Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj ka nënshkruar kontratë me klubin e tij të ri. Rashkaj do të jetë pjesë e skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit suedez, Orgrytenit. Lojtari “dardan” ka nënshkruar për dy vite me klubin e tij të ri dhe është transferuar si lojtar i lirë nga SJK. Rashkaj në të kaluarën ka bërë karrierë të skuadrat si Prishtina, Eskilstuna, Sandnes dhe Halmstadsi. Gjithashtu ai aktivizohet te Përfaqësuesja e Kosovës dhe ka 11 paraqitje me fanellën e “dardanëve”/RTK ...
0
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me shifrat 96:73 (25:19, 21:28, 23:16, 27:10), në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll, njofton FBK, transmeton RTKLive.com. Ndeshja nisi e barapeshuar dhe pas rezultatit 11:11, Ylli ishte më i mirë, duke fituar çerekun e parë 25:19. Edhe periudha e dytë ishte e barabartë në fillim, por më pas mysafirët morën lojën në dorë dhe barazuan rezultatin në 34:34, dhe deri në fund të pjesës së parë, skuadrat nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat dhe pjesa e parë përfundon 46:47. Vendasit e filluan furishëm pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, duke e fituar këtë pjesë ...
0
Botërori i Bakus, i mbajtur në muajin shtator të vitit 2018, është gara e fundit ndërkombëtare në të cilën xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, nuk është ngjitur në podium. Që nga atëherë në të gjitha garat ku ka marrë pjesë, xhudistja pejane ka fituar medalje. Bilanci i saj është shtatë medalje të arta, tri të argjendta dhe tri të bronzta. Ajo ndodhet e para në renditjen botërore dhe olimpike të kategorisë deri në 48 kg, ndërsa kjo vazhdimësi synohet të vazhdohet edhe në vitin e Olimpiadës 2021. Garat ku ka fituar medalje në tre vjetët e fundit: 2018 Grand Slam Abu Dhabi – medalje e argjendtë Grand Prix Tashkent ...
0
Real Madridi është tronditur duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit, nga skuadra e ligës së tretë, Alcoyano. Reali u mposht me rezultat 2-1, edhe pse Alcoyano ishin me 10 lojtarë. Eliminimi nga Superkupa e Spanjës dhe Kupa e Mbretit, ka zgjuar debat se a duhet të shkarkohet trajneri i kësaj skuadre Zinedine Zidane. Goal.com, shkruan se Zidane e ka besimin e klubit dhe nuk janë duke menduar për shkarkimin e tij. Zidane deklaroi pas ndeshjes se janë në një moment të vështirë dhe se duhej ta fitonin ndeshjen. “Është një moment i vështirë, në jemi jashtë Kupës së Mbretit, ne duhej të bënim diçka, por nuk mundëm. Ky ...
0
Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani, ka shpjeguar arsyen e festimit me shigjetë. Edinson Cavani ka shpjeguar arsyen e festimit të veçantë të tij dhe ka treguar për Bailly i cili i kërkoi të bëjë këtë festim. 33 vjeçari thotë se festimi me shigjetë simbolizon gjuetarët e lashtë të Charruas, të cilët ishin popullsi indigjene dhe vepronin në Uruguay. “Është një histori e gjatë dhe është e gërshetuar në historinë e vendit tonë dhe popullsisë autoktone, Charrúas”, tha ai. “Kur lindi vajza ime e vogël, India, emri i saj rrjedh nga kultura e tyre”, shtoi ai. “Kështu që ajo shigjetë që unë marr dhe pastaj e gjuaj, është një ...
0
Klubi i Vëllaznimit ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të djathtë, Argjend Ahmetaj. Ka qenë faqja zyrtare e klubit “kuqezi” që ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi. Ahmetaj i cili është i lindur në Angli, ka qenë pjesë e Akademisë së skuadrës angleze, Queens Park Rangers (QPR). Së fundmi ai ka mbrojtur ngjyrat e Arlesey Town FC. ...
0
Albion Ademi ka vendosur të ndryshojë skuadër dhe kampionat. Sulmuesi i talentuar shqiptar, shkëlqeu këtë sezon me Mariehamn në Finlandë, duke realizuar plot 14 gola në kampionat. Interesimi për 21-vjeçari ka qenë i madh këtë periudhë, teksa garën e ka fituar Djugarden. Ademi do të transferohet te skuadra suedeze, që sezonin e fundit e mbylli në vend të katërt në Allsvenskan. “Falënderoj Mariehamn dhe tifozët për sezonin e kaluar. Tani është koha të eci përpara dhe jam shumë i lumtur që kam firmosur me Djurgarden. Mezi po pres të luaj me ekipin e ri“, shkruan Ademi në “Instagram”. Edhe klubi suedez ka bërë publik afrimin e lojtarit të kombëtares ...
0
Mbrojtësi i Kombëtares se Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka startuar sot nga fillimi në ndeshjen që ekipi i tij Kasimpasa e luan kundër Ankaragucu si mysafirë. Kasimpasa është duke luajtur sonte kundër Ankaragucu e ku vendasit janë në epërsi që në minutën e 16-të te ndeshjes. Ishte Hadërgjonaj i cili duke u përpjekur që ta largojë topin për në goditje këndi ai e godet atë duke bërë një devijim qesharak në portën e tij. Hadërgjonaj është një lojtar i rregullt për ekipin Kasimpasa, në të cilin ekip po ashtu luan edhe Loret Sadiku, që sot po luan si mesfushorë defansivë. /RTK ...
0
Milani rikuperon tre futbollistë brenda ditës. Rade Krunic, Ante Rebic dhe Theo Hernandez, në fakt, janë shëruar nga Koronavirus. Njoftimi i bë nga klubi kuqezi në një shënim zyrtar, që u shfaq në faqen e saj të internetit. “AC Milan njofton se Ante Rebić dhe Rade Krunić dolën negativë në testin molekular dhe këtë mëngjes ata iu nënshtruan testeve në klinikë të kërkuara nga protokolli për rinisjen e aktivitetit. Kontrollet e mëtejshme treguan se Theo Hernández ishte një “pozitiv i rremë”. Pasi dokumentacioni t’u sigurohet autoriteteve shëndetësore kompetente, lojtari mund të vazhdojë rregullisht stërvitjen “. Një lajm i shkëlqyeshëm për trajnerin Pioli kthimi i sulmuesit kroat dhe mbrojtësit të ...
0
Futbollisti me origjinë shqiptare Kevin Zefi pritet t’i bashkohet Interit. Sulmuesi 15-vjeçar i lindur në Irlandë nga prindër shqiptarë është pranë firmosjes me gjigantët italianë. Mediat britanike raportojnë se futbollisti i Shemrok Roversit pret vetëm zyrtarizimin si pjesë e zikaltërve. Djaloshi është golashënuesi më i ri në Irlandë teksa ka realizuar ndaj Longford Taunit. Raportohet se Interi do të paguajë tarifën e kompensimit Shemrok Roversit. Zefi përfaqëson Irlandën U-15 ku deri tani ka realizuar 6 gola në 10 ndeshje. /RTK ...
0