Shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Vasfiji Krasniqi ka qenë në negociata me Partinë Demokratike të Kosovës për të qenë pjesë e listës së kësaj të fundit për zgjedhjet e 14 shkurtit. I ftuar në T7, ai ka thënë se deri disa orë para se Vetëvendosje të publikonte listën me kandidatët për deputetë, Krasniqi ka qenë në negociata me PDK’në, e cila i ka ofruar asaj numrin 3 në listë. “Vasfije Krasniqi ka qenë në negociata edhe me neve. Ka pasur një bisedë edhe me kryetarin e partisë edhe me njerëz tjerë deri pak orë para se të dorëzohet lista. I ka pasur disa ...
0
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në një njoftim të LD-së thuhet se sot, kryetari i partisë, Isa Mustafa, ka pritur, 15 vjeçarin nga Gjermania, Leonard Mulaku. Kryetari Mustafa, sipas njoftimit, i uroi mirëseardhje Leonardit i cili ka ardhur dje nga Gjermania për t’u anëtarësuar në LDK. “Gjatë takimit u diskutua kryesisht për sfidat e të rinjve në Kosovë dhe programin e LDK-së. Leonardi është 15 vjeçar i cili u zgjedh kancelari më i ri në moshë, pasi që ka qenë në praktikë në zyrën e kancelares, Angela Merkel, thotë njoftimi i LDK’së./RTK ...
0
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari i PDK Bedri Hamza, ka takuar sot përfaqësues të bizneseve në vend, me të cilët ka debatuar për programin e rimëkëmbjes ekonomike të cilin e kanë prezantuar ditën e djeshme. Hoxhaj duke iu drejtuar përfaqësuesve të bizneseve tha se nuk ka ndonjë subjekt politik si PDK e cila e sheh sektorin privat partner të mirëfilltë të saj, pasi tha se e dinë se ata që mund të krijojnë vende të punës, ata që mund të rrisin ekonominë janë përfaqësuesit e biznesit privat. “Ne mendojmë që programi jonë për zhvillim ekonomik përbëhet prej dy pjesëve, pjesa ...
0
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka vizituar qendrën e thirrjeve ku po verifikohen aplikuesit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Me këtë rast ajo ka thënë se verifikimi është proces i komplikuar dhe se janë duke bërë të pamundur që të gjithëve tu mundësohet të votojnë. Daka ka sqaruar se janë verifikuar 8 000 aplikues, madje i ka quajtur dashakeqe kritikat lidhur me këtë proces. “Kritikat i shoh dashakeqe sepse është një proces i komplikuar. Ne jemi duke bërë të pamundurën. Janë verifikuar 8 000 qytetarë të gjithë janë duke u lajmëruar”. “Ne jemi duke harxhuar shumë të mëdha parash që t’iu mundësojmë qytetarëve ...
0
Gjykata Supreme ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e OJQ-së GERMIN lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim e votuesve jashtë Kosovës. “Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të apelit të organizatës joqeveritare “GERMIN”, të paraqitur kundër vendimit nr. 42-2021 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur sipas ankesës të organizatës Joqeveritare “GERMIN”, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.1/2021, në seancën e kolegjit të mbajtur me datë 18.01.2021, hodhi poshtë si të palejuar ankesën e “GERMIN” thuhet në komunikaten e gjykates./RTK ...
0
Aleancës Kosova e Re (AKR) e cila drejtohet nga Behgjet Pacolli, në mbledhjen e mbajtur të hënën ka diskutuar për zgjedhjet e 14 shkurtit, duke mohuar përçarjet me LDK-në, me të cilën do të garojë bashkë në këto zgjedhje. Jetlir Zyberaj nga kjo parti, i cili është edhe kandidat për deputet, ka thënë se në këtë mbledhje të Kryesisë së AKR-së është diskutuar për idetë brenda kësaj partie rreth organizimit të zgjedhjeve. “Nga ajo që po shihet është një mobilizim i jashtëzakonshëm i strukturës dhe një vullnet i madh që të punohet me përkushtim qe rezultati i këtyre zgjedhjeve bashkë me LDK-në të jetë i suksesshëm. Personalisht jam optimist ...
0
Kandidati për President nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të programit qeverisës, ka folur edhe për disa tema të hapura e për të cilat përgjegjës e ka bërë Bashkimin Evropian. Haradinaj ka thënë se do të jetë përkrahës I të gjitha institucioneve të vendit që janë në shërbim të vendit. Ai ka shtruar një pyetje të hapur se çfarë do të ndodh pas katër apo pesë viteve nëse nuk ka progres në Kosovë. “Kam një pyetje të hapur për të gjithë ju. Çka ndodh pas katër ose pesë viteve nëse nuk ka progres në Kosovë, dhe duhet ta kuptoni saktë pse po e bëjë ...
0
Një rast i zjarrit ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në zyrën e arkivit në stacionin policor në Drenas. Nga ana e zyrtarëve policor që është vërejtur tymi, janë përdorur aparatet për shuarjen e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është ftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Kështu për Klan Kosova tha Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës. “Rreth orës 13:00 është vërejtur një tym në zyrën e arkivit të stacionit policor në Drenas. Nga ana e zyrtarëve policor që kanë vërejtur tymin janë përdorur aparatet për shuarjen e zjarrit dhe njëkohësish janë ftuar edhe zjarrfikësit. Në vendin e ngjarjes poashtu është ftuar edhe IPK. Zjarri është ...
0
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ushtruar padi sot ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, pasi që ky i fundit ditë më parë drejtoi akuza ndaj Lladrovcit. Në padinë e ushtruar, Lladrovci ka kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim nga Kajtazi. “Ashtu siç kam paralajmëruar, sot e dorëzova padinë kundër Vehbi Kajtazit për shpifje. Pas vendimit të gjyqit, vlera e kundërshpërblimit për padinë, do të jepet donacion për organizatat që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook./RTK ...
0
Pas 30 ditësh pushim, më shumë se 345 mijë nxënës të nivelit para-universitar sot do t’u rikthehen bankave shkollore. Gjysmë-vjetori i dytë i viti shkollor do të fillojë sipas skenarit A dhe varësisht nga gjendja me pandemi, mund të kalojë në skenarin B – mësim i kombinuar ose mësim online, si pjesë e skenarit të tretë C nga MASH. Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, ka uruar dje nxënësit e mësimdhënësit me rastin e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë të procesit mësimor. Ndërsa, Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) ka bërë me dije se përkrah rifillimin e procesit mësimor më 18 janar, por kujton se nëse ...
0