Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi e cila përfshinë rritjen e bashkëpunimit ne mes dy shteteve shqiptare, përfshirë rritjen e numrit të aktiviteteve që do të realizohen së bashku nga dy ushtritë. Ministri Mehaj tha se kane miratuar bazën ligjore për koordinimin e aktiviteteve ushtarake të dy vendeve. Mehaj: “Kam kënaqësinë të prezantoj arritjen e marrëveshjes midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Republikës se Kosovës, një bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Njëra prej marrëveshjes që e kemi diskutuar e arritur së bashku është realizimi i aktiviteteve të përbashkëta në nivel profesional, pra akademinë në mes dy ministrive, është ...
Komentet te Kosova dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministria e Infrastrukturës me AMRKS dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër të javës së gjatë globale të sigurisë rrugore, organizoi një marshim me fëmijë, duke kërkuar rrugë sa më të sigurta për kalimin e qytetarëve. Derisa fëmijët mbanin në duar pllakata “Love30”, aty u shpërndanë edhe maska tek qytetarët. Ema Smajli nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit, tha se do të ishte më mirë të ketë më shumë rrugë me zonë 30km/h. Smajli: Të bëjmë rrugët më të sigurta për qytetarë “Këtë vit është java e gjashtë e sigurisë rrugore që është e organizuar nga Ministria e Infrastrukturës, AMRKS, dhe Kolegji Tempulli, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës… mesazhi ynë ...
Komentet te Kërkohet sigurti për kalimtarët në rrugë Janë të Mbyllura
Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, për hedhje të aktakuzës ndaj ish-ministrave të qeverisë “Thaçi 2”, Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi, Nenad Rashiq, Fllanza Hoxha dhe Arben Gjuka, të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në rastin e Hidrocentraleve. Ky është njoftimi i plotë: Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të pandehurve B. B., M. K.-L., N.R., D. G., F. H. dhe A. Gj. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 04.03.2021, është vërtetuar ...
Komentet te Konfirmohet aktakuza ndaj katër ish-ministrave në rastin “Hidrocentralet” Janë të Mbyllura
Me rastin e 18 majit, shënimit të ditës ndërkombëtare të muzeve, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, në bashkëpunim me Autostradën Biennale, ka ndërmarr iniciativën për restaurimin e dy veprave të artit (tapicerive) të autores Valbona Zherka, pjesë e ekspozitës së përhershme në sektorin e galerisë së arteve në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Siç thuhet në njoftim Veprat e autores Valbona Zherka, “Qëndresa” dhe “Kullat e Qëndresës” të punuara me teknikën thurje klasike e leshit, ishin në gjendje jo të mirë dhe mjaft të dëmtuara, andaj kanë pasur nevojë imediate për trajtim urgjent. Artistja Valbona Zherka që njëherit është edhe autore do të restaurojë këto dy vepra ...
Komentet te Restaurohen dy vepra në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Janë të Mbyllura
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, rifillon punën, me ç’rast ka mbajtur takim me menaxhmentin e lartë, në të cilin u diskutuan aktivitetet në vijim, planet dhe objektivat për këtë vit. Siç thuhet në njoftimin e ATK-së, bazuar në vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës , i cili ka konstatuar se shkarkimi i drejtorit Murtezaj ka qenë i kundërligjshëm, andaj Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, në zbatimin të vendimit të KPMSHCK me datë 17 maj 2021, ka marr vendim për kthim të menjëhershëm të Ilir Murtezajt në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga ...
Komentet te Ilir Murtezaj rikthehet në krye të ATK-së Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i kanë dërguar letër Presidentit Ekzekutiv të Europa Nostra në lidhje me përfshirjen e Manastirit të Deçanit në listën e monumenteve më të rrezikuara në Evropë. Në letrën e Gërvallës e Çekut thuhet se Vendimi i Europa Nostra është i padrejtë dhe i ndikuar politikisht dhe se gjatë procesit, Europa Nostra nuk e ka vizituar Kosovën e Manastirin, dhe nuk është konsultuar me palët e interesit. “Vendimi i Europa Nostra është i padrejtë dhe i ndikuar politikisht. Gjatë procesit, Europa Nostra nuk e ka vizituar Kosovën e Manastirin, dhe nuk është konsultuar ...
Komentet te Gërvalla dhe Çeku letër Europa Nostra-s: Vendimi për Manastirin e Deçanit i ndikuar politikisht Janë të Mbyllura
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është shprehur krenar për bashkëpunimin efektiv në mes Kosovës, Italisë dhe partnerëve të vendeve tjera, në luftimin e krimit. Orlando ka shkruar në Twitter se sot kanë festuar suksesin e madh të kapjes së 400 kg kokainë. “Italia, Kosova, Policia e Shqipërisë, Guardia di Finanza dhe Policia italiane kryen operacionin më të madh kundër drogës në Kosovë, duke kapur 400 kg kokainë. Sot, festuam këtë sukses të madh ndërkontinental me ministrin, Xhelal Sveçla dhe ekipet operacionale. Jam krenar për bashkëpunimin tonë efektiv kundër krimit”, ka shkruar ai./KP ...
Komentet te Orlando dhe ekipet operacionale festojnë suksesin e kapjes së 400 kg kokainë Janë të Mbyllura
Çmimet e shtrenjta farmaceutike në kohë pandemia, veçanërisht medikamenti Remdesivir dhe testet Covid-19 në laboratorët privat janë ngritur sot si shqetësuese nga Komisioni për Ekonomi gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës– AKK, për vitin 2020. Deputetët nga VV-ja Jeta Statovci dhe Driton Hyseni kërkuan përgjigje nga kryetari bordit të AKK-së Valon Prestreshi për ankesat e shumta rreth çmimit të shtrenjtë të Remdesivirit. Hyseni ngriti edhe shtrenjtimin e produkteve ushqimore në kohë pandemie. Deputeti Hyseni tha se paralajmërimet nga Autoriteti i Konkurrencës për hetime në treg mund të ndikojë në dështimin e zbardhjes së ankesave nga konsumatorët. “Nëse ju dilni publikisht deklaroni se po nisni hetime ndaj ...
Komentet te Kërkohen sqarime për çmimin e Remdesivirit, Prestreshi: Ka qenë bujë mediatike, nuk ka çrregullime në treg Janë të Mbyllura
Shërbimi Korrektes i Kosovës ka pranuar donacionin e radhës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL). Sipas një njoftimi nga ShKK, në këtë donacion janë pranuar 49 detektorë statik, të cilët do të shërbejnë për kontrollimin e personave gjatë hyrje daljeve nëpër të gjitha institucionet korrektuese. “Detektorët janë pajisje të avancuara, të cilët do të lehtësojnë punën e stafit në parandalimin e futjes së mjeteve të rrezikshme brenda institucioneve korrektuese. Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në hyrjet dhe daljet e institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës, ...
Komentet te Ambasada e ShBA-ve i dhuron Shërbimit Korrektes 49 detektorë statik Janë të Mbyllura
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, kanë shqyrtuar raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”. Në raport thuhet se sistemi aktual i arsimit dhe aftësimit profesional nuk është në gjendje t’i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të tregut të punës. Aty theksohet se përkundër përpjekjeve për të ndërlidhur njohuritë dhe aftësitë profesionale me nevojat dhe kërkesat e vazhdueshme të tregut të punës, ky sistem është përcjellë me mangësi të shumta dhe kjo ka ndikuar që institucionet përgjegjëse të mos jenë të suksesshme bë arritjen e qëllimeve të synuara. ...
Komentet te Nagavci: Ndërlidhja e programit me tregun e punës janë një nga synimet e punës tonë Janë të Mbyllura