Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borrell tha se ka organizuar një darkë për gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të rinovojë traditën e bisedimeve të rregullta “mbi rajonin me rajonin” dhe për të diskutuar hapur situatën dhe sfidat e Ballkanit Perëndimor. “Qëllimi është të lidhemi me partnerët tanë në rajon, t’i dëgjojmë ata, të kuptojnë shqetësimet dhe idetë e tyre dhe të shohim se si të punojmë më mirë së bashku për një të ardhme të përbashkët,” tha Borrell. Ai kujtoi se ministrat e Jashtëm të BE-së vlerësuan javën e kaluar se Ballkani Perëndimor ishte “një nga përparësitë më të larta të BE-së”. “Ne jemi të gatshëm ...
Komentet te Darka me liderët e rajonit, Borrell: BE të tregojë përkushtimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në Kosovë mbrëmë kanë arritur edhe 3510 vaksina të Pfizerit. Këtë lajm për KosovaPress e kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë. “Divizioni i Komunikimit me Publikun MSh ju konfirmon se MSh ka pranuar mbrëmë kontingjentin e radhës prej 3510 vaksinave të Pfizer, pjese e asistencës se BE per Kosovën ne sigurimin e vaksinave kundër Covid -19”, kanë thënë nga MSh-ja për KosovaPress. Deri më tani në Kosovë me vaksinën antiCovid janë imunizuar mbi 46 mijë qytetarë. Kujtojmë se Kosova ende nuk ka arritur të lidhë kontratë me ndonjërën nga kompanitë prodhuese të vaksinave antiCovid-19./KP ...
Komentet te Arrijnë në Kosovë edhe 3,510 vaksina Pfizer Janë të Mbyllura
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi është pezulluar nga puna. Këtë lajm e ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu i cili ka thënë se ditëve në vijim presim ftesat nga KShVD për prezantimin e fakteve që e mbështesin kërkesën për shkarkimin e Thaçit nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së. “Sot, kemi pranuar vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për pezullimin nga detyra të Nehat Thaçi – Drejtor i Përgjithshëm i SHKK-së. Ditëve në vijim presim ftesat nga KShVD për prezantimin e fakteve tona që e mbështesin kërkesën tonë për shkarkimin e z.Thaçi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të ...
Komentet te Pezullohet nga detyra Nehat Thaçi Janë të Mbyllura
Hetuesit policorë po vazhdojnë Planin Operativ për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve. Siç njofton policia dy nga këto operacione të realizuara nga hetuesit policorë të stacionit qendra, janë finalizuar sot ku janë arrestuar 4 persona. Personi i parë i arrestuar: -H .S mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet të jetë i përfshirë në dy raste të vjedhjeve që kanë ndodhë në rrugën “Ali Kelmendi” dhe “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Ndërsa tre personat e tjerë: -A.Ch mashkull, 22 vjeç -A .W mashkull, 27 vjeç – Ch .M mashkull, 17 vjeç, shtetas të huaj (marokien) dyshohet të jenë të përfshirë në më shumë se tri raste, të cilat kanë ...
Komentet te Arrestohen katër persona të dyshuar për disa vjedhje Janë të Mbyllura
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se për shkak që Qeveria e Kazakistanit nuk e ka lejuar Kombëtaren e këtij vendi të udhëtojë në Kosovë, ndeshja miqësore e paraparë për t’u zhvilluar më 4 qershor në Prishtinë, Kosovë-Kazakistan është anuluar, derisa në këtë datë Dardanët do të luajnë miqësore me Maltën në Austri. Ndërkohë, miqësorja tjetër e paraparë për t’u zhvilluar në Antalia më 8 qershor kundër Komorosit, do të zëvendësohet me Guinenë, pasi Komorosi për shkak të restrikcioneve për hyrje në Turqi si pasojë e Covid-19, e ka të pamundur të udhëtojë në këtë datë në Antalia. Të rikujtojmë se Dardanët gjatë muajit qershor do t’i zhvillojnë katër ...
Komentet te Kosova ndërron dy rivalët e miqësoreve të qershorit Janë të Mbyllura
Modelja kryesore Naomi Campbell u bë nënë e një vajze në moshën 50-vjeçare, njoftoi ajo në Instagram. Ajo e publikoi lajmin me një foto të saj duke mbajtur këmbët e foshnjës në dorë. “Një bekim i mrekullueshëm i vogël më zgjodhi të jem nëna e saj. Jam shumë i nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time dhe nuk ka fjalë për të përshkruar këtë marrëdhënie të përjetshme që kam tani me ju engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe se kjo ”, ka shkruar Campbell. Tani për tani, asgjë nuk dihet më shumë për të porsalindurin e modeles së famshme, e cila do të mbush 51-vjeç ...
Komentet te Naomi Campbell bëhet nënë në moshën 50-vjeç Janë të Mbyllura
Policia në Ferizaj kanë bastisur tri lokacione në Kaçanik dhe një në Han të Elezit ku ka gjetur dhe konfiskuar disa armë. Bastisjet janë kryer në kuadër të hetimeve për tentim vrasje, pasi ditë më parë kishte shkëmbim zjarri në mes dy grupeve. Sipas Policisë, bastisjet janë kryer me vendim të Gjykatës Themelore të Ferizajt. Policia sqaron se shkëmbim zjarri në mes dy grupeve ka ndodhur më 07 mars të këtij viti. Ndëkrohë, sot në Han të Elezit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 2 armë të zjarrit ( pistoleta dhe 104 copë, municion të tyre ). Ndërsa në Kaçanik janë gjetur dhe konfiskuar 21 copë, municion i armës AK-47. Me ...
Komentet te Shkëmbim zjarri në mes dy grupeve, bastisen disa lokacione dhe konfiskohen armë Janë të Mbyllura
Një person është vrarë sot në Pejë. Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 15:30 në një lokal në Pejë. Ai ka thënë se mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Gashi: Viktima është e gjinisë mashkullore “Sot në orët e pasdite në ora 15:36 minuta Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Gjon Gazuli” në një lokal në qytet të Pejës. Menjëherë ka dal në vendngjarje, aty ka takuar, hasur në një person të shtrirë ...
Komentet te Vritet një person në Pejë Janë të Mbyllura
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka deklaruar të martën se po bëjnë gjithçka që ta bindin Europa Nostran se Manastiri i Deçanit është një nga monumentet më të sigurta në Evropë dhe si i tillë duhet të largohet nga lista e monumenteve që janë në rrezik. Çeku në një konferencë për media me rastin e shpalosjes së prioriteteve të dikasterit që e udhëheq, tha se kanë marrë konfirmim për vizitë nga përfaqësues të Europa Nostra-s, porse shtoi se kjo e fundit, gjatë procesit, nuk e ka vizituar Kosovën dhe manastirin, por as nuk është konsultuar me palët e interesit. Lidhur me këtë, ai shtoi se është me ...
Komentet te Çeku shpalos prioritetet e MKRS-së, zotohet se do ta bëjë Europa Nostra-n të rishikojë vendimin për Manastirin e Deçanit (Video) Janë të Mbyllura
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog, të cilin e njoftoi për qëndrimet e LDK-së mbi programin e Qeverisë së Kosovës, përgatitjet për zgjedhjet lokale si dhe për sfidat me pandeminë dhe sigurimin e vaksinave për qytetarët tanë. Ambasadori Szunyog shprehu gatishmërinë që BE-ja do të vazhdojë të jetë mbështetësi kryesor i Kosovës në sfera të ndryshme që janë të rëndësishme për qytetarët. Gjatë takimit u diskutua edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Kryetari Abdixhiku theksoi se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. /KP ...
Komentet te Abdixhiku takon Szunyog: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke Janë të Mbyllura