Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me bashkëluftëtarë të tij. Të hënën në mbrëmje ai ka takuar veteranë të UÇK-së dhe të rinj të fshatit Bellanicë në komunën e Malishevës. Kreu i Nismës thotë se projekti i tij në mbrojtje të vlerave kombëtare po shtrihet dhe po merr mbështetje çdo ditë e më shumë./RTK Postimi i plotë: Fatmir Limaj Pritja madhështore që sonte na bëri Bellanica e vlerave kombëtare e njerëzore, në konakun e bacës Ali Hoxha, është dëshmia më e mirë se projekti ynë po shtrihet çdo ditë e më shumë. Bashkëluftëtarët dhe gjenerata e re në Bellanicë janë bashkuar e mobilizuar fuqishëm për zgjedhjet ...
0
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është ftuar të jetë pjesëmarrës për rastin e inaugurimit të presidentit të 46-të të SHBA’së, Joe Biden. Diçka të tillë ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, Naim Murseli, me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’. “Javën e kaluar kam pranuar ftesën e z. Behgjet Pacolli dhe zonjës Pacolli për inagurimin e Presidentit Joe Biden, në të cilin ishin të ftuar si mysafirë nga miqtë tonë demokrat. Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara është një dhuratë nga Zoti!”, ka deklaruar ai./RTK ...
0
AAK-ja ka shpalosur sot programin zgjedhor për vitet 2021-2025. Në këtë prezantim është shpalosur programi politik, ekonomik, ai i sundimit të ligjit, etj. Prezantimin e shtyllës së programit që ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe sigurinë e ka shpalosur ministri i Drejtësisë dhe kandidati i AAK-së për deputet Selim Selimi. “Siç mbajtëm fjalën për formimin e ushtrisë, dyfishimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që politika t’i mbajë duart larg drejtësisë, do ta mbajmë fjalën edhe për rritjen e buxhetit në sistemin e drejtësisë deri në 35%, sigurimin e pagës minimale në vlerë për 700 euro për policët, implementimin e vettingut për të siguruar gjyqtarë e ...
0
Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Besnik Tahiri, thotë se po i ofrojnë Kosovës listën për deputetë me profesionistët më të mirë në vend. Tahiri komentet i bëri në takim me strukturat e kësaj partie në Prishtinë. “Me Aleancën që ndrojmë dhe vazhdojmë për shtet me dinjitet dhe prosperitet”, tha ai. Shkrimi i plotë i Tahirit në Facebook: Takim me strukturat e Degës së Aleancës në Prishtinë, të unifikuar dhe kurrë më të fortë me kandidatura për deputetë të profileve të larta, si në nivel politik, ashtu edhe në atë profesional si dhe me aderimet e reja që na nderuan në këtë garë. Kjo ...
0
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para rreth një ore në fshatin Ponoshec të Gjakovës. Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj. Gjurkaj tha se personi i tretë ka pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa vozitësi ka lëndime të lehta. “Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjeter duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë ...
0
Trupi i pajetë i Heset Rrahmanit nga fshati Debëllde i Komunës së Vitisë është tërhequr nga gremina ku kishte rënë me veturën teksa po kthehej nga Hani i Elezit. Këtë lajm e ka bërë të ditur FSK-ja e cila së bashku me Policinë e Kosovës ka ndihmuar në tërheqjen e tij. “Ekipi i Kërkim Shpëtimit në male i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë tërhequr një person pa shenja jete, pas një aksidenti me makinë në aksin rrugor Kaçanik-Hani i Elezit”, thuhet në njoftimin e FSK-së. Viktima i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe mjekësisë ligjore për procedura të mëtutjeshme. ...
0
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj sot ka vizituar disa biznese në Fushë Kosovë e që pronarët janë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanovci. Hoxhaj përmes një postimi në Facebook thotë se prioritet i qeverisë së tij do të jetë pajisja e tyre me pasaportë të Kosovës. Postimi i Hoxhajt: Bashkë me Bedri Hamzën, vizituam disa biznese në Fushë Kosovë që udhëhiqen nga shqiptarët e Luginës, për të cilët PDK ka plan konkret. Ishim te kompanitë “M&A Carpet”, “Metal Tech” dhe “Kiki&Lighting” dhe pronarët e tyre i siguruam që prodhuesit nga Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, që duan të eksportojnë në Kosovë, me programin tonë më të mirë të Rimëkëmbjes, ...
0
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një video-konferencë me raportuesin për Kosovën në Këshillin e Evropës si dhe Koordinatorin për Bashkëpunimin Trans-Atlantik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Peter Bayer. Gjatë kësaj video-konference u bisedua për zhvillimet politike në vend dhe në rajon. “Gjatë këtij bashkëbisedimi e njoftova z.Beyer për situatën politike në vend përpara zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit, ku shpreha angazhimin tim të plotë si Ministre e Diasporës, në mirë-informimin e bashkëqytetarëve tanë për procesin e votimit përmes postës”. Haradinaj-Stublla ka shprehur shqetësimin për, siç i konsideron ajo, deklaratat shoviniste dhe kërcenuese të Serbisë. “Diskutuam edhe për ...
0
Pasi që Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë ankesën e organizatës “Germin” në lidhje me verifikimin e votuesve jashtë Kosovës nga ana e KQZ-së, ka reaguar kjo organizatë. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, nga kjo organizatë është thënë se do të përdorin të gjitha mjetet juridike që ta çojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. “Ne vazhdojmë të konsiderojmë se vendimi i KQZ nr. 42-2021 i datës 11.01.2021 cënon të drejtat kushtetuese dhe ligjore, çka po vërtetohet edhe në procesin e verifikimit të aplikuesve për votim nga jashtë përmes telefonit, ku janë raportuar raste të largimit nga lista e votuesve për shkak të mosqasshmërisë ...
0
Dega e PDK-së në Prishtinë do të ketë 12 kandidatë për deputetë në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit. Emrat e kandidatëve që synojnë ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Dega e PDK-së në Prishtinë janë: U.D i kryetarit të PDK-së, njëherit kandidati për kryeministër nga kjo parti Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Memli Krasniqi, Abelard Tahiri, Ariana Musliu-Shoshi, Besa Ismaili, Faton Abdullahu, Besa Çeku- Buqinca, Arben Gecaj, Asllan Bajrami, Muhamet Gubetini dhe Bujar Cakolli./Indeksonline. “Lista e kandidatëve të Degës së Prishtinës, është listë për të gjithë Kosovën, sepse përmbanë një grup figurash me integritet personal, përgatitje intelektuale dhe vlera të larta atdhetare. Të gatshëm për rimëkëmbjen e ...
0