Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

ADEMI: MASAKRA E REÇAKUT E IDEUAR NGA KRERËT E SHTETIT SERB

Lajme
Insituti i Historisë ka filluar projektet studimore që ka për objekt studimi historinë e Kosovës, por edhe me gjenocidin serb në Kosovë, që përfshin kohën prej vitit 1884 deri në luftën e fundsit në Kosovë.   Kështu deklaroi historiani Haxhi Ademi në “Studio e hapur”, në RTK Më tej ai sqaroi për projetkin në fjalë ku në këtë kuadër do të trajtohet shkencërisht edhe për masakrën e Reçakut. Sipas tij, kjo masakër siç po dëshmohet edhe me të dhëna faktike, ka ndikuar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, luftës së drejtë të UÇK-së. Ai bëri krahasimin në mes masakrësa së Srebrenicës dhe Reçakut, ku sipas tij, përderisa e para bëri ...
0

KOSNETT KUJTON VIKTIMAT E MASAKRËS SË REÇAKUT

Lajme
Ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett, ka thënë të premten se bashkë me Kosovën nderon kujtimin për viktimat e Masakrës së Reçakut, e cila ka ndodhur 22 vjet më parë.   Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, ambasadori Kosnett ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të garantuar drejtësi për familjet e viktimave dhe më të dashurit e tyre. Masakra e Reçakut ka ndodhur më 15 janar të vitit 1999. Në mars të këtij viti NATO-ja nisi sulmet ajrore kundër caqeve të ushtrisë serbe për t’i dhënë fund dhunës në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13,500 persona, ndërsa 1,643 ende konsiderohen ...
0

PROKURORIA KA NGRITUR 63 AKTAKUZA KUNDËR 73 PERSONAVE

Lajme
Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër shtatëdhjetetre (73) personave, për vepra të ndryshme penale.   Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona për 48 orë, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar ...
0

HARADINAJ: LIRIA KA EMËR, ËSHTË PREKAZI E REÇAKU

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Reçak me rastin e 22 vjetorit të masakrës që është kryer në këtë vend.   Haradinaj ka thënë se është e vërtetë që liria ka emër. “Është e vërtetë që liria ka emër, e ka Prekazin, Reçakun i ka varret edhe vuajtjet e dhimbjet e të gjithë atyre që më të dashurit i kanë në themel të lirisë. Lavdi e përjetshme”, ka thënë Haradinaj. Sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak. Më 15 Janar 1999, në Reçak u vranë ...
0

FONDACIONI PËR THAÇIN ME VIDEO TË VEÇANTË PËR MASAKRËN E REÇAKUT (VIDEO)

Lajme
Faqja zyrtare e Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, me një video të veçantë ka kujtuar viktimat e gjenocidit serb dhe nderimet që ish-presidenti Thaçi i bënte atje për çdo 15 janar.   Në këtë video, i shoqëruar nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ish-presidenti Thaçi thotë se drejtësia ndërkombëtare ka heshtur përballë gjenocidit dhe pastrimit etnik që ka ndodhur në Kosovë për të mos ia prishur qejfin Serbisë. “Edhe kjo masakër, sikur gjithë masakrat, do të jenë ato që do të kërkojmë vazhdimisht të zbardhen. Dua të shpreh revoltën time që edhe sot drejtësia ndërkombëtare për fat të keq, duke mos dashur që t’ia prish qejfin Serbisë, ...
0

OSMANI E KURTI NDEROJNË TË RËNËT NË REÇAK, KËRKOJNË DËNIMIN E KRIMINELËVE

Lajme
U.d e presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti kanë bërë homazhe në Reçak, për të përkujtuar masakrën që ndodhi pikërisht me 15 janar, të vitit 1999.   Vjosa Osmani ka thënë se kjo ishte nga masakrat më të tmerrshme në historinë e gjithë njerëzimitraporton Ekonomia Online. “Sot janë bërë 22 vjet në nga masakrat më të tmerrshme në historinë e gjithë njerëzimit. Në fakt është vendi ku u dëshmua qëllimi i Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve”. “Nga këtu duhet me zë të lartë ta themi këtë të vërtetë duke kërkuar drejtësi që ranë për liri. Dëshmitë e gjenocidit mund t’i gjejmë anekënd vendit tonë”. “Akoma ...
0

PERIUDHA PËR REGJISTRIMIN E VOTUESVE ME NEVOJA TË VEÇANTA, 14 – 18 JANAR

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, për të votuar përmes ekipeve mobile në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt.   Gjatë kësaj periudhe (14 janar – 18 janar) u mundëson pjesëmarrjen në votim qytetarëve me të drejtë vote të cilët për shkak të rrethanave specifike nuk mund të shkojnë në vendvotimin e tyre. Të gjitha detajet dhe për mënyrën e regjistrimit janë të publikuara në ueb faqen e KQZ-së. Votimi i qytetarëve me të drejtë vote nga këto kategori do të bëhet përmes ekipeve mobile të cilat në ditën e zgjedhjeve do të shkojnë në shtëpitë apo ...
0

DOM LUSH GJERGJI: IPESHKVI MARK SOPI E RUGOVA EDHE NË AMSHIM BASHKË

Lajme
Jeta dhe vdekja, pra amshimi, i ka lidhur njëri me tjetrin, deklaroi dom Lush Gjergji, në “Aktual”, në RTK.   Ai sqaroi për për motivin e një ngjarjeje që do të ndodhë sot në Katedralen “Nëna Tereze”, ku, sipas tij, këtë po e bëjnë në shenjë nderimi, sepse na kanë nderuar neve, si popull dhe si vend. “Për të nderuar këta dy personalitete në 15 vjetorin e vdekjes së tyre, ne kemi vendosur ta bëjmë rivarrosjen e Ipeshkvit Mark Sopi, në kripten e Katedrales së shenjtores Nëna Tereze, si dhe përurimin e shtatores së presidentit Rugova në sheshin e Katedrales”, deklaroi dom Lush Gjergji. Dom Lush Gjergji shpjegoi për traditën ...
0

HOTI NGA REÇAKU: KRYESIT E KRIMEVE DUHET TË MARRIN DËNIMIN E MERITUAR

Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti të premten ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Reçak, në shënimin e përvjetorit të 22-të të masakrës së Reçakut.   Hoti pasi vuri kurora lulesh në nderim të gjithë viktimave tha se masakra e tmerrshme që ka ndodhur 22 vite më parë e sensibilizuar botën për gjendjen në Kosovë. Ndërkohë ka theksuar se trupat e viktimave asnjëherë nuk do të prehen të qetë, derisa drejtësia nuk do të vihen në vend. “Ngjarja që ka ndodhur këtu e ka sensibilizuar botën mbarë për gjendjen, terrorin, vrasjet që atë kohë ndodhin në Kosovë, me vite të tëra, por që kanë kulmuar me këtë ditë, ...
0

KUOTA GJINORE, TAVAN I QELQTË PËR PARTITË

Lajme
Minimumi i grave në lista zgjedhore ndër vite është shndërruar në maksimumin e mundësisë që kanë gratë për të hyrë në Parlament. Ligjërisht, partitë politike janë të obliguara që të kenë minimalisht 30 për qind gra në lista zgjedhore.   Pothuajse secila parti deri më tani e ka zbatuar në përpikëri këtë kërkesë dhe në listat e veta ka vetëm nga 30 për qind gra. Valdete Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Limani-Hajnuni nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Tinka Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, ndajnë të njëjtin mendim që partitë në të cilat ato e ushtrojnë aktivitetin politik, duhet të bëjnë më shumë për të rritur praninë e grave në ...
0