Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Stoltenberg: Nuk ka ndryshim të pranisë së NATO-s në Kosovë

Lajme
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot se nuk do të ketë asnjë ndryshim në misionin ushtarak të Aleancës në Kosovë dhe se mbështet plotësisht procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Ai vuri në dukje sot në një bisedë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel se Aleanca është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor përmes misionit paqeruajtës KFOR. “Kam pasur një bisedë të mirë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth sfidave të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. NATO është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor përmes misionit KFOR,” shkroi Stoltenberg në Twitter. Ai u bëri thirrje të gjitha ...
Komentet te ​Stoltenberg: Nuk ka ndryshim të pranisë së NATO-s në Kosovë Janë të Mbyllura

​Osmani flet rreth përplasjes me Vuçiqin në Slloveni

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brione në Slloveni. Ajo ka treguar për RTK mbi përplasjen që kishte sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Vuçiq insistonte që ndryshimi i kufijve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’ju lihen vetëm shtetet anëtarëve që janë pjesë e OKB-së”, ka thënë Osmani. Sipas saj, përplasja ka ndodhur kur ajo dhe Shefik Xhaferoviq, anëtar i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë folur për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe në Bosnje. “Kur ne folëm për këto krime, aty ndodhi kundërshtimi i Vuçiqit. Ne folëm qartë për krimet e kryera edhe në Bosnje edhe në Kosovë dhe ...
Komentet te ​Osmani flet rreth përplasjes me Vuçiqin në Slloveni Janë të Mbyllura

​Seanca mbi programin qeverisës vazhdon të mërkurën

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të rikthehen serish në ulëset e tyre të mërkurën nga ora 11:00, për të vazhduar debatin mbi programin katërvjeçar qeverisës. Kjo pasi opozita dhe pozita u morën sot vesh për ndërprerjen e debatit mbi programin e Qeverisë Kurti. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se vazhdimi i seancës së sotme do të bëhet ditën e mërkurë. “Pas arritjes së konsensusit mes pozitës dhe opozitës, vazhdimi i seancës do të bëhet të mekurën, në orën 11:00”, ka thënë Konjufca. Ndryshe, debati i sotëm mbi programin e Qeverisë Kurti 2 ka kaluar me përplasje të shumta ndërmjet pozitës dhe opozitës./KP ...
Komentet te ​Seanca mbi programin qeverisës vazhdon të mërkurën Janë të Mbyllura

​Vitia: Deri në fund të vitit procesi i vaksinimit do të mbulojë 60% të qytetarëve

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë përplasur sot në Kuvend mbi çështjen e vaksinimit kundërCOVID-19. Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për neglizhencë të treguar për sigurimin e numrit të vaksinave për qytetarët dhe procesin e vaksinimit. Ai tha se programi i Qeverisë Kurti është i paqartë sidomos në sektorin shëndetësor, pasi nuk ofron plan konkret për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin e popullsisë. Zemaj: Nuk ka plan sa persona do të vaksinohen Video “Në program përmendet se Kosova do të bëjë vaksinim 60 për qind i popullatës deri në fund të vitit, por nuk ka plane konkrete sa persona do ...
Komentet te ​Vitia: Deri në fund të vitit procesi i vaksinimit do të mbulojë 60% të qytetarëve Janë të Mbyllura

Çështjet e drejtësisë përplasin opozitën me pushtetin

Lajme
Rishikimi funksional, Gjykata Komerciale e proceset e tjera që udhëhiqen nga Ministria e Drejtësisë, i kanë përplasur me fjalë sot ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe ish-ministrin e Abelard Tahiri. Haxhiu ka thënë se PDK në qeverisje nuk e ka pasur qëllim luftimin e krimit dhe korrupsionit, ndërsa ish-ministri i Drejtësisë nga PDK ka deklaruar se Haxhiu po i shtyn tutje punët e nisura nga PDK sa ishte në qeveri derisa nuk po sjell asgjë të re. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në seancën e sotme të Kuvendit, ku është prezantuar program qeverisës, ka thënë se Qeveria Kurti 2 do të votojë projektligjin për Gjykatën Komerciale. Haxhiu: Qeveria Kurti 1 ...
Komentet te Çështjet e drejtësisë përplasin opozitën me pushtetin Janë të Mbyllura

​Osmani takon Pendarovskin, kundërshtojnë idenë për ndryshimin e kufijve në Ballkan

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ciklin e takimeve me disa nga presidentët e rajonit në kuadër të Samitit Brdo-Brijuni në Slloveni, e ka përmbyllur me presidentin e Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski. Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy shteteve fqinje janë vlerësuar të mira, ndërkohë që të dy presidentët janë angazhuar për thellimin e mëtejmë të tyre, sidomos në sferën e shkëmbimit tregtar e ekonomik, arsimit, kulturës e turizmit. Në këtë takim është bërë e ditur se në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror, së shpejti do të mbahet një takim i përbashkët i Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë Veriore. Presidenti Pendarovski e ka njoftuar homologen Osmani se shteti i tij do ...
Komentet te ​Osmani takon Pendarovskin, kundërshtojnë idenë për ndryshimin e kufijve në Ballkan Janë të Mbyllura

​Kontrabanda me duhan, Dogana e Kosovës suspendon 9 zyrtarë

Lajme
Dogana e Kosovës ka suspenduar 9 zyrtarë doganorë ndaj të cilëve sot është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar lidhur me kontrabandën me duhan, ndërkohë që nuk ka dhënë detaje rreth kapjes së një sasie të madhe droge me arsyetimin se nuk janë të autorizuar për një gjë të tillë. Në një konferencë për media, drejtori i përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu ka folur rreth hetimeve të kontrabandës me duhan, i cili ka nisur në vitin 2018, ku ishin të përfshirë 47 persona të dyshimtë, 9 prej të cilëve zyrtarë doganorë. Sipas provave, ai tha se janë rreth 80 mijë kilogramë duhan kontrabandë, e që buxhetit të ...
Komentet te ​Kontrabanda me duhan, Dogana e Kosovës suspendon 9 zyrtarë Janë të Mbyllura

​Opozita kritikon programin e Qeverisë Kurti 2

Lajme
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetët e opozitës e kanë kritikuar ekzekutivin rreth programit qeverisës të cilin kryeministri Albin Kurti e ka prezantuar sot. Derisa u pyet për sigurimin e buxhetit për skemat sociale, rritjen e pagës minimale dhe rritjen e borxhit publik, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka debatuar me ish-ministrat e Financave të cilët tani janë deputetë në opozitë, rreth skemave sociale, rritjes së pagës minimale dhe borxhit publik. Murati: Kur keni para të paguani Bechtel Enka, edhe për shtesat e fëmijëve ato do të gjenden “U kritikuan edhe skemat sociale dhe u tha që këto kushtojnë kaq e këto kaq. Ta zëmë, përmenden ...
Komentet te ​Opozita kritikon programin e Qeverisë Kurti 2 Janë të Mbyllura

​Pahor: I dërguam mesazhe të qarta BE-së, Ballkani Perëndimor të shihet si tërësi

Lajme
Ballkani Perëndimor dërgoi një mesazh të rëndësishëm nga Samiti i Sotëm i Liderëve Rajonalë brenda procesit Brdo-Brioni, dhe kjo është që BE duhet të shikojë rajonin si një i tërë, tha presidenti slloven Borut Pahor. Në konferencën për shtyp pas takimit, Pahor tha se tubimi ishte i veçantë, por i suksesshëm. “Ai ishte i veçantë, nuk kishim mysafirë. Zakonisht kur kemi një mysafir të lartë nga një vend i BE, të gjithë i drejtohen dhe i shprehin pikëpamjet e tij. Këtë herë nuk kemi pasur një mysafir, sepse presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili dëshironte të vinte, nuk mundi për shkak të detyrimeve të tjera. Kjo është hera e ...
Komentet te ​Pahor: I dërguam mesazhe të qarta BE-së, Ballkani Perëndimor të shihet si tërësi Janë të Mbyllura

​Hajdari: Synojmë implementimin e plotë të MSA-së deri në përfundim të mandatit qeverisës

Lajme
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë që synojnë implementimin e plotë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) deri në fund të mandatit qeverisës. Në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku është prezantuar programi qeverisës katërvjeçar i Qeverisë Kurti, Hajdari ka thënë se Kosova është shumë vonë sa i përket zbatimit të masave të MSA-së. Hajdari: Synojmë implementimin e plotë të MSA-së deri në fund të mandatit qeverisës “Ne do të kemi për prioritet kyç implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit andaj ne synojmë që sivjet të zbatojmë plotësisht planin vjetor të këtij viti dhe po ashtu të vitit të kaluar. Ne jemi pak si vonë ...
Komentet te ​Hajdari: Synojmë implementimin e plotë të MSA-së deri në përfundim të mandatit qeverisës Janë të Mbyllura