Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

AGK SHPREH NGUSHËLLIME PËR VDEKJEN E GAZETARIT MUHARREM RAMABAJA

Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e veteranit të gazetarisë, Muharrem Ramabaja.   Përmes një telegrami ngushëllimi, AGK ka theksuar se Ramabaja kishte punuar si gazetar në gazetën Zëri që nga viti 1977, ku më pas në vitin 1990, u emërua drejtor i gazetës të cilën e udhëhoqi deri në vitin 1993. “Ramabaja ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 65 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë disavjeçare. Për shkak të pandemisë varrimi do të mbahet me rrethin e ngushtë familjar, në Zllatar. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve”, thuhet në telegram./RTK ...
0

KURTI: PAS ZGJEDHJEVE TË 14 SHKURTIT, KOSOVËN E PRET E ARDHME E NDRITUR

Lajme
Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar Shkumbin Halabaku. Ai ka përfunduar për shkenca politike në Kolegjin Utica në Nju Jork, ndërsa studimet e nivelit master në shkenca politike, integrim e qeverisje në Universitetin e Salzburgut në Austri.   Me këtë rast, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosovën e pret një e ardhme e ndritur. “Shkumbin Halabaku nga Pozharani i Vitisë u anëtarësua në VetëVendosje! Ai ka përfunduar për shkenca politike në Kolegjin Utica në Nju Jork, ndërsa studimet e nivelit master në shkenca politike, integrim e qeverisje në Universitetin e Salzburgut në Austri. Tani punon si asistent në këtë universitet dhe ligjëron lëndë ...
0

AGIM ÇEKU PAS AKTGJYKIMIT NË RASTIN “VETERANËT”: VENDIM I DREJTË E I PRITUR

Lajme
Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Agim Çeku, i akuzuar në rastin e njohur si “Veteranët”, ka deklaruar se aktgjykimi lirues ndaj tij dhe të akuzuarve tjerë është i drejtë dhe i pritur.   “Aktgjykimi lirues për mua dhe anëtarët e tjerë të komisionit për verifikimin e veteranëve është aktgjykim i drejtë, i pritur. Gjatë tërë kohës që nga fillimi e kam ndjerë vetën të pafajshëm, këtë e dëshmuam gjatë këtij procesi dhe ishte një vendim i drejtë dhe i pritur”, tha Çeku, pas shpalljes së aktgjykimit të martën, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ai së bashku me ish-ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputetin Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtakun, Sadik Halitjahan, Qelë Gashin, ...
0

FRANCA NDIHMON KOSOVËN ME PAJISJE MJEKËSORE NË LUFTËN KUNDËR COVID-19

Lajme
Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion nga ambasada e Francës, të cilin e dorëzoi ambasadorja Marie-Christine Butel.   Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se ky donacion përmban koncentrator oksigjeni, maska për oksigjen, maska kirurgjikale, maska me filtrim FFP2, dorëza, pulsoksimetër, termometra dhe rroba mbrojtëse, material shumë i domosdoshëm në përballje me COVID-19. Postimi i plotë: Sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadorja e Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine Butel. Donacioni përmban koncentrator oksigjeni, maska për oksigjen, maska kirurgjikale, maska me filtrim FFP2, dorëza, pulsoksimetër, termometra dhe rroba mbrojtëse, material shumë i domosdoshëm në përballje me Covid 19. Franca gjatë pandemisë ka ...
0

SINDIKATA E INFERMIERËVE KËRKON TË DËNOHEN SULMUESIT NË VENDIN E PUNËS

Lajme
Më shumë se 1 200 infermierë u infektuan me Coronavirus që nga muaji mars i vitit të kaluar kur edhe në Kosovë u raportuan rastet e para me këtë virus.   Fitim Havolli, kryetar i Sindikatës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka konfirmuar në një intervistë për EO se numri i atyre që janë infektuar me këtë virus ka kaluar mbi 1 200. Ai ka bërë të ditur se për momenti nuk ka asnjë infermierë të infektuar e që është në gjendje të rëndë. “Prej marsit deri më tani 1200 e më shumë infermierë të infektuar në vendet e punës, duke i shërbyer qytetarëve që nga 13 ...
0

TË AKUZUARIT NË RASTIN “VETERANËT” SHPALLEN TË PAFAJSHËM

Lajme
Të gjithë të akuzuarit në rastin “Veteranët” janë shpallur të pafajshëm. Të akuzuarit janë liruar nga aktakuza në procesin gjyqësor që është mbajtur sot. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.   Të akuzuar për rastin “Veteranët” ishin Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. /RTK ...
0

PËR NJË DITË, 55 AKSIDENTE NË TRAFIK, 2 VIKTIMA

Lajme
Dhjetëra aksidente në trafik po vazhdojnë të shkaktohen në Kosovë, nga të cilat po ka edhe viktima.   55 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në Kosovë, nga të cilat dy persona kanë humbur jetën. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Ponoshec të Komunës së Gjakovës dje ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku humbën jetën dy persona, teksa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit 13 persona janë lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik, ndërsa 40 aksidente kanë qenë me dëme ...
0

DYSHIME PËR VARIANTIN E RI TË COVID– IKSHPK NIS 30 MOSTRA PËR NË GJERMANI

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka nisur 30 mostra për analiza më të thella në Gjermani, për shkak të dyshimit të variantit të ri të coronavirusit.    Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Xhevat Jakupi, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK. “30 monstrat janë nisur ditën e hënë”, konfirmoi ai. Mostrat do të dërgohen në Universitetin “Charite” në Berlin, i cili është një nga laboratorët referent të OBSH-së. Ndërkohë, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 267 raste të reja me coronavirus. Numri i viktimave nga virusi ka arritur në 1 mijë e 411, derisa raste aktive janë 5 mijë e 275. Vlen të ceket, ...
0

KRASNIQI: KOSOVA NË PLANIN KOMBËTAR TË FOKUSOHET NË LUGINËN E PRESHEVËS

Lajme
Milazim Krasniqi, studiues, krijues, analist politik, në “Studio e hapur” foli për gjendjen në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e fundit të parakohshme, por edhe për gjendjen në rajon.   Lidhur me zgjedhjet e tashme të parakohshme parlamentare në Kosovë, Krasniqi veneroi se tubimet me elektoratin partitë politikie do të duheshin të jenë më të vëmendshëm lidhur me pandeminë që po mbretëron tash e sa kohë jo vetëm te ne. Ndër të tjera, Krasniqi foli edhe për gjuhën e përdorur nga partitë politike në fushata, sipas Krasniqit disa parti po dëshmohen në seriozitetin e tyre, në konsolidimin e tyre në programet e tyre, ndërkohë që në disa parti, ...
0

VUÇIQ REAGON PËR DEKLARATËN E HARADINAJT: AI ËSHTË I RREZIKSHËM

Lajme
“Haradinaj është njeri i rrezikshëm dhe ‘Shqipëria e Madhe’ do të ishte një kërcënim për të gjithë”, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj   Vuçiq tha se për deklaratën e Haradinajt mbi mundësinë e një referendumi për bashkimin të Kosovës me Shqipërinë, Serbia do ta ketë “një përgjigje adekuate”, ndërsa shtoi se “kërcënimet nuk duhet të kthehen me kërcënime”. “Përgjigja ime është – ju e bëni punën tuaj, çfarëdo që dëshironi, dhe ne do të kemi një përgjigje të mirë dhe adekuate, dhe qytetarët nuk duhet të shqetësohen”, tha Vuçiq transmeton GE. Ai tha se ...
0