Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha sot se homologu i tij amerikan Joe Biden ka “duart e përgjakura” për shkak të mbështetjes për shtetin e Izraelit, pas njoftimit se Uashingtoni kishte miratuar shitjet e reja të armëve këtij vendi. Erdogan, pas takimit të qeverisë, kritikoi Biden për miratimin e shitjes së armëve Izraelit. Administrata e Joe Biden ka miratuar një shitje të mundshme 735 milionë dollarë në Izrael dhe burimet e kongresit thanë sot se ata nuk presin kundërshtim të marrëveshjes pavarësisht nga konflikti midis Izraelit dhe ekstremistëve palestinezë. “Ju (Biden) po shkruani historinë me duar të përgjakshme”, tha Erdogan, duke kritikuar administratën amerikane për miratimin e një vendimi ...
Komentet te Erdogan: Biden ka “duart e përgjakura” për mbështetjen ndaj Izraelit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka diskutuar sot përshkallëzimin e situatës në Rripin e Gazës me Papa Françeskun, duke nxitur kreun e Vatikanit të ndihmojë në ndalimin e ‘masakrës’ së palestinezëve nga Izraeli. Në telefonatën e liderëve të mbajtur sot në javën e dytë të konfliktit të rëndë në Gaza, Erdogan ka fajësuar Izraelin për përkeqësimin e konfliktit. “I gjithë njerëzimi duhet të bashkohet duke dënuar Izraelin për mizorinë e tij. Palestinezët do të jenë objekt masakre deri kur komuniteti ndërkombëtar të japë dënesën e tij ndaj Izraelit me sanksione”, tha mes të tjerash Erdogan. Presidenti turk gjithashtu ngriti lart thirrjet e Papa Franceskut për fundin e konfliktit, duke ...
Komentet te Erdogan kërkon ndihmën e Papës për t’i dhënë fund ‘masakrës’ së palestinezëve Janë të Mbyllura
Ne mund të kemi partnerë që nuk janë shokë të shpirtit tonë dhe marrëdhënia jonë me ta funksionon shumë mirë. Shokët e shpirtit janë njerëz për të cilët tashmë në shikim të parë kemi ndjenjën se plotësojmë njëri-tjetrin, të cilët kur i shohim për herë të parë në jetën tonë ndihemi sikur i kemi njohur gjatë gjithë jetës. Por nuk janë vetëm partnerët tanë të dashurisë – ata gjithashtu mund të jenë miq, fëmijë, prindër. Nga ana tjetër, partnerët e jetës janë njerëz me të cilët jemi të lidhur pa i njohur ata në një jetë të kaluar, këta janë njerëzit me të cilët ndërtojmë jetën tonë. Ju mund të ...
Komentet te 6 dallimet kryesore midis një partneri të jetës dhe një shoku shpirtëror Janë të Mbyllura
Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka bërë të ditur sot, se pas 14 muajve të ballafaqimit me COVID-19, asnjë pacient nuk është i shtrirë në Mjekim Intensiv, në spitalin e përgjithshëm të kësaj komune. “Lajm shumë i mirë. Pas 14 muajve nga rasti i parë pozitiv me COVID-19, për herë të parë nuk e kemi asnjë pacient të shtrirë në Mjekim Intensiv në Spitalin e Gjilanit. Ndërkohë, që 14 pacientë që po trajtohen janë në gjendje stabile”, ka njoftuar Haziri. Ai ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë me kujdes në respektim të masave “për një Gjilan pa COVID”./KP ...
Komentet te Gjilani për herë të parë pas 14 muajve pa asnjë pacient me COVID-19 në mjekim intensiv Janë të Mbyllura
Para vitit 1999 e kishim institucionin familje të shenjtë. Familja ishte vendi ku edukoheshin dhe krijonim kulturën dhe dashurinë për vendin. Dihej kush është edukator për fëmijët tanë në rrugë dhe në shkollë. Ishte shumë më mirë komunikimi, shkollë – prind – fëmijë, edhe pse nën okupatorin Serb. Na mungonte liria, por kishim gjithçka që varej nga familja, që fëmijët të rriten me një edukatë të lartë. Nuk kishim shtet, por e kishim një familje të shëndoshë. Çka po ndodh tani? A po edukohen fëmijët tanë si e meritojnë? A po e kryejnë mësuesit dhe prindërit rolin e tyre? Pas lufte, e fituam lirinë por nuk e kemi ndjekur rrugën ...
Komentet te Prof. Ass. Dr. Artan Haziri: Familja, shkolla dhe shteti! Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel gjatë një takimi sot virtual janë pajtuar që dialogun me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë kosovare ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të jetë i drejtë dhe i ndërtuar mbi mirëbesim dhe se pavarësia e Kosovës nuk mund të jetë temë e bisedimeve. Kurti po ashtu ka thënë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim dhe se ai ka marrë konfirmimin e kancelares Merkel për mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit tonë. Postimi i plotë: Sot pata një takim virtual me kancelaren ...
Komentet te Kurti takim me Merkel: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke Kosovë-Serbi Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është deklaruar pas kapjes së një sasie të madhe droge sot në Lipjan. Rreth 400 kilogramë kokainë janë sekuestruar dhe shtatë persona janë arrestuar, që të gjithë shtetas kosovarë, gjatë një aksioni të përbashkët të autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë. Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se aksioni i përbashkët përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narkotikeve dhe uron që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund. “Këtë operacion ndërkombëtar e kam autorizuar sipas kompetencave që m’i jep ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale dhe uroj që i njëjti të trajtohet me prioritet nga organet ...
Komentet te Kapja e 400 kg kokainë, vjen reagimi i ministres Haxhiu Janë të Mbyllura
Shtatë persona janë arrestuar në aksionin e sotëm ku janë konfiskuar 400 kilogramë narkotik të llojit kokainë në vlerë 20 milionë euro. Prokuroria e Shtetit, Policia e Kosovës, Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë dhe autoritetet e shtetit italian në një konferencë të përbashkët sonte për media kanë dhënë detaje rreth rastit, që u tha se kamioni në të cilin ndodheshin narkotikët ishte nisur nga Brazili për në Kosovë. Narkotikët që u konfiskuan në ish-fabrikën e “Coca-Cola”-s në Lipjan, u tha se ishte e fshehur dhe e kamufluar në pako të ngjashme me lloje të ndryshme të mishit. Autoritetet e Kosovës thanë se kishin qenë të njoftuar në lidhje me rastin ...
Komentet te 7 persona të arrestuar në aksionin ku u konfiskuan 400 kg kokainë në Lipjan Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka diskutuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbi procesin e dialogut. “Unë jam mirënjohës për mundësinë për të diskutuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq zhvillimin e situatës në lidhje me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe marrëdhëniet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor midis vizitave të tij në selinë e NATO-s dhe Republikën Çeke,” shkroi Lajçak në Twitter. I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, në vizitën e tij të fundit në Prishtinë në fillim të marsit pati thënë se ai pret që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet gjatë qeverisjes ...
Komentet te Lajçak diskuton me Vuçiq për dialogun Janë të Mbyllura
Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës njofton se ditën e enjte, më 20 maj, do të mbajë grevë paralajmëruese njëorëshe nga ora 10:00, duke i ndërprerë shërbimet për tatimpaguesit në të gjitha regjionet e Administratës Tatimore të Kosovës. Në njoftimin për media thuhet se arsyeja e kësaj greve vjen si rezultat i mos realizimit të kërkesave për krijimin e kushteve të punës, propozim-ndryshimi i statusit të ATK-së nga “Agjenci ekzekutive” në “Agjenci me status të veçantë”, kompenzimet tjera të shpenzimeve sipas kërkesave paraprake dhe përfshirja në pakon fiskale i gjithë stafi i ATK-së. “Nga takimi i fundit i kryesisë së SHSPATK-së, i mbajtur më 30.04.2021 me të gjithë ...
Komentet te Punëtorët e ATK-së të enjen në grevë paralajmëruese Janë të Mbyllura