Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Qendra Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur kërkon drejtësi për viktimat e masakrës në Burgun e Dubravës

Lajme
Qendra Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur kërkon drejtësi për viktimat e masakrës në Burgun e Dubravës 22 vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit serb Sllobodan Millosheviq. Me ç’rast Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” thonë se edhe pas 22 vjetësh askush nga zinxhiri komandues i forcave të armatosura serbe apo edhe nga ata që ekzekutuan planin e vrasjes së pengjeve në Burgun e Dubravës nuk është përgjigjur për këto akte kriminale. Kjo qendër kërkon që të vihet drejtësi për gjitha viktimat e masakrës në Burgun e Dubravës. “Sot mbushen 22 vjet ...
Komentet te Qendra Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur kërkon drejtësi për viktimat e masakrës në Burgun e Dubravës Janë të Mbyllura

Vazhdon sot seanca për programin qeverisës

Lajme
Sot mblidhen sërish deputetët e Kuvendit të Kosovës. Deputetët mblidhen për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme së prezantimit të programit të Qeverisë së Kosovës për vitet 2021-2025. Seanca do të filloj në ora 11:00. Ndërsa të hënën para deputetëve kryeministri i Kosovës, Albin Kurti prezantoi programin Qeverisës për katër vitet e ardhshme. Derisa sa e quajti programin projektim të modelit të shoqërisë që duam ta ndërtojmë, ai renditi prioritetet katër vjeçare para të zgjedhurve të popullit, duke theksuar edhe se i njëjti është reflektim i premtimeve në fushatën zgjedhore dhe premtimeve ndaj të ardhmes. Ai në foltoren e Kuvendit iu kërkoi opozitarëve bashkërendim karshi dialogut me Serbinë, për të cilin ...
Komentet te Vazhdon sot seanca për programin qeverisës Janë të Mbyllura

​4 mijë e 543 raste aktive me COVID-19

Shëndetësi
Aktualisht në Kosovë janë 4 mijë e 543 raste aktive me COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) së fundmi ka raportuar për një vdekje dhe 64 raste të reja pozitive me COVID-19. Ndërsa që nga 13 marsi i 2020-tës kur edhe janë paraqitur rastet e para pozitive me COVID-19, në Kosovë janë 107 mijë e 3 qytetarë që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Shkak i infektimit me këtë virus kanë vdekur 2 mijë e 227 persona. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.297 ...
Komentet te ​4 mijë e 543 raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura

​Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Lajme
Mot i vranët dhe me intervale me diell do të mbajë gjatë së mërkurës në Kosovë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsiu. “Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. Ndërsa të enjten do të ketë edhe reshje të shiut. “Dita e enjte do ...
Komentet te ​Moti sot i vranët dhe me intervale me diell Janë të Mbyllura

​22 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Lajme
22 vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit serb Sllobodan Millosheviq. Atë kohë brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë. Masakra në Burgun e Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999. Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve. Ende për këtë masakër nuk është dënuar askush./KP ...
Komentet te ​22 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës Janë të Mbyllura

​Kurti në Bruksel: Kemi kriminelë të luftës në institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Lajme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar pas darkës me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve. Ai në një deklarim për media pas darkës së organizuar nga kryeshefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, tha se kishte një dakordim që takimi i radhës do të mbahet në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por nuk ka dhen më shumë detaje. Kurti tha se në Bruksel ka shtruar integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE. “Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejt nëse i përmbahen ...
Komentet te ​Kurti në Bruksel: Kemi kriminelë të luftës në institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor Janë të Mbyllura

​Rama publikon fotografi nga darka e Brukselit

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar në Facebook foto nga pritja e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe takimet me liderët e Ballkanit Perëndimor sonte në Bruksel. “Sot në Bruksel”, ka shkruara Rama krahas fotografive me pjesëmarrësit e takimit në Bruksel. Kryediplomati evropian Josep Borrell ka pritur sonte në darkë pune gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, në mesin e tyre edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe atë të Shqipërisë Edi Rama. Borrell ka thënë se bëhet fjalë për një mbledhje formale, ku mund të diskutojmë formalisht lidhur me tema strategjike dhe sfiduese për Evropën dhe regjionin e Ballkanit./KP ...
Komentet te ​Rama publikon fotografi nga darka e Brukselit Janë të Mbyllura

​Kurti në Bruksel: Jemi vendi i vetëm në Evropë që s’kemi liberalizim të vizave

Lajme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur para mediave para darkës së punës në Bruksel, në të cilën shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell i ka ftuar liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Kisha një takim me përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, para darkës ku do të jem bashkë me pesë kolegët tjerë, liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, rajon që ende nuk është i integruar në BE, por që aspiron. Si në çdo takim kemi konfirmuar interesin tonë dhe gatishmërinë për të bërë progres drejt BE-së dhe në të njëjtën kohë kemi diskutuar me miqtë dhe kolegët tanë se si të na ndihmojnë në një ...
Komentet te ​Kurti në Bruksel: Jemi vendi i vetëm në Evropë që s’kemi liberalizim të vizave Janë të Mbyllura

​Gjukanoviq e quan të paarsyeshëm mos dërgimin e paqeruajtësve të Malit të Zi në KFOR

Rajoni dhe Bota
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, deklaroi sot se dërgimi i paqeruajtësve të vendit të tij në misionin KFOR është vënë në pikëpyetje nga kundërshtarët e pavarësisë së shtetit të Kosovës, që synojnë misionin e pamundur të kthimit prapa të historisë. Pas takimit në Bruksel me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti Gjukanoviq tha se nuk kishte asnjë arsye pse Mali i Zi nuk do të vazhdonte të merrte pjesë në këtë mision. “Unë mendoj se kjo është përgjegjësia absolute e Malit të Zi, një anëtare e NATO-s dhe një anëtare e NATO-s nga ai rajon. Është dy herë më përgjegjës për stabilitetin e rajonit sesa vendet ...
Komentet te ​Gjukanoviq e quan të paarsyeshëm mos dërgimin e paqeruajtësve të Malit të Zi në KFOR Janë të Mbyllura

​Ja pse duhet të pini një gotë me ujë të ngrohtë çdo ditë

Shëndetësi
Pirja e mjaftueshme e ujit është e rëndësishme për shëndetin e muskujve, lëkurës dhe nyjave. Uji ndihmon qelizat të thithin mjaftueshëm lëndë ushqyese dhe të luftojnë infeksionet. Pirja e disa gotave ujë të ngrohtë në ditë mund të ketë përfitime shtesë për trupin tuaj. Megjithëse ka pak prova shkencore për ta mbështetur këtë, megjithatë uji i nxehtë duket të jetë një mundësi e mirë. Këtu janë disa arsye pse duhet të pini ujë të ngrohtë rregullisht. Tretje më e shëndetshme Marrja e pamjaftueshme e ujit mund të shkaktojë dehidrim, dhe kjo mund të ndikojë negativisht në tretjen dhe zbrazjen e zorrëve. Dehidrimi kronik mund të shkaktojë kapsllëk, i cili mund ...
Komentet te ​Ja pse duhet të pini një gotë me ujë të ngrohtë çdo ditë Janë të Mbyllura