Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

TAKOHET GRUPI PUNUES PËR THEMELIMIN E INSTITUTIT PËR KRIMET E LUFTËS

Lajme
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka marrë pjesë në takimin e Grupit Punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë Luftës së fundit në Kosovë.   Themelimi i një mekanizmi për këtë çështje, ishte edhe ndër prioritetet e  ministrit të Drejtësisë, raporton E.O. Ky institut u ngrit me qëllim të ruajtjes së memories kolektive. Parashihet qe pas themelimit të këtij institutit, do të punësohen 100 studentë të cilët do të merren me hulumtime në terren. Kurse ky takim është mbajtur me shkas, meqenëse 15 janari është dita kur përkujtohet masakra e Reçakut./RTK ...
0

NË PËRKUJTIM TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE SOT NDIZEN QIRINJ

Lajme
Shqiptarët nëpër botë janë ftuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagët e Hapura” që në ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, nëpër ballkonet e tyre të ndezin qirinj për të kujtuar viktimat e këtij gjenocidi.   “Në pamundësi të organizohen tubime përkujtimore për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia me COVID-19, Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” FTON të gjithë shqiptarët, kudo qofshin në botë, që më 15 janar, në DITËN E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË, në orën 20:00, të dalin në ballkone apo dritare të banesave të tyre dhe të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi!”, thuhet ...
0

MOTI NË KOSOVË

Lajme
Moti i ftohtë do të vazhdojë të mbizotërojë edhe gjatë ditës së sotme në Kosovë. Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme gjatë ditëve vijuese.   Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) bëjnë të ditur se në fushat barike ka rënie ashtu sikurse edhe në ato termike. Herë-herë do të ketë edhe fjolla bore e kryesisht do të ketë gjatë së shtunës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius. “Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do ...
0

5 MIJË E 401 RASTE AKTIVE ME COVID-19

Lajme
54 mijë e 839 persona në Kosovë janë infektuar me COVID-19, prej 13 marsit, kur edhe u shfaqen dy rastet e para pozitive me SARS CoV2.   Nga raporti i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 1 mijë e 392 qytetarë kanë vdekur shkak i infektimit me SARS CoV2. Ndërkohë që në vend janë 5 mijë e 401 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.775 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë ...
0

NGJARJET E DATËS 15 JANAR

Lajme
Ngjarjet e datës 15 janar 2021   Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, merr pjesë në takimin e Grupit Punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës. Mediet mund të marrin pamje. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 09:00) Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. (Kompleksi Memorial, Reçak, ora 09:30) Komuna e Shtimes me rastin e 22-vjetorit të Masakrës së Recakut mban mbledhje përkujtimore. ( Kuvendi Komunal, ora 09:30) Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Reçak. (Kompleksi Memorial, Reçak, ora 10:00) Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë, bëjnë homazhe në Reçak. (Kompleksi Memorial, Reçak, ...
0

LIDERË INSTITUCIONALË DHE POLITIKË BËJNË HOMAZHE NË REÇAK

Lajme
Sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.   Liderë institucionalë dhe të partive politike me këtë rast do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Kjo është agjenda: Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. (Kompleksi Memorial, Reçak, ora 09:30) Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Reçak. (Kompleksi Memorial, Reçak, ora 10:00) Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë, bëjnë homazhe në Reçak. (Kompleksi Memorial, Reçak, ora 10:30)./RTK ...
0

22 VJET NGA MASAKRA E REÇAKUT

Lajme
Sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.   Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur. Policia dhe ushtria serbe në Kosovë kanë kryer masakra të shumta gjatë viteve 1998 dhe 1999, por Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe. Pasi e pa me sytë e tij këtë skenë, shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit, ...
0

BORA BLLOKON RRUGËT QË SHPIEN NË SHALË TË BAJGORËS

Lajme
Bora ka bllokuar rrugët që shpien në Shalën e Bajgorës. Ekipet emergjente janë duke punuar për të zhbllokuar rrugën në këtë pjesë.   Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mitrovicës, përmes një statusi në Facebook. Ky është statusi i tij i plotë: “Sapo vizitova Shalën e Bajgorës për ta përcjellë nga afër punën e madhe që po e bëjnë ekipet emergjente për zhbllokimin e rrugëve nga bora. Në këto orë të vona janë duke punuar pesë ekipe emergjente në rajonin e Shalës, përderisa në qytet dhe fshatrat tjera përreth po punojnë ekipet tjera për pastrimin e rrugëve nga bora. Ekipet tona punuese nuk do të ...
0

ISMAILI: ALBIN KURTI KA QENË ITHTAR QË KRERËT E UÇK’SË TË SHKOJNË NË HAGË

Lajme
Anëtari i PDK’së, Uran Ismaili ka thënë se kreu i VV’së, Albin Kurti ka qenë ithtar që krerët e UÇK’së të shkojnë në Hagë,.   Ismaili përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kurti duhet të ndjehet i turpëruar. “Krerët e UÇK-së ballafaqimin në Hagë e kanë për historinë e Kosovës. Albin Kurti në jetën e tij politike ishte ithtar që çlirimtarët tanë të jenë atje. Sot, ai duhet të ndjehet i turpëruar.”, shkruan ai. Ky postim i tij vjen pasi VV propozoi Vjosa Osmanin për presidente./RTK ...
0

KËSHILLTARI I VJOSA OSMANIT: DO TA KALONIM PRAGUN ZGJEDHOR EDHE PA VV-NË

Lajme
Këshilltari i u.d të Presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci, ka folur për bashkëpunimin mes iniciativës së Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit.   Ai ka thënë se edhe po të shkonte e vetme në zgjedhje, iniciativa “Guxo” e Osmanit do të kalonte padyshim pragun zgjedhor. “Kalimi i pragut për ne nuk ka qenë problem, ne kemi llogaritur deri në 8% dhe këtë po ua them që të jem korrekt me ju dhe opinionin. Por, sipas ekspertëve që kanë qenë të angazhuar kanë vlerësuar se binomi Osmani – Kurti e rritë edhe më shumë entuziazmin për ndryshim. Ky binom ne po e konsiderojmë se është zgjidhja më e mirë ...
0