Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dje janë kryer 4229 vaksinime, ku totali shkon në 46.097 qytetarë të Republikës së Kosovës të moshës mbi 65 vjeçare. Sipas MSh-së, procesi i vaksinimit për personat mbi 65 vjeç po vazhdon përmes caktimit paraprak të termineve për qytetarët që janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna, sipas listave të tyre në dispozicion, dhe po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga në të gjithë vendin. “MSh u bëjmë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19. ...
Komentet te Covid-19, vaksinohen 46.097 persona në Kosovë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti gjatë shqyrtimit të vendimit të Qeverisë për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare – ARKEP, ka miratuar bordin e nominuar nga Qeveria, por ka kërkuar nga Qeveria të plotësoj dokumentacionin shtesë për kandidatët në mënyrë që kjo çështje të shqyrtohet dhe votohet në mbledhjen e ardhshme të Komisionit. Kryetari i Komisionit Ferat Shala tha se ka mungesë të dokumenteve ashtu siç kërkohet me ligj. “Ligji është i qartë për këtë çështje, dhe konsideroj që kjo listë t’i kthehet qeverisë për plotësim. Ka mungesë të dokumentacionit që kërkohet me ligj. Unë dua me parë dokumentet se këta ...
Komentet te Komisioni për Ekonomi nuk e voton bordin e ri të ARKEP-it të nominuar nga Qeveria Janë të Mbyllura
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë është deklaruar lidhur me konfiskimin drogës të hënën në Lipjan. Konfiskimin e mbi 2 tonë kokainë e ka quajtur sukses ambasada amerikane, duke theksuar edhe se luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ambasada amerikane në një shkrim në Twitter ka thënë se konfiskimi i djeshëm është një fitore e madhe për sundimin e ligjit. “Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për konfiskimin e djeshëm të drogës në Lipjan – suksesi përmes partneriteteve globale midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & DEA-s. ...
Komentet te Ambasada amerikane për sekuestrimin e drogës në Lipjan: Fitore e madhe për sundimin e ligjit Janë të Mbyllura
Në kuadër të javës nacionale të sigurisë rrugore “Marakli t Biçikletave” dhe Policia e Kosovës shpërndajnë broshura informative për ngasësit e automjeteve për të mos parkuar në shtegun e biçikletave. Berat Rakovica nga OJQ “Marakli t ‘biçikletave”, tha se kampanja e organizuar nga kjo OJQ dhe Policia e Kosovës ka për qëllim lirimin e korsive të biçikletave dhe rrugët e këmbësorëve. Rakovica fajëson Komunën e Prishtinës që nuk ka vendosur sinjalizues për të ndaluar parkingun në këto korsi. Berat Rakovica tha se dje kanë informuar pjesëmarrësit e komunikacionit për respektimin e të drejtave të çiklistëve dhe këmbësorëve, duke u lënë nga një fletushke në veturat e tyre. Rakovica: Të lirohen ...
Komentet te Çiklistët kërkojnë lirimin e shtegut të biçikletave nga automjetet Janë të Mbyllura
Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka filluar shqyrtimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes së kompetencave mes kryeministrit dhe presidentit lidhur me interpretimin e nenit kushtetues për emërimin dhe shkarkimin e ministrave. Edlira Kokona, përfaqësuese e Këshillit të Ministrave shprehet se: “Presidenti refuzoi të emërojë kandidatin e propozuar nga kryeministri jashtë çdo kompetence kushtetuese duke cenuar parimet e parlamentarizmit. Kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar si rezultat i keqinterpretimit të Kushtetutës nga Presidenti. Në rastin konkret jemi në plotësim të të gjitha kritereve. Presidenti i Republikës refuzon, kryen veprime verifikimi, që nuk janë kompetencë e tij, por kompetencë që i përket kuvendit. Mundësia e paraqitjes së një ndryshimi të ri ...
Komentet te Kompetencat e presidentit të Shqipërisë për dekretimin e ministrave, Kushtetuesja nis shqyrtimin e çështjes Janë të Mbyllura
Në Prishtinë dyshohet se një person është vetëvrarë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar për KosovaPress se personi pa shenja jetë është gjetur mëngjesin e sotëm. “Sot rreth orës 06:20 policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Mbështetur në të dhënat e para nga vendi i ngjarjes dyshohet për vetëvrasje, përderisa policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë ...
Komentet te Dyshohet për një vetëvrasje në Prishtinë Janë të Mbyllura
Dy qytetarë nga Mamusha kishin përdorur dhunë ndaj familjarëve të tyre, përkatësisht bashkëshortes dhe djalit të tij. Policët kanë intervistuar në cilësinë e të dyshimtëve dhe vepruan me hetime në lidhje më këtë rast. Sipas Policisë, hetuesit e stacionit policor në Mamushë, duke e hetuar këtë rast, arritën të marrin informacione se i dyshimti që kishte përdorur dhunë në familje ishte në posedim ilegal të armëve. “Më datë 17 maj 2021, pasi hetuesit morën autorizimin nga prokurori i shtetit, ndaluan dy persona të dyshimtë me iniciale S.B i lindur në vitin 1943 dhe E.B i lindur në vitin 1997. Gjatë intervistës të dyshimtit pranuan së janë në posedim të armëve ...
Komentet te Dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit, konfiskohen edhe armë ilegale Janë të Mbyllura
Janë arrestuar gjashtë persona në Pejë të cilët po dyshohet për vepër penale “vjedhje e rëndë”. Drejtoria e Policisë në Pejë ka njoftuar se më 7 maj të këtij viti është raportuar një vjedhje në një shtëpi në fshatin Isniq të Deçanit. Në shtëpinë e pabanuar aty janë vjedhur gjëra me vlerë. “Stacioni Policor në Deçan, me datë 07.05.2021, është informuar nga ankuesi se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij në fshatin Isniq-Deçan, në këtë shtëpi nuk ka qenë duke jetuar askush dhe nga aty kanë vjedhur sende të vlefshme dhe kanë dëmtuar derën e hyrjes së shtëpisë dhe një (1) kamerë sigurie. Hetuesit e ...
Komentet te Arrestohen gjashtë persona në Pejë Janë të Mbyllura
Është zhdukur një e mitur në Mitrovicë. Babai i saj ka raportuar të hënën në polici për zhdukjen e së bijës. Ai ka thënë se vajza i është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e moshës se mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te Zhduket një e mitur në Mitrovicë Janë të Mbyllura
Qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për të parandaluar përhapjen e virusit korona. Vetëm brenda 24 orëve Policia e Kosovës ka shqiptuar 796 gjoba për mosrespektim të masave antiCovid-19. Ndërkohë që numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shënuar rënie. Në raportin e fundit Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një vdekje dhe 25 raste të reja me COVID-19. Aktualisht në vend janë 4 mijë e 889 raste aktive me COVID-19./KP ...
Komentet te Nuk i respektuan masat antiCOVID-19, policia shqipton gjoba për 796 qytetarë Janë të Mbyllura