Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

DEMALIAJ: PAFAJËSINË UA DEDIKOJMË BASHKËLUFTËTARËVE TË UÇK-SË

Lajme
Shkumbin Demaliaj, njëri nga të akuzuarit në rastin “Veteranët”, që gjykata të martën i ka shpallur të pafajshëm, ka thënë se këtë vendim ia dedikon të gjithë bashkëluftëtarëve të tij.   Ai në një deklarim për medie pas vendimit të gjykatës tha se ka qenë i bindur që nga fillimi se ai s’ka bërë shkelje ligjore. “Këtë pafajësi time ia dedikoj të gjithë bashkëluftëtarëve të mi që kanë qenë pjesë e këtyre listave, që nga prokuroria dhe shumë njerëz pa njohur procesin mirë kemi qenë të kryqëzuar. Prokuroria s’ka qenë profesionale në këtë drejtim”, tha Demaliaj, i cili ka qenë edhe deputet i Kuvendit nga radhët e AAK-së. Ndërsa, avokati ...
0

KQZ NDANË 700 MIJË EURO PËR FINANCIMIN E PARTIVE POLITIKE

Lajme
KQZ ka vendosur që të ndajë rreth 700 mijë euro për financimin e partive politike.   Ndarja e mjeteve është bërë bazuar në numrin e ulëseve që partitë kanë fituar në zgjedhjet paraprake, shkruan lajmi.net. Gjithësej KQZ ka pranuar 28 aplikacione të partive politike. “Kemi 28 aplikacione të partive politike. Në aspektin gjinor s’kemi përmirësim. Kemi shtatë parti politike shqiptare me 780 kandidatë. Është koha që KQZ-ja ta ndaj fondit për financimin e partive politike që për këta dy muaj është 700 mijë euro bazuar në ulëset e fituara më zgjedhjet paraprake”, kanë thënë në KQZ. I njëjti më pas është miratuar nga anëtarët e KQZ-së. /Lajmi.net/RTK ...
0

9 TË VDEKUR DHE 294 RASTE POZITIVE ME COVID-19

Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.729 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive.   Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 56.412 ...
0

KQZ-JA DERI TANI KA TELEFONUAR MBI 8 MIJË VOTUES NË DIASPORË

Lajme
Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u tha se janë aprovuar mbi 10 mijë aplikacione për të votuar nga jashtë, gjithashtu u tha se aplikuesit po i dërgojnë aplikacionet në tre e-mail zyrtar të KQZ-së, e kjo po sjell dublifikime.   Në këtë mbledhjen u kërkua që të krijohet një grup me përfaqësues nga të gjitha partitë politike që të bashkëpunojnë me Doganën e Kosovës që votat nga jashtë të arrijnë më shpejt në KQZ. “Propozoj që të diskutojmë për krijimin e një grupi nga të gjitha partitë politike dhe bashkëpunimin me Doganën e Kosovës që më shpejtësi votat të arrijnë në KQZ”, ka thënë anëtari i VV-së në ...
0

KRASNIQI: `LIDERI SUPREM` BASHKIMIN KOMBËTAR E NDËRROI ME KOSOVOCENTRIZËM

Lajme
Partia Socialdemokrate (PSD) sot përmes një aksioni simbolik e ka quajtur riciklim të politikanëve të vjetër liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.   Frashër Krasniqi nga PSD-ja përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ tha se Kurti dhe partia e tij ashtu siç po i riciklon njerëzit, kanë ricikluar edhe idetë.  Sipas Frashërit, Kurti idetë e majta i ndërroi me të djathtat si dhe , sipas tij, Kurti mbrojtjen e UÇK-së e ndërroi me vlerat pro-jugosllave dhe me luftën kundër UÇK-së. Postimi i plotë i Frashër Krasniqit: Mund të jesh i djathtë e pro-jugosllav, islamist radikal e erdoganist, leninist e kosovocentrist, i akuzuar për korrupsion e për keqpërdorime. Të gjitha ...
0

KQZ APROVON MBI 10 MIJË APLIKACIONE NGA VOTUESIT JASHTË KOSOVËS

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka aprovuar 10 mijë e 172 aplikacione nga votuesit jashtë Kosovës.   KQZ bën të ditur se prej 14 mijë e 307 aplikacioneve për regjistrim, për 13 mijë e 138 aplikacione është bërë vlerësimi i zotësisë juridike, ku të aprovuara janë 10 mijë e 172, transmeton Telegrafi. KQZ më tej, ka njoftuar se janë refuzuar 2 mijë e 426 aplikacione për regjistrim, të cilët duhet të dërgojnë dokumente mbështetëse me qëllim të aprovimit. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt./RTK   ...
0

HARADINAJ-VUÇIQIT: MOS KENI FRIKË, KOSOVA PO E KËRKON ATË QË I TAKON

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq, pas deklaratës së këtij të fundit në drejtim të Haradinajt.   Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për sa kohë Vuçiqit i dukem i rrezikshëm jemi në rrugë të drejtë. “Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon. Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”, ka shkruar Haradinaj. Ndryshe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar sot pas ...
0

ÇEKU DEL I PAFAJSHËM NË RASTIN ‘VETERANËT’, HARADINAJ: E VËRTETA TRIUMFOI

Lajme
Zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka publikuar një foto me Agim Çekun pasi është shpallur i pafajshëm në rastin e veteranëve,.   Haradinaj ka thënë se gjeneral Çeku dhe udhëheqësit e tjerë, kanë triumfuar me të drejtë, duke u shpallur të pafajshëm. “Respektimi i drejtësisë nga krerët e Komisionit Verifikues të Veteranëve, është dëshmi se e vërteta sado e vonuar do të triumfojë. Gjeneral Çeku dhe udhëheqësit e tjerë, sot triumfuan me të drejtë duke u shpallur të pafajshëm. Suksese miqve të mi!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”./RTK ...
0

PSD AKSION SIMBOLIK: ALBIN KURTI – ‘RICIKLIM I MENDËSISË SË VJETËR’

Lajme
Partia Socialdemokrate (PSD) sot përmes një aksioni simbolik e ka quajtur riciklim të politikanëve të vjetër liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.   Përmes vendosjes së disa parullave në shportat e mbeturinave me fotografinë e Kurtit, përfaqësues të PSD-së thanë se i njëjti nuk përbën politikë të re të ndryshimit, por ‘riciklim të mendësisë së vjetër’./RTK ...
0

MUSTAFA: RAMABAJA DO TË KUJTOHET PËR KONTRIBUTIN E JASHTËZAKONSHËM

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve  me rastin e vdekjes së gazetarit, Muharrem Ramabaja.   Mustafa ka thënë se Ramabaja do të kujtohet përherë për për sakrificën dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e gazetarisë dhe për vendin. Telegrami i plotë i tij: “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur, njërit ndër themeluesit e LDK-së, Muharrem Ramabaja. Muharrem Ramabaja do të kujtohet përherë për sakrificën dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e gazetarisë dhe për vendin. Në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve ...
0