Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​NGJARJET E DATËS 19 JANAR

Lajme
Ngjarjet e datës 19 janar 2021.   Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet pranë Katedrales së Madhe të qytetit. (Ora 13:00) Ministria e Bujqësisë organizon Ngjarjen Promovuese të Master Planit të Ujitjes në Kosovë – #KIMP. (Konferenca virtuale do të mbahet në platformën Zoom, https://zoom.us/j/96935761303?pwd=ek5QRFdZdXBCR0FKditlaTRwMWIvdz09, ora 13:30) AGK, në bashkëpunim me UN Women, organizon punëtorinë dy-ditore “Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor”. (Për shkak të situatës epidemiologjike, punëtoria do të mbahet online, ora 18:00-21:00)./RTK ...
0

SUBJEKTET POLITIKE NUK PO E PËRFILLIN LIGJIN PËR BARAZI GJINORE

Lajme
Publikimi i listave zgjedhore nga partitë politike tregon se subjektet politike nuk po e përfillin ligjin për barazi gjinore. Shoqëria civile thotë se aq më keq është kur ligji nuk respektohet nga ata që e miratuan vetë atë.   Shoqëria civile ka vërejtje për të gjitha subjektet politike për sa i përket respektimit të kuotës gjinore. Publikimi i listave zgjedhore ka nxjerrë në pah se ligji për barazi gjinore i cili kërkon që të arrihet barazia gjinore 50/50 në të gjitha institucionet publike, nuk po përfillet. Arton Demhasaj, nga organizata jo-qeveritare “Çohu”, këtë e konsideron shkelje të ligjit. “ Numri i caktuar i kandidatëve që janë tash kandidatë për deputetë, ...
0

HOTI MORI PJESË NË INAUGURIMIN E SHKOLLËS “DËSHMORËT E VITISË”

Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori  pjesë në inaugurimin e shkollës së Mesme të Ulët “Dëshmorët e Vitisë”, në fshatin Drobesh të Komunës së Vitisë.   “Të dashur nxënës dhe arsimtarë urime për këtë objekt të mrekullueshëm. Është lajm i mirë, është ngjarje e mirë për të filluar gjysmë vjetorin e dytë në këtë objekt të ri dhe shpresoj që po e lëmë mbrapa pandeminë dhe po i kthehemi gjallërisë dhe gëzimit edhe në shkolla, edhe në biznes, edhe në familjet tona dhe gjithkund”, tha kryeministri në detyrë Hoti. Ai u shpreh i bindur që ky objekt do të ndikojë shumë në cilësinë e arsimit duke ...
0

HOXHAJ: ME FONDIN 1 MILIARD EURO, PDK DO T’I FUQIZOJË GRATË NË EKONOMI

Lajme
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka thënë se me fondin që PDK e ka prezantuar të 1 miliard eurove, në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes ekonomike, PDK do të kujdeset për fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë.   Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se forcimi i rolit të gruas është parakusht për një shoqëri të zhvilluar dhe ne po ecim mirë në këtë drejtim. “PDK në qeveri dhe unë si Kryeministër, po ashtu do të fokusohemi në krijimin e politikave të veçanta për të siguruar lehtësira tatimore për bizneset private që punësojnë gra si dhe për ato biznese që themelohen e udhëhiqen nga gratë”, ka ...
0

LIMAJ: VETERANË, INVALIDË… PO I BASHKOHEN BETEJËS TONË POLITIKE

Lajme
Kandidati për kryeministër nga radhët e Nisma Fatmir Limaj është takuar sonte në Kërvasari të Malishevës me bashkëluftëtarë që familjet e tyre kanë dhënë shumë për Kosovën.   Ai në një postim në Facebook ka shkruar se veteranë, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës e patriotë të shumtë çdo ditë e më shumë po i bashkohen betejës politike për të ardhmen e vendit, e cila sipas tij, do të dëshmohet më se miri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Postimi i plotë: Sonte, në konakun e babait të dëshmorit të kombit Ramë Bytyqi, në Kërvasari të Malishevës, takova bashkëluftëtarë e patriotë të shumtë që familjet e tyre kanë ...
0

KRASNIQI: KA QENË PUNË E KRYER QË VASFIJE KRASNIQI TË VIJË NË PDK

Lajme
Kandidati i PDK-së për deputet, Memli Krasniqi, ka pranuar se kanë negociuar me Vasfije Krasniqi-Goodman për ta përfshirë si kandidate për deputete në listën e PDK’së.   Në emisionin Pressing, Krasniqi ka treguar prapaskenat e negociatave me Vasfije Krasniqi.   “Po, deri të shtunën në mëngjes sepse të shtunën janë dorëzuar listat. Me kohë të Amerikës qysh i ka ra, por në 6 në mëngjes ka thënë se megjithatë vendosa me shku në listë të VV-së”, tha Krasniqi.   Ai shpjegoi se negocimi ka vazhduar për rreth tre javë.   “Absolutisht, për ne, pak a shumë në një moment ka qenë punë e kryer, por mandej çka ka ndodh në ...
0

HOXHAJ: FONDI PREJ 1 MILIARD EUROVE I RIMËKËMBJES, RRITË PENSIONET 40%

Lajme
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se fondi prej 1 miliard eurove do të ketë si synim edhe lehtësimin e jetesës së qytetarëve, duke rritur pensionet deri në 40% dhe ndihmat sociale mbi 30%, për të gjithë përfituesit.   Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka treguar se në një takim me strukturat e PDK-së në Fushë Kosovës, ka prezantuar në detaje programin e PDK-së për rimëkëmbje ekonomike e politike.   Lexoni të plotë statusin:   PDK është e vendosur dhe e bashkuar për të realizuar programin e Rimëkëmbjes në të gjitha qytetet në Kosovë. Pritje të jashtëzakonshme patëm nga strukturat e partisë në Fushë ...
0

KRASNIQI: SHPRESOJMË QË KURRË S’DO KEMI KOALICION ME VETËVENDOSJEN

Lajme
Memli Krasniqi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka uruar që asnjëherë partia e tij të mos ketë bashkëpunim politik me subjektin me të cilin ishte bashkë në opozitë në legjislaturën e shtatë, Vetëvendosjen.   Krasniqi tha, ndër të tjera, edhe se vetëm qeverisja e PDK’së i ofron stabilitet vendit. Ai këto komente i bëri në T7. “Shpresojmë që ne kurrë s’kemi me pasë koalicion me VV. Nëse ne i fitojmë zgjedhjet, ne do të mundohemi me e kriju një qeverisje që i ofron stabilitet vendit. Një prej krizave më të mëdha të vendit është jo-stabiliteti”, ka deklaruar ai. Ai, tutje ka pasur edhe deklarata kundërshtuese për politikat e VV’së, ...
0

HARADINAJ: U KUJDESËM PËR KRYEQYTETIN MË SHUMË SE TË TJERËT

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot është takuar më strukturat e AAK-së në Prishtinë.   Haradinaj ka thënë se Kryeqyteti e ka përjetuar dorën e nivelit qendror vetëm kur AAK udhëheqi me qeverinë.   ” Vetëm Aleanca i pagoi borxhin Prishtinës, duke e shtyrë para dhe miratuar Ligjin, i cili u mohua nga të tjerët. Ne u kujdesëm për Prishtinën më shumë se të gjithë të tjerët, edhe pse asnjëherë nuk na u dha besimi për ta udhëhequr”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.   Ai ka falenderuar të gjithë kandidatët e Aleancës nga Prishtina mbi të gjitha të gjithë ata vetëranët ...
0

KURTI-OSMANI: ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT JANË REFERENDUM

Lajme
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, njëherësh kandidate për këtë post nga lista e kësaj partie Vjosa Osmani kanë mbajtur sot një bashkëbisedim online me temën “Përfshirja e mërgatës në demokraci, ekonomi dhe shoqëri, në Kosovë dhe Zvicër”.   Me këtë rast, Kurti duke vlerësuar lart kontributin e diasporës në çlirimin e vendit, ka thënë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të fillojë dekada e tretë në aspektin politik, e cila do të shërbejë në luftën kundër korrupsionit, por do të jetë edhe për punësimin e të rinjve dhe grave, por edhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kurti: Dekada e ...
0