Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar se ka liruar nga detyra drejtorin e Arsimit, Ismet Ferizi, për një deklarim të cilin e ka quajtur skandaloz. Bahtiri ka thënë se ky lirim nga detyra është për shkak se ai në takim zyrtar në Ministrinë e Arsimit ka thënë: “Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet në arsim”. “Pas këtij deklarimi skandaloz të njëjtin e kam larguar nga takimi. Ky diskrimin në baza fetare për mua ka qenë i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ku për pasojë më është dashur të marrë veprimin e lirimit nga detyra, pasi që ai nuk ka reflektuar në qëndrimin ...
Komentet te Bahtiri liron nga detyra drejtorin e arsimit në Mitrovicë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve në kuadër të Samitit të presidentëve të shteteve të rajonit Brdo-Brijuni, ka zhvilluar një takim me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Të dy presidentët i kanë vlerësuar të mira marrëdhëniet ndërshtetërore dhe kanë potencuar se komuniteti shqiptar në Mal të Zi dhe pakica malazeze në Kosovë janë urë lidhëse. Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral dhe rajonal, liberalizimin e vizave, rrugën evropiane të Kosovës si dhe anëtarësimin në NATO. Osmani dhe Gjukanoviq, kundërshtuan idetë për ndryshimin e kufijve në rajon, por edhe shfaqën shqetësimin për rritjen e ndikimit të Rusisë në rajon. Në takimin ndërmjet të dy ...
Komentet te Osmani-Gjukanoviq kundërshtojnë idetë për ndryshimin e kufijve në Ballkan Janë të Mbyllura
Ministri i Infrastrukturës, Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu e ka quajtur precedent të rrezikshëm ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë mbi bazën e kërkesës së Kishës Ortodokse serbe. Ai gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, tha se nuk është ndaluar buxheti për ndërtimin e kësaj rruge, por janë kundër idesë që të ndërtohet bypass-i 18 kilometra në vend të atij prej 6 kilometrave brenda zonës së mbrojtur. Aliu: Është gabim, sepse krijojmë një precedentë të rrezikshëm “Nuk e kemi ndal buxhetin aspak. Ideja është të ndërtohet një rrugë 18 kilometra në vend të 6 kilometra brenda zonës së mbrojtur nëpër male dhe bjeshkë. Pse? Për shkak se kalon kah ...
Komentet te Liburn Aliu dhe Ramush Haradinaj përplasen për rrugën Deçan-Plavë Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi. Ambasadorja Jusufi e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja. Ajo theksoi se Kosova mbetet partnere e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, me të cilën realizohen shumë projekte të përbashkëta, si në fushën e ekonomisë e tregtisë, ashtu edhe në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren për vizitën dhe urimet dhe shtoi se Kosova do të punojë me të njëjtin përkushtim në intensifikim të marrëdhënieve bilaterale me Maqedoninë e Veriut në rrafshin politik, tregtar, ekonomik, e kulturor. Ai ...
Komentet te Bislimi dhe ambasadorja e Maqedonisë flasin për mbledhjen e dy qeverive Janë të Mbyllura
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka deklaruar se plani i qeverisë Kurti për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, është i gjeneralizuar dhe paspecifikuar. Quni: Plani për FSK-në është i gjeneralizuar dhe paspecifikuar Video: “Plani i qeverisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës është i gjeneralizuar dhe i paspecifikuar”, tha ai. Quni gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet programi i qeverisë Kurti, pyeti të njëjtin për planet konkrete në realizimin e 106 milionëve për FSK-në gjatë vitit 2022. Quni: Cilat janë planet konkrete për realizimin e shpenzimet e buxhetit për vitin 2022 Video: “Si do ta alokoni këtë buxhet, ...
Komentet te Quni: Plani i qeverisë Kurti për FSK është i gjeneralizuar dhe paspecifikuar (Video) Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria Kurti 2 që të mos ndalë buxhetin për rrugën Deçan-Plavë. Sipas Haradinajt, kalkulimi për heqje të parave nga projektet kapitale duhet të bëhet me kujdes. Në seancën e jashtëzakonshme ku është bërë prezantimi i programit qeverisës, Haradinaj ka thënë se rruga Deçan-Plavë është ëndërr e shqiptarëve, andaj sipas tij, qeveria duhet ta përkrahë këtë projekt. Haradinaj: Nuk ka logjikë të hiqen paratë nga projekti i rrugës Deçan-Plavë (Video) “Vërtet rruga Deçan-Plavë, kryeministër ju e dini jeni me origjinë të familjes prej Malit të Zi, atje është një popull martir e presin me qindra vjet, nuk ka logjikë ...
Komentet te Haradinaj-Kurtit: Na trego nëse e ke në plan t’i gjuash përgjegjësitë si herën e parë! Janë të Mbyllura
Kuvendi i Republikës së Kosovës, të enjten, më 20 maj në orën 10:00 do të mblidhet në seancë të rregullt plenare. Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca. Në seancën e të enjtes, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të ketë interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në lidhje me shtesat e pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë. Pas interpelancës, Kryesia vendosi pikë të rendit të ditës edhe propozimin e Avokatit të Popullit bashkë me rekomandimet e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ...
Komentet te Shtyhen debatet parlamentare, ja pikat e seancës të së enjtes Janë të Mbyllura
Klinika e Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pranoi një donacion nga EULEX-i. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë e dhuroi këtë donacion, i cili përmban inventar, pajisje kompjuterike, fotokopje dhe materiale tjera për zyrat e personelit shëndetësor. Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, e falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, sidomos sektorit të shëndetësisë gjatë kohës së Pandemisë COVID-19. “Gjatë këtyre muajve gjithmonë kemi pasur në krahë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët në një formë ose tjetër e kanë lehtësuar punën tonë. Ky donacion është dëshmi e bashkëpunimit dhe mbështjetes së ofruar nga Bashkimi ...
Komentet te EULEX dhuron një donacion për QKUK-në Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar për sekuestrimin e 2 ton e 200 kg kokainë Kosovë. Sveçla nuk ka dhënë shumë detaje rreth aksioni veçse ka thënë se Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saja do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit. Ai ka theksuar se pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më streha kriminelëve. “Sot gjatë një aksioni të koordinur me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë. Falënderoj institucionet e partnerëve tanë ...
Komentet te Sveçla reagon për sekuestrimin e 2,2 tonë kokainë: Kosova nuk do të jetë më streha e kriminelëve Janë të Mbyllura
Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli bashkë me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Lumni Amrushi ka pritur garuesin e Klubit të Karatesë “Vjosa”, Xhevdet Smajli së bashku me trajnerin e tij, Nusret Salihaj dhe përcjellsin Ali Smajli. Kryetari Ismajli tha se ndjehet tepër i lumtur që sot Xhevdeti udhëton për në Kroaci, i cili do të përfaqëson Kombëtaren e Kosovës në Kampionatin Evropian të Karatesë. Nga Klubi i Karatesë “Vjosa”, në kategorinë parakarate do të merrë pjesë Xhevdet Smajli së bashku me trajnerin e tij, Nusret Salihaj nën përcjelljen e Ali Smajlit. Për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian të Karatesë, KK “Vjosa” është mbështetur nga Federata e Karatesë së ...
Komentet te Xhevdet Smajli e përfaqëson Kombëtaren e Kosovës në Kampionatin Evropian të Karatesë Janë të Mbyllura