjen e vizave për çka ka deklaruar se mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është problem politik. Kurti: Nesër në Bruksel nuk kemi dialog me Serbinë por darkë tradicionale të liderëve të Ballkanit Perëndimore (Video) “Darka nesër mbrëma në Bruksel nuk është dialog me Serbinë, por është darkë tradicionale e liderëve të Ballkanit Perëndimor gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që shtrohet nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian ...
Komentet te ​Kurti: Darka nesër në Bruksel nuk është dialog me Serbinë Janë të Mbyllura

​Hamza: Banka Zhvillimore do të jetë projekt i dështuar

Ekonomi
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Bedri Hamza ka deklaruar se themelimi i bankës zhvillimore, pretendim i qeverisë Kurti, do të jetë projekt i dështuar dhe do ta cenojë sektorin bankar. Duke kritikuar programin e qeverisë në sferën e ekonomisë, Hamza gjatë seancës së sotme, tha se me themelimin e kësaj banke do të prishen edhe rregullat e tregut. Hamza: Banka Zhvillimore do të jetë një projekt i dështuar Video: “Bankën Zhvillimore edhe mund ta themeloni, mund t’i gjeni nja shtatë milionë euro si kapital fillestar, mund ta rrisni borxhin publik edhe për nja 200 milionë ose 100 milionë euro. Mirëpo efektet e saj në ekonomi kanë me qenë ...
Komentet te ​Hamza: Banka Zhvillimore do të jetë projekt i dështuar Janë të Mbyllura

Protestohet kundër abuzimit seksual në shkolla, kërkohet futja e edukimit seksual si lëndë mësimore

Lajme
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur protestë pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shkak të abuzimit seksual ndaj të miturës në Prishtinë. Nën thirrjet “Abuzimi seksual nuk ka arsyetim”, “Edukatë seksuale në shkolla”, “Mos i dhunoni vajzat”, dhjetëra qytetarë kërkuan nga MAShT-i, futjen e edukatës seksuale në shkolla, ambiente të sigurta për nxënësit, si dhe punësimin e psikologëve dhe punëtorëve socialë në të gjitha shkollat. Aktivistja e shoqërisë civile, Fjolla Muçaj, tha se sot po protestojnë kundër dhunës dhe pasigurisë së skajshme të vajzave brenda dhe jashtë ambienteve shkollore, për çka shtoi se Ministria e Arsimit është bashkëfajtore. Muçaj: Rasti te shkolla “Faik Konica” shpërfaq ...
Komentet te Protestohet kundër abuzimit seksual në shkolla, kërkohet futja e edukimit seksual si lëndë mësimore Janë të Mbyllura