Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

HOXHAJ PREMTON RRITJE TË PENSIONEVE PËR VETERANËT PËR 30 PËR QIND

Lajme
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka premtuar rritje të pensioneve për veteranët për 30 për qind gjatë takimit që ka zhvilluar sot me veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës në Mitrovicë.   Me këtë rast, ai ka folur për mungesën e shokëve, themeluesve të UÇK-së, të PDK-së dhe shtetit të Kosovës, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit. Ai është shprehur i bindur se ata do të kthehen fitimtar nga Haga, derisa ka kërkuar mbështetjen e bashkëluftëtarëve të tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit. “Ne jemi të sigurt që të dy do të kthehen fitimtarë dhe faqebardhë, ne jemi të sigurt që të dy do ...
0

HOXHAJ NË MITROVICË, PI ÇAJ NË FAMILJEN E VESELIT

Lajme
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit të tij në Mitrovicë ka vizituar familjen e kryetarit Kadri Veseli.   Ai në një postim në Facebook ka thënë se para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë, ka pirë çaj në familjen e Veselit. “Mungesa e tij në shtëpi gjithmonë është lidhur me aktivitetin e tij patriotik, para, gjatë dhe pas luftës. E kur ka qenë në shtëpi, me të njëjtën dashuri e përkushtim si për atdheun, është përkujdesur edhe për familjen e tij. Prandaj, sot, të gjithë së bashku e nga çdo anë, shpresojmë ta shohim drejtësinë sa më parë, që Kadriu, së bashku me Hashimin dhe bashkëluftëtarët ...
0

SHPEND AHMETI BËN THIRRJE PËR NDRYSHIME KUSHTETUESE

Lajme
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë thirrje për ndryshime kushtetuese për të qartësuar procesin e formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit, afatin 15-ditorë nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe certifikimin e kandidatëve të dënuar nga gjykata.   Në prag të zgjedhjeve të reja, Ahmeti ka thënë se sa herë që ka vendime të Gjykatës Kushtetuese, flitet për mangësi dhe zbrazëtira të Kushtetutës. Ai ka kritikuar edhe vendimin e Kushtetueses që kryeparlamentari i takon partisë fituese të zgjedhjeve teksa ka shtuar se pasiguri ka shkaktuar edhe vendimi i fundit që ua ndalon kandidimin për deputetë të dënuarve për vepër penale në tri vitet e fundit. “Sa herë ka vendime të ...
0

PROKURORIA SPECIALE KUNDËRSHTON LIRIMIN E KADRI VESELIT

Lajme
Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka çuar argumentet e saj në Gjykatën Speciale të premten për ta kundërshtuar kërkesën e Ben Emmerson, avokatit të Kadri Veselit, për ta liruar përkohësisht nga paraburgimi ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës.   Në një përgjigjje të gjatë të Prokurorisë Speciale që mban në fund firmën e kryeprokurorit Jack Smith, janë renditur argumentet se pse Veseli, sipas organit të akuzës, duhet të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim. Prokuroria ka përmendur edhe mundësinë e dënimit të Veselit me burgim të përjetshëm, si një prej arsyeve se pse sipas tyre ai nuk duhet të lirohet as përkohësisht. “Veseli është akuzuar për krime lufte dhe krime kundër ...
0

DEMALIAJ FLET PASI U SHPALL I PAFAJSHËM NGA GJYKATA PËR RASTIN “VETERANËT”

Lajme
Shkumbin Demaliaj, njëri nga të akuzuarit në rastin “Veteranët”, që gjykata të martën i ka shpallur të pafajshëm, ka thënë se këtë vendim ua dedikojmë të gjithë bashkëluftëtarëve.   Ai në një deklarim për medie pas vendimit të gjykatës tha se ka qenë i bindur që nga fillimi se ai s’ka bërë shkelje ligjore. “Këtë pafajësi time ia dedikoj të gjithë bashkëluftëtarëve të mi që kanë qenë pjesë e këtyre listave, që nga prokuroria dhe shumë njerëz pa njohur procesin mirë kemi qenë të kryqëzuar. Prokuroria s’ka qenë profesionale në këtë drejtim”, tha Demaliaj, i cili ka qenë edhe deputet i Kuvendit nga radhët e AAK-së. Ndërsa, avokati i tij, ...
0

AAK PUBLIKON VERSIONIN DIGJITAL TË PROGRAMIT

Lajme
Ditën e djeshme (e hënë), kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shpalosur programin qeverisës, program ky i hartuar nga ekspertë të fushave përkatëse.   Sot faqja zyrtare e AAK-së, ka njoftuar se është publikuar versioni digjital i Programit. “Propozimi ynë për Kosovën. Në qendër të Programit tonë janë 4 shtylla: EKONOMIA SIGURIA DHE SUNDIMI I LIGJIT MIRËQENIA POLITIKA E JASHTME Ky Program është baza për Kosovën e mbrojtur, të sigurtë, të paprekshme, të konsoliduar, të zhvilluar dhe integruar në familjen e shteteve demokratike!”, thuhet në njoftimin e AAK-së. Për ta shkarkuar Programin klikoni në link: https://aak-ks.com/aak_pz_2021-2025.pdf/RTK ...
0

FYTYRA E KURTIT NË KONTEJNERË BËRLLOKU, VJEN REAGIMI I PARË NGA VV

Lajme
Partia Socialdemokrate në krye me Dardan Molliqajn sot kanë organizuar një aksion në kryeqytet ku në kontejnerë të bërllokut kanë ngjyrosur fytyrën e kreut të VV’së, Albin Kurti, me mbishkrimin “Recycle Bin”.   Përmes këtij aksioni PSD ka kritikuar listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje duke e cilësuar si një qorbë ideologjie, derisa Albin Kurtin e kanë cilësuar si “baba i riciklimit”. Për këtë aksion ka ardhur edhe reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje. Tinka Kurti e cila është anëtare e partisë së Kurtit dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit ka thënë se “është rast i rrallë kur je brenda kazanit të plehrave dhe shkarravitë ...
0

HOTI: NE DO T‘U SIGUROJMË TË RINJVE TANË ARSIMIM CILËSOR

Lajme
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me disa të rinj nga rajoni i Prizrenit.   Pas këtij takimi, Hoti në një postim në rrjetin social ‘Facebook’,ka thënë se do të sigurojë për të rinjtë arsim cilësor. Postimi i plote: Kënaqësi e veçantë takimi me të rinjtë e rajonit të Prizrenit! Ne do t‘u sigurojmë të rinjve tanë arsimim cilësor, të bazuar në dijen e kohës dhe orientim profilesh mbi bazat e nevojave të tregut të punës./RTK ...
0

KOSOVA PRET EFEKTE T`MIRA NGA TRAJTIMI I PACIENTËVE ME PLAZMË KONVALESCENTE

Lajme
Trajtimi i pacientëve me COVID -19 me plazmë konvalescente mund të rezultojë me efekte të mira te pacientët që e marrin këtë trajtim në kohën e duhur, thotë për Radion Evropa e Lirë, infektologu Sali Ahmeti.   Pas nënshkrimit të udhëzuesit për trajtim me plazmë konvalescente të pacientëve me sëmundjen COVID-19 si terapi mbështetëse, nga ana e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, tash janë duke u shikuar anët teknike se si do të realizohet kjo metodë, thotë Ahmeti njëherë kryesues i grupit punues për hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës konvalescente. Data e fillimit të përdorimit të kësaj metode ende nuk është e caktuar. Por, sipas infektologut Ahmeti, kjo ...
0

INFEKTOLOGU FLET PËR VARIANTIN E RI TË COVID: NUK KA NEVOJË PËR SHQETËSIM

Lajme
Varianti i ri i coronavirusit i cili është përhapur në disa vende të botës, dyshohet të ketë arritur edhe në vendin tonë, kjo për shkak se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), të hënën i ka nisur 30 mostra për analiza më të thella në Gjermani.   Mirëpo, për infektologun Hamdi Ramani, varianti i ri i coronavirusit nuk duhet të paraqes shqetësim tek qytetarët e vendit. Ramadani tha se masat e ndërmarra deri më sot për coronavirusin duhet të jenë të njëjta edhe për variantin e ri të saj. “Nuk mendoj që ka ndonjë bazë ose arsye që të bëhet ndonjë shqetësim në opinionin publik, për shkak se ...
0