Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

ISH-PRESIDENTI I FIFA-S ISHTE NË KOMË PËR MË SHUMË SE NJË JAVË

Sport
Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatters ka qenë në komë artificiale për më shumë se një javë, por sipas vajzës së tij, ai tani ka dalë nga kujdesi intensiv.   84-vjeçari doli pozitiv me koronavirus në nëntor të vitit të kaluar dhe me sa duket i mbijetoi mirë virusit. Sidoqoftë, pas një operacioni në zemër në dhjetor, gjendja e tij u përkeqësua. “Ai po bën përparim çdo ditë. Përparim i vogël, por i vazhdueshëm. Se ai ishte në gjendje të largohej nga njësia e kujdesit intensiv është një shenjë shumë e rëndësishme psikologjike. Mjekët janë të kënaqur me gjendjen e tij. Por rruga e kthimit është ende një rrugë e gjatë” – u shpreh vajza ...
0

KLOPP: NUK BESOJA SE MUND TA HUMBISNIM

Sport
Jurgen Klopp pranoi përgjegjësinë e plotë pasi Liverpooli zhvilloi 68 ndeshje si i pamposhtur në Premier League por i dha fund kësaj serie më humbjen kundër Burnleyt të enjten.   Liverpool nuk ishte mposhtur në terrenin e tyre që nga prilli 2017, tre vite e 273 ditë. Crystal Palace ishte ekipi i fundit vizitues që triumfoi në “Anfield Road”. Trajneri Jurgen Klopp e ka analizuar ndeshjen duke marrë përgjegjësinë për këtë humbje për të cilën thotë se kishte menduar se ishte e pamundur që ta humbisnin. “Ne e humbëm ndeshjen, gjë që unë mendoj se është në të vërtetë e pamundur të humbasim, por ne e bëmë atë,” tha Klopp ...
0

SHPËRTHEN VEDAT MURIQI, SHËNON GOLIN E FITORES PËR LAZION

Sport
Më në fund shpërthen sulmuesi kosovar i Lazios, Vedat Muriqi, raporton RTKLive.com.   Ylli i ‘Dardanëve’ ka gjetur rrugën e golit në fanellën e ‘lacialëve’. Muriqi shënoi golin e fitores për Lazion në minutën e 90-të në sfidën kundër Parma Calciao, takim ky i zhvilluar në kuadër të Kupës së Italisë. Muriqi shpagoi besimin e trajnerit Inzaghi, i cili sonte i besoi vendin e titullarit reprezentuesit të Kosovës. Lazio fitoi ndeshjen me rezultat 2-1, duke siguruar kualifikimin në rundin tjetër të kësaj gare joshëse në Itali. /RTKLive//RTK ...
0

ROONEY: KJO SKUADËR DO TA FITOJË TITULLIN NË LIGËN PREMIERE

Sport
Wayne Rooney ka thënë se pret që Manchester United të fitojë titullin e Ligës Premiere në këtë edicion.   United e fitoi për herë të fundit titullin në vitin 2013, që ishte sezoni i fundit i Sir Alex Ferguson me këtë klub. Manchester United u kthye lider kur fituan me rikthim ndaj Fulham me rezultat 2-1. Trajneri i Derbyt, Rooney, pesë herë fitues i Ligës Premiere në “Old Trafford”, ndjen se të sapoardhurit kanë rivendosur një mentalitet fitues në klub dhe i kanë dhënë Paul Pogbas lirinë që të lulëzojë te United. “Vitet e fundit, Manchester United nuk ka qenë i gatshëm të sfidojë për titullin, por tani ata kanë ...
0

“MESSI, PRANO OFERTËN! PSG KLUBI IDEAL”, LEGJENDA KATALANASE TËRBON TIFOZËT

Sport
Rivaldo është rikthyer të flasë për Leo Messin. Legjenda braziliane, i cili i kaloi te Barcelona vitet më të bukura të karrierës, këshillon yllin argjentinas që të kalojë te PSG, duke renditur disa shkaqe pse duhet të ndodhë ky transferim.   “PSG do të ishte destinacioni perfekt për Leo Messin. Po flasim për një klub me një strukturë mjaft të mirë e solide. Pastaj do të luante sërish me Neymar, në një kampionat ku nuk do vuante për të qenë brilant. Sigurisht që Ligue 1 është më pak kompetitiv se La Liga apo Premier League, kështu që Leo do e menaxhonte mirë veten në aspektin fizik, për të qenë gati ...
0

ZYRTARE: HALITI I BASHKOHET SKUADRËS AIK

Sport
Futbollisti kosovar, Jetmir Halili, ka nënshkruar me skuadrën suedeze, AIK.   Haliti ishte pjesë e skuadrës suedeze, Jonkopings Sodra IF, nga viti 2019 dhe tani është bashkuar me skuadrën AIK. Për Jonkopings, Haliti kishte shënuar një gol në 53 paraqitje. Tani, Haliti do të mbajë numrin 6 për skuadrën e re dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023. “Jam shumë i lumtur që kam ardhur në AIK, është një klub që njihet për historinë dhe për tifozët fantastikë. Tani jam i etur për të filluar përgatitjet me ekipin për sezonin”, tha Jetmir Haliti./RTK ...
0

ÇINARI “VRASËSI” I TIRANËS, PARTIZANI “SKUQ” DERBIN DHE RIKTHEHET I DYTI

Sport
Deklaroi në “Gol pas Goli” se do të ishte ëndërr nëse do të shënonte në derbi dhe në fakt këtë ëndërr e bëri realitet. Eraldo Çinari u bë heroi i Partizanit në përballjen e “Elbasan Arenës” me rivalët e përjetshëm bardheblu, teksa i mjaftuan vetëm pak minuta në fushë për të shënuar një gol me shumë peshë, rreth 6 muaj pas pranisë së fundit të tij në një ndeshje zyrtare.   Vetëm 21 sekonda i mjaftuan Tiranës për të rrezikuar portën e Partizanit me Seferin, goditja e të cilit prirët me portën i devijua në fundore nga Hoxha. Në të 18-ën Asani kontrollon topin në zonë, tenton prirët  me portën, ...
0

GJITHÇKA GATI PËR NDESHJEN E SUPERKUPËS

Sport
Tashmë është gjithçka gati për ndeshjen e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.   Për herë të parë organizimi i ndeshjes së Superkupës do të bëhet jashtë vendit, më saktësisht në Antalia, në qendrën sportive Mardan. Klubet janë të obliguara t’i përmbahen masave antiCovid-19, që janë të caktuara me ligjet e autoriteteve turke, por sa i përket testit për koronavirus ekipeve do t’u vlejë testi me të cilin kanë hyrë në Turqi. Ndeshja do të zhvillohet të shtunën (më 23 janar) në orën 14:00, sipas kohës lokale në Turqi (në ora 12 sipas kohës sonë) e ku të pranishëm do të jenë edhe krerët e FFK-së./RTK ...
0

KLUBI I NJOHUR AMERIKAN OFRON 7 MILIONË EURO PËR GOMEZIN E ATALANTËS

Sport
Sulmuesi argjentinas Alejandro Gomez, pritet të largohet nga Atalanta në afatin kalimtar të janarit.   Argjentinasi ka pasur probleme me trajnerin e skuadrës Gian Piero Gasperinin dhe largimin e ka të sigurt nga Atalanta. Gazeta e njohur italiane Tuttomercatoweb, shkruan se Atalanta ka pranuar ofertë në vlerë prej 7 milionë eurove nga skuadra amerikane FC Cincinnati. Për 32 vjeçarin ka shprehur interesim skuadra e Interit, por Atalanta nuk dëshiron që t’i përforcojë kundërshtarët e saj./RTK ...
0

MALISHEVA PËRFORCOHET ME 7 LOJTARË, SYNON INKUADRIMIN NË SUPERLIGË

Sport
Klubi i futbollit Malisheva, ka njoftuar se ka transferuar shtatë futbollist në afatin kalimtar të janarit.   Skuadra e cila garon në Ligën e Parë në Grupin A, është përforcuar me lojtarë nga Superliga e Kosovës. Malisheva ka transferuar mbrojtësin e krahut të djathtë Viktor Kukën nga Feronikeli, mesfushorin Arbisos Thaçin nga Drenica, sulmuesin Armend Abazin, mbrojtësin Ardian Hotin, sulmuesin Bleon Sekiraqën, mesfushorin Endrit Asllanaj dhe portierin Flamur Gashin. Me këto përforcime Malisheva bëhet pretendente kryesore për t’u inkuadruar në Superligën e Kosovës, nën udhëheqjen e trajnerit të njohur Arsim Thaçi. Sezonin vjeshtor Malisheva e ka mbyllur në vendin e dytë me 26, po aq pikë sa ka edhe Dukagjini ...
0