Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Javën e ardhshme diskutohet për hartimin e Projektligjit për mbrojtje nga dhuna në familje

Lajme
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka shqyrtuar propozimin për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. Kryetarja e komisionit Duda Balje tha se javën e ardhshme do të organizojnë një tryezë për gjitha palët që janë të interesuar për të dhënë rekomandimet për këtë projektligj. Balje: Javën e ardhshme mbahet një tryezë e rrumbullakët “Kam një propozim që javën e ardhshme me bërë një tryezë të rrumbullakët me krejt palët që janë të interesuara dhe ne kemi pranuar si ndihmues për këtë ligj”, tha ajo. Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci tha se ky projektligj duhet ...
Komentet te ​Javën e ardhshme diskutohet për hartimin e Projektligjit për mbrojtje nga dhuna në familje Janë të Mbyllura

Lirohen nga akuzat Haxhiu, Lekaj, Baftiu dhe Kadaj-Bujupi

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka liruar nga akuza Pal Lekajn, Albulena Haxhiun, Besa Baftiun dhe Donika Kadaj Bujupi. Sipas aktakuzës së ngritur me 8 prill 2016, Haxhiu, Lekaj, Baftiu, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu akuzohen se pa autorizim kishin poseduar bombola të gazit lotsjellës. Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim. Në seancën përfundimtare pati edhe akuza ...
Komentet te Lirohen nga akuzat Haxhiu, Lekaj, Baftiu dhe Kadaj-Bujupi Janë të Mbyllura

​EULEX-i publikoi raportin për ndikimin e COVID-19 në sundimin e ligjit

Lajme
Misioni i EULEX-it në Kosovës sot ka prezantuar raportin e tij special për ndikimin e COVID-19 në sundimin e ligjit në Kosovë, në të cilin janë identifikuar sfidat me të cilat është ballafaquar sistemi i drejtësisë dhe shërbimi korrektues gjatë pandemisë së koronavirusit. Në raport thuhet se pandemia ka paraqitur sfida të papara ndonjëherë për institucionet e sundimit të ligjit në mbarë botën, përshirë edhe Kosovën, ndërsa potencohet se përdorimi i video-telekonferencave gjatë gjykimeve duhet të rregullohet në mënyrën e duhur me ligj. Shef i Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark tha se gjatë periudhës së pandemisë, e sidomos gjatë periudhës së izolimit, shqetësues është rritja e rasteve të dhunës në ...
Komentet te ​EULEX-i publikoi raportin për ndikimin e COVID-19 në sundimin e ligjit Janë të Mbyllura

​PDK kërkon edhe një anëtar në KQZ, thotë se presidentja po e shkel Kushtetutën (Video)

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për mosemërimin e anëtarit të dytë të PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pasi Osmani e ka dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, PDK ka deklaruar se presidentja po i mohon PDK-së të drejtën për emërimin edhe të një anëtari në KQZ, e sipas tyre, këtë po e bënë me qëllim që atë vend ta zë një ish-bashkëpartiake e presidentes. Sekretari elektoral i PDK-së, Betim Gjoshi në një konferencë për media, ka thënë se presidentja Osmani po bënë shkelje kushtetuese duke i pamundësuar këtij subjekti përfaqësimin e dytë në KQZ dhe duke mos njohur të drejtën e subjektit politik ...
Komentet te ​PDK kërkon edhe një anëtar në KQZ, thotë se presidentja po e shkel Kushtetutën (Video) Janë të Mbyllura

​Nesër vazhdon seanca për programin e Qeverisë

Lajme
Kuvendi i Kosovës nesër do të vazhdojë seancën e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. Sipas njoftimit të kuvendit, seanca vazhdon në orën 11:00. Përndryshe, kryeministri Albin Kurti të hënën ka prezantuar para deputetëve programin e qeverisë, program ky i cili u kritikua nga opozita si i mangët dhe jokonkret. /KP ...
Komentet te ​Nesër vazhdon seanca për programin e Qeverisë Janë të Mbyllura

​Chelsea dhe Leicteser City përplasen sonte për një vend në Ligën e Kampionëve

Sport
Vetëm edhe dy ndeshje kanë mbetur deri në mbylljen e edicionin 2020/21 të Premierligës angleze dhe lufta për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm është shumë e ashpër. Chelsea dhe Leicester City janë dy prej skuadrave që po luftojnë kokë më kokë për këtë objektiv dhe sonte do të ballafaqohen ne stadiumin “Stamford Bridge” me fillim nga ora 21:15, përcjell KosovaPress. Leicesteri momentalisht është në pozitën e tretë me 66 pikë, kurse Chelsea një pozitë më poshtë me 64 pikë. Në këtë luftë është e përfshirë edhe skuadra e Liverpoolit në vendin e cila renditët në vendin e pestë me 63 pikë. Këto janë formacionet ...
Komentet te ​Chelsea dhe Leicteser City përplasen sonte për një vend në Ligën e Kampionëve Janë të Mbyllura

​Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të kompozitorit Fahri Beqiri

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit kulturor për ndarjen nga jeta të profesorit e kompozitorit Fahri Beqiri. “Kompozitori brilant që ndërlidhi klasikën me muzikën tonë popullore, profesor Fahri Beqiri, sot iku nga kjo botë. Ai la pas një sërë veprash korale, të cilat do të mbeten referencë për brezat, porse do të mbahet mend edhe për punën e tij akademike, sikurse edhe në disa institucione të tjera në të cilat shkëlqeu me punën dhe angazhimin e tij”, thuhet të mesazhin e Presidentes Osmani. Ajo ka theksuar se shuarja e profesor Beqirit është humbje e madhe për të gjithë e posaçërisht për komunitetin kulturor. Për nder të ...
Komentet te ​Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të kompozitorit Fahri Beqiri Janë të Mbyllura

​Hapet Muzeu Etnologjik në Gjilan

Kult
Është inauguruar sot në Gjilan Muzeu Etnologjik në objektin e ish-shkollës së muzikës, i financuar nga Bashkimi Europian(BE) në kuadër të programit të IPA II të bashkëpunimit ndërkufitar mes Gjilanit dhe Kumanovës, ngjarje kjo ku përveç kryetarit Lutfi Haziri, të pranishëm ishin edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog e kryetari i Komunovës, Maksim Dimitrievski. Kryetari Haziri ka thënë Muzeu Etnologjik do të hapet për qytetarët dhe turistët, duke ofruar vlerat etnologjike. “Jam shumë i lumtur që sot e inauguruam Muzeun Etnologjik në Gjilan, i cili është vendosur në njërin nga objektet më të mira, më të vjetra dhe më të konservuara. Muzeu, i cili është projekt ...
Komentet te ​Hapet Muzeu Etnologjik në Gjilan Janë të Mbyllura

409 TË SHËRUAR DHE 64 RASTE ME COVID-19!

Shëndetësi
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.297 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 64 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Gjilan 1 rast (72 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 107.003 raste nga 575.614 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.227 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 409 pacientë derisa numri i përgjithshëm i ...
Komentet te 409 TË SHËRUAR DHE 64 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura

​Tryezë gjithëpërfshirëse për Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje

Lajme
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka shqyrtuar propozimin për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. Deputetët vendosën që javën e ardhshme të mbahet një tryezë më gjithëpërfshirëse për të marrë rekomandimet e duhura lidhur me këtë projektligj. Derisa ritheksuan se i njëjti ka shumë mangësi dhe se duhet ta kenë Konventën e Stambollit si referencë./KP ...
Komentet te ​Tryezë gjithëpërfshirëse për Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje Janë të Mbyllura