Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka postuar në faqen e tij në Facebook një video në Shtëpinë e Bardhë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekononike Kosovë-Serbi. Hoti ka shkruar se me LDK’në, Kosova do të thellojë bashkëpunimin me ShBA-në. “Me LDK-në, Republika e Kosovës thellon bashkëpunimin dhe kultivon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai. Kujtojmë se Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizim ekonomik./RTK https://www.facebook.com/watch/?v=3976246425732752 ...
0
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ish-deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu, ka komentuar listën e kandidatëve të kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Në këtë listë unë shoh gjithçka dhe kurgjë. Shoh përfaqësim jashtëzakonisht të mirë potencialisht por edhe shoh pesëshe që s’kanë lidhje me Vetëvendosjen. Sepse në këto zgjedhje votohen pesë emra”, tha ai. “Mund të ndodh që Grupi Parlamentar i VV-së t’i ketë disa pesëshe që kanë komplet bindje të ndryshme dhe kjo i bie që duhet me u nënshtruar, po supozojmë që qeverinë e bën Vetëvendosja, kështu po na thonë sondazhet, kjo i bjen që duhet me i nënshtruar bindjet e tua karshi një politike që e udhëheq në ...
0
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kësaj partie po ç’do ditë po i bashkohen familje atdhetare. Ai ka falenderuar qytetarët bashkëluftetarët që po i bashkohen Nismës. Postimi i plotë i tij: Të dashura familje të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë̈ Çlirimtare, Të nderuar qytetarë e përkrahës, Jam tejet i lumtur që ditëve të fundit shumë familje atdhetare anekënd vendit po i bashkohen projektit tonë politik për mbrojtjen e vlerave kombëtare. Vlerat kombëtare për mua dhe bashkëpunëtorët e mi janë të shenjta dhe për këtë, u jam mirënjohës e falënderues çdo familje, çdo bashkëluftëtari e qytetari të vendit tim, që janë duke u bërë ...
0
Derisa vëmendja e botës është kthyer nga ceremonia e inaugurimit të Presidentit të Amerikës, Joe Biden, një artist kosovar ka krijuar një portret të tij duke përdorur drithëra dhe fara. Alkent Pozhegu ka thënë se këtë punë artistike e ka bërë për ta falënderuar Biden për rolin e tij ndihmues për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme, 45 vjeçari Pozhegu ka përdorur 120 kilogramë të drithërave, misrit, fara luledielli, oriz dhe fasule, raporton EuroNews. “Shpresoj, që me kohën, që do të bëj diçka edhe më të madhe sepse ai [Biden] e meriton këtë. Ai ka qenë kontribuues i rëndësishëm për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Pozhegu. Biden është ...
0
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetetre (73) aktakuza kundër tetëdhjetë (80) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore ...
0
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi shprehet i bindur se do t’i fitojnë rreth njëzet deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Derisa e sheh partinë që përfaqëson në qeverinë e ardhshme, Isufi thotë se nuk do të kenë vija të kuqe me asnjë subjekt politik, por do të insistojnë në fund që posti i presidentit t’i takojë liderit partiak, Ramush Haradinaj. Isufi në një intervistë për KosovaPress thotë se AAK-ja është e mobilizuar më mirë se partitë tjera dhe për këtë presin ngritje të votave në zgjedhjet e parakohshme. Ndërkohë, ai thekson se do t’i demantojnë gjitha sondazhet që po e rendisin me numra të ...
0
Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të hënën kanë filluar verifikimin e listave të partive politike, të cilat mund të kenë kandidatë me dënime të formës së prerë në tri vitet e fundit. Ky proces do të përfundojë të mërkurën e 20 janarit Listat e partive politike me kandidatët për deputetë do t’u nënshtrohen verifikimit në gjashtë institucione. Këtë e ka thënë zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi. “Janë dërguar në 6 institucione shkresa të veçanta për të kërkuar konfirmimin e përshtatshmërisë së kandidatëve me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Këtyre shkresave, i janë bashkangjitur edhe lista e kandidatëve për deputetë që janë dorëzuar ...
0
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, në “Aktual”, foli për regjistrimin e aplikimit për votim jashtë vendit, për procesin e verifikimit, si dhe për Qendrën e thirrjeve në kuadër të KQZ-së. Më tej ai foli për dy ankesat që janë bërë lidhur me thirrjet për verifikimin e votuesve në PZAP dhe GjS, të cilat janë hedhur poshtë, kështu KQZ ka marrë vendim për verifikim të aplikuesve për votim jashtë vendit. “Aktualisht është duke u zhvilluar periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, që do të përmyllet më 21 janar në orën 18.00, sipas kohës lokale”, deklaroi ai. Tutje, Elezi sqaroi për kushte e të drejtën për të ...
0
Ministria e Mbrojtjes përgjatë nëntorit të vitit të kaluar ka arritur të nënshkruajë një kontratë të re. Këtë herë, dikasteri që udhëhiqet nga Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje që ka të bëj me ndërtimin e depove të armatimit në kazermën e Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK) në Ferizaj, Gjilan dhe Istog. “AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej Ndërtimi i depove te armatimit ne kazermen e FSK-se ne Ferizaj, Gjilan dhe Istog( Project 2 vjeçar) Realizimi i kontrates duhet të behet sipas specifikimti teknik ...
0
Mozzik i ka kushtuar një postim emocionues Kadri Veselit. Reperi shqiptar Mozzik ka përkrahur publikisht ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin. Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se Kosova ka nevojë për Veselin dhe se shteti tashmë është i pasigurt pa të. Ish-kryetari i PDK-së para disa muajsh dha dorëheqje nga të gjitha funksionet e partisë pasi njoftoi opinionin se i ishte konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale e Kosovës. Ai ishte dorëzuar në mënyrë vullnetare te autoritetet e Gjykatës Speciale për t’u nisur më pas drejt Hagës. “Mungesën tënde në mesin tonë nuk e përshkruajnë as tërë ato male mbrapa shpine që i ke o ...
0