I rikthyeri në PDK, Ramiz Kelmendi, ka thënë se është një mbështetës i zëshëm i një bashkëpunimi të mundshëm të PDK-se dhe VV-së. Një qeverisje e përbashkët mes PDK-se dhe VV-së do të çojë Kosovën përpara, sipas Kelmendit dhe për këtë ai është i gatshëm edhe të bëjë një sakrificë jo të lehtë – të heqë dorë nga një pozitë ministrore, njofton Klan Kosova.“Në gjithë kohërat kam luftuar që uniteti politik dhe vijat e kuqe në mes të liderëve politikë të jenë si vija të përafrimit dhe përqafimit që Kosova ta përmbyllë pavarësinë sa më shpejt që të jetë e mundur”.“Unë jam për bashkëpunim PDK dhe Vetëvendosje edhe nëse ...
0
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, ka qenë pranë ambienteve të Spitalit të Traumës për të mësuar nga afër gjendjen e 3-vjeçares Violeta Avdijaj, e cila mbeti e plagosur në aksidentin e ndodhur në rrugën e Kombit. Ajo humbi dy prindërit, motrën dhe një të afërm të sajin. “Ka ndodh një aksident në Rubik. Kemi 4 të vdekur, një është i lënduar, një fëmijë. Është me lëndime të rënda, është në gjendje ende jo stabile. Mjekët janë duke bërë përpjekje për trajtimin dhe ekzaminimin, ato që kanë mundësi, për ti shpëtuar jetën. Kështu, kemi 4 të vdekur. Janë nga Prishtina ose më saktë nga rrethi i Prishtinës. Shoferi ...
0
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se do të punojnë që mandati i kryeministërit në detyrë, Avdullah Hoti të zgjatet edhe për një mandat. Ai tha se LDK e Gjilanit, ku vet është kryetar, është ngritur në këmbë që ta mbështesë listën fituese. Postimi i plotë: https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/5181792965194394 ...
0
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se kjo parti është shumë e gatshme që të hyjë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas tij, edhe pse nuk arritën koalicion parazgjedhor me PDK-në, ata janë të mobilizuar që të arrijnë qëllimin dhe ta kalojnë pragun zgjedhor prej 5 për qind. Duke folur për mundësinë e koalicioneve pazgjedhore dhe hyrjes në qeveri, Hoti ka thënë se ata do bashkëpunojmë me ato subjekte që kanë koncepte të njëjta me Nismën, siç janë mbrojtja e vlerave të luftës së UÇK-së. “Nuk po paragjykojmë, por ata që nuk janë të gatshëm për ta mbrojtur padrëjtësinë që ...
0
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka komentuar refuzimin e liderit të VV-së për përballje në debate televizive. Postimi i plotë i Hoxhajt: E ftova z. Kurti të dalim të përballemi në debat publik për t’i krahasuar idetë dhe platformat e dy partive tona për qytetarët, për t’u dhënë atyre një pasqyrë të qartë për ofertat në këto zgjedhje. Mirëpo, ai refuzoi. E duke refuzuar, dëshmoi se atij nuk i interesojnë nevojat e qytetarëve, por pushteti absolut mbi ta. Për shumë vite, Kosova ka pasur nevojë për debat mes kandidatëve për kryeministër. Debat që do t’i shfaqte qartë dhe mirë para qytetarëve platformat zgjedhore dhe do ta konsolidonte ...
0
Tragjedi në Rrugën e Kombit, ku 4 anëtarë të një familjeje nga Kosova humbën jetën teksa makina me të cilën po lëviznin u përplas me një kamion. Burrë e grua të moshave 45 dhe 33 vjeç dhe dy fëmijët e tyre kanë ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur, ndërsa fëmija tjetër, 5 vjeç, është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën. Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese. Teksa ka qenë në parakalim ai nuk ka mundur të shohë kamionin që po vinte në drejtim ...
0
Në listën e LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë gjashtë kandidatë nga Podujeva. Kësaj liste i prin ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, njëkohësisht edhe ministër në detyrë i Brendshëm, ka bërë të ditur LDK-ja, dega në Podujevë. Veliu kandidon pas një kohe të gjatë për deputet, pasi për disa mandate ishte kryetar i Podujevës, e së fundi edhe ministër në dy qeveri, Kurti e Hoti. Pos Veliut, kandidatë tjerë nga Podujeva për deputetë janë Fidan Rekaliu, Ekrem Hyseni, Visar Hoti, Fatlume Jaha dhe Zahide Gërvalla./RTK ...
0
Dega e PDK-së në Vushtrri ka bërë zgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga dega e PDK-së në Vushtrri. 7 kandidatë nga Vushtrria që do t’i hyjnë garës deputetë nga radhët e Degës së PDK-së në Vushtrri. Listën e ka bërë të ditur shefi i asamblistëve të PDK-së në Vushtrri, Ilmi Azemi, përmes një njoftimi në Facebook. Ai ka thënë se nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Vushtrri, ka propozuar,. Kurtan Kajtazi, Xhevahire Izmaku, Ferit Idrizi, Isa Hajrizi, Jeton Salihu, Bajram Beqiri dhe Menduh Abazi./RTK ...
0
Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e PDK, Arianit Elshani, ka ftuar qytetarët e Kosovës në diasporë që të bëjnë kujdes dhe të regjistrohen për votim vetëm përmes faqes zyrtare të KQZ. Ai i ka ftuar diasporën që mos të bien pre e mashtrimeve të dy faqeve online që sot janë lansuar nga persona ende të panjohur e që kanë për qëllim vjedhjen e të dhënave personale. Ai tha se KQZ si institucion ka kërkuar nga Policia e Kosovës të hetojë dhe të sjell para drejtësisë keqbërësit që po synojnë manipulimin e votuesve në diasporë. Deklarata e plotë e Arianit Elshanit: Sot gjatë ditës si përfaqësues i PDK-së ...
0
Kreu Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka mbajtur një takim me strukturat e AAK-së në Gjakovë. Nga atje Haradinaj tha se po shihet një frymë mobilizimi i Aleancës. Po ashtu kreu i AAK-së, gjatë këtij takimi ka paraqitur vizionin e AAK-së për Kosovën ‘Frymë mobilizimi në strukturat e Aleancës në Gjakovë. Paraqita vizionin tim dhe të AAK-së për një Kosovë, partnere serioze në skenën ndërkombëtare, që me guxim merr përgjegjësi dhe përmbyll temat e interesit shtetëror. Kosova në NATO, kapacitetet e shtuara të sigurisë, garantojnë rritjen e vlerës së resurseve dhe mundësive ekonomike të Kosovës’, ka shkruar Haradinaj në Facebook. ‘Nga Gjakova, po e përcjell ...
0