Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Një i vdekur dhe 25 raste me COVID-19

Shëndetësi
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.333 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 25 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Istog 1 rast (65 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.939 raste nga 571.317 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.226 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i ...
Komentet te ​Një i vdekur dhe 25 raste me COVID-19 Janë të Mbyllura

​Kurti prezanton programin para deputetëve: Është projektim i shoqërisë që duam ta ndërtojmë(Video)

Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka prezantuar programin qeverisës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Duke e quajtur programin projektim të modelit të shoqërisë që duam ta ndërtojmë, kreu i qeverisë i renditi prioritetet katër vjeçare para të zgjedhurve të popullit. Ai tha se i njëjti është reflektim i premtimeve në fushatën zgjedhore dhe premtimeve ndaj të ardhmes. Ai në foltoren e Kuvendit iu kërkoi opozitarëve bashkërendim karshi dialogut me Serbinë, për të cilin tha se do të jetë parimor. Derisa premtoi qe vendi është në rrugë të mirë për imunizimin e 60 përqind të popullsisë deri në fund të vitit 2021. Krahas këtyre, Kurti premtoi investime në shëndetësi, arsim, ...
Komentet te ​Kurti prezanton programin para deputetëve: Është projektim i shoqërisë që duam ta ndërtojmë(Video) Janë të Mbyllura

​Nuk vendos maskën dhe sulmon policët

Lajme
Një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nuk ka respektuar masat anti Covid duke mos vendosur maskën sipas udhëzimeve të zyrtarëve policor, gjatë intervistimit i dyshuari ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor. Rasti ka ndodhur dje pasdite, ku me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./KP ...
Komentet te ​Nuk vendos maskën dhe sulmon policët Janë të Mbyllura

​AGK: Të ndalet gjuha denigruese në drejtim të gazetarëve

Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e vlerëson tërësisht të papranueshme gjuhën ofenduese të zyrtares së Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, Anita Xhabiri dhe kërcënimet nga bashkëshorti i saj në drejtim të dy gazetarëve të Gazetës Express. Anita Xhabiri, të shtunën ka ofenduar një gazetare të Gazetës Express, pasi ajo ka kërkuar qëndrim të Drejtorisë së Arsimit, pas raportimeve se një nxënëse e klasës së parë është abuzuar seksualisht nga disa nxënës të tjerë. “A bën më ditë, a e di çfarë dite është sot. Edhe? Çfarë rasti i jashtëzakonshëm prej gazetës po thirr të shtunën? A je normal ti? Kurrë ma mos gabo me thirr në këtë numër. Hiç kurrë. ...
Komentet te ​AGK: Të ndalet gjuha denigruese në drejtim të gazetarëve Janë të Mbyllura

​Sindikata e sektorit privat me disa kërkesa për deputetët

Lajme
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës në një kërkesë publike, ka kërkuar që sot në seancën plenare, ku po diskutohet për programin e Qeverisë së Kosovës të aprovojnë propozimin që paga minimale të jetë 350 euro. Kjo sindikatë, ka kërkuar që në programin e qeverisë duhet detajuar se kur do të fillojë kjo pagesë. “Kur do të jetë i gatshme themelimi i gjykatës së punës dhe të bëhet themelimi i një fondi social i cili do t’i mbulonte punëtorët e larguar nga puna pa dëshirën e tyre”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate./KP ...
Komentet te ​Sindikata e sektorit privat me disa kërkesa për deputetët Janë të Mbyllura

​KEDS ka investuar mbi 28 milionë euro në rrjet nëntokësor gjithandej vendit

Lajme
KEDS po vazhdon të investojë fuqishëm në shtrirjen e rrjetit nëntokë gjithandej vendit. Deri më sot, mbi 28 milionë euro janë investuar në rrjet nëntokësor në 7 distriktet në kuadër të mbi 140 projekteve të KEDS. KEDS nëpërmjet një komunikate thotë se tashmë shumica e qendrave të qyteteve janë me rrjet nëntokësor, derisa synimi i KEDS është që brenda një të ardhme të shkurtër të përfshijë të gjitha në nivel Kosove. Këto investime po bëhen në bashkëpunim edhe me komunat. “Me shtrirjen e rrjetit elektrik nëntokë, KEDS po krijon infrastrukturë të re energjetike derisa me qindra shtylla po largohen duke i kthyer pamjen e merituar zonave turistike, qendrave të qyteteve ...
Komentet te ​KEDS ka investuar mbi 28 milionë euro në rrjet nëntokësor gjithandej vendit Janë të Mbyllura

Ngavci kërkon nga organet përgjegjëse qё të ndërmarrin masat ligjore për sulmin seksual ndaj të miturës

Lajme
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci ka reaguar sërish lidhur me sulmin seksual ndaj të miturës. Për dhunën seksuale ndaj të miturës, Nagavci ka shprehur shqetësimin e për çka ka ftuar organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për trajtimin e rastit me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë. Ndërsa ka theksuar se MAShTI do të ndërmarrin masa institucionale duke synuar që të forcojnë edukimin e fëmijëve, krijimin e ambienteve të sigurta që mbështesin shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve. Po ashtu nëpërmjet një shkrimi në “facebook”, ministrja Nagavci thotë se do të do të rrisin ndjenjën e përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Nagavci ka shkruar edhe se ...
Komentet te Ngavci kërkon nga organet përgjegjëse qё të ndërmarrin masat ligjore për sulmin seksual ndaj të miturës Janë të Mbyllura

​Mbyllet rruga Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë

Lajme
Ministria e Infrastrukturës njoftoi se po vazhdojnë punimet në projektin “Rehabilitimi i rrugës regjionale R210 Gërlicë e Epërme –Shterpcë-Brezovicë lot 1”, në përfundimin e shtresës qarkulluese që ka mbetur në këtë segment nga ura në fshatin Firajë, deri te fshati Gërlicë e Epërme. Ky segment rrugor është i pa qarkullueshëm për pjesëmarrësit në trafik për shkak të punimit të shtresës së re qarkulluese e që punohet në gjerësi ekzistuese 6 metra dhe gjatësi 5000 metra. MI njofton se punimet do të zhvillohen në këtë interval kohor: E hënë (17 maj 2021), nga ora 14:00 – 20:00 E martë (18 maj 2021) nga ora 08:00 – 20:00/KP ...
Komentet te ​Mbyllet rruga Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë Janë të Mbyllura

​Zbulohet një nga arsyet e divorcit të Bill Gates me gruan dhe Microsoft

ShowBiz
Gazeta “Wall Street Journal” ka publikuar një artikull në orët e fundit, sipas të cilit zbulohet një nga arsyet që mund të ketë çuar në divorcin e miliarderit Bill Gates me bashkëshorten Melinda dhe largimin e tij nga bordi drejtuesi i kompanisë që themeloi. Në artikull shkruhet se bordi i Microsoft vendosi në 2020 se Bill Gates duhej të dorëhiqej për shkak të një lidhje sentimentale që ai kishte me një punonjëse të kompanisë. Bordi i drejtorëve të Microsoft, thotë “Wall Street Journal”, punësoi një firmë ligjore në fund të vitit 2019 për të hetuar Gates, pasi një punonjëse pretendoi në një letër se kishte pasur një marrëdhënie seksuale me ...
Komentet te ​Zbulohet një nga arsyet e divorcit të Bill Gates me gruan dhe Microsoft Janë të Mbyllura

​UNICEF u bën thirrje vendeve të pasura të dhurojnë vaksina

Shëndetësi
Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara UNICEF ka kërkuar nga Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës, i njohur si G7, dhe Bashkimi Evropian që të dhurojnë vaksina për vendet e varfra. UNICEF është e ngarkuar me furnizimin e vendeve të varfra me vaksinave kundër koronavirusit përmes programit COVAX, të drejtuara bashkërisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI). Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore, tha se dhurimi i dozave të tepërta “është një masë thelbësore dhe emergjente e cila është e nevojshme tani”. Fore tha në një deklaratë se G7 dhe vendet e BE-së mund të dhurojnë rreth 153 ...
Komentet te ​UNICEF u bën thirrje vendeve të pasura të dhurojnë vaksina Janë të Mbyllura