Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MURIQI: FALËNDEROJ SHOKËT PËR MBËSHTETJEN, NUK NDALEM MË

Sport
Vedat Muriqi ishte protagonist në fitoren 2-1 që arriti Lazio mbrëmjen e kaluar përballë Parmës.   Bardhekaltrit u kualifikuan në çerekfinalet e Kupës së Italisë, aty ku do të përballen me Atalantën. Sulmuesi dardan goditi shtyllën në pjesën e parë, teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e fundit. Një realizim fantastik me kokë, por që u ndihmua edhe nga devijimi i portierit të ekipit emilian. Një zhbllokim për bomberin e Lazios, i cili foli pas sfidës për Lazio Style Channel. “Jam i lumtur për golin dhe fitoren që arritëm. Falënderoj shokët e skuadrës që më kanë mbështetur gjithmonë, edhe kur goli ka munguar. Shpresoj të jem zhbllokuar me këtë ...
0

BRANDON WALTERS, MVP I XHIROS SË 16-TË

Sport
Peja ka mundur Rahovecin me shifrat 90:85 në derbin e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll, që u zhvillua në fundjavë.   Lojtari më i dalluar në parket ishte qendra Brandon Walters i Pejës me 24 pikë, 15 kërcime dhe një asistim, kurse kishte indeksin e lojës 37. Qendra e Pejës ka zhvilluar disa ndeshje shumë të mira që nga transferimi në ‘Karagaçi’, kurse kjo është hera e parë që zgjidhet MVP i xhiros. Ndërkohë Top-5 lojtarët me indeksin më të lartë në xhiron e 16-të ishin Christopher Hortman i Vëllaznimit 37, Brandon Walters i Pejës 37, Endrit Hysenagolli i Bashkimit 34, Marvin Jones i Rahovecit 33 ...
0

KOK-U DYFISHON MBËSHTETJEN PËR SPORTISTËT ELITARË

Sport
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka marrë një tjetër vendim që shkon ekskluzivisht në të mirë të federatave dhe sportistëve elitarë.   BE i KOK-ut ka vendosur që të dyfishojë mbështetjen për 20 sportistët elitarë, të cilët ndodhen në listën e marrjes së bursave Olimpike për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Sportistët vijnë nga sportet e xhudos, boksit, mundjes, karatesë, atletikës, notit, shenjëtarisë dhe shigjetarisë. Deri në vitin e kaluar 2020, varësisht nga kategoria në të cilën ndodhen, sportistët kanë pasur mundësi që brenda një viti të përgatiten në kampe jashtë vendit, shpenzimet e të cilave i ka mbuluar KOK-u. “Sportistët që ndodheshin në kategorinë A, i kanë pasur ...
0

FGJK TË SHTUNËN SHPALL SPORTISTËT E VITIT 2020

Sport
Federata e Gjimnastikës së Kosovës (FGJK), të shtunë në ora 13:00, në ambientet e Sallës së Kuqe në pallatin e Rinisë dhe Sporteve, shpall sportistët e vitit.   Në njoftimin e lëshuar për medie nga kjo Federatë bëhet e ditur se do të shpërblehen shumë gjimnastë e gjimnaste të të gjitha kategorive. Po ashtu do të shpërblehen edhe shumë klube sportive dhe persona që kanë kontribuar që sporti i gjimnastikës të vazhdojë ngritjen e nivelit. “Kjo shtyrje e shpalljes së sportistëve të vitit është bërë për shkak të situatës pandemike dhe zbutjes së masave antiCovid. Ftohen mediat që të përcjellin këtë event të organizuar nga Federata e Gjimnastikës”, thuhet në ...
0

RASHICA NË SHITJE, WERDERI IA UL NDJESHËM ÇMIMIN

Sport
Werder Bremeni po shpreson ende ta shes Milot Rashicën gjatë këtij afati kalimtar.   Klubi gjerman thuhet se ka ulur edhe çmimin për sulmuesin kosovar, vetëm për ta shitur gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Werderi kërkonte 20 milionë euro për ta lënë të lirë Rashicën, mirëpo tani klubi gjerman do të pranojë ofertë edhe prej 15 milionë eurove. 24-vjeçari ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022. Për Rashicën interesim kishin shprehur skuadra si Bayer Leverkuseni, Leipzigu dhe Aston Villa. Këtë sezon Rashica ka luajtur në shtatë ndeshje në Bundesliga duke dhuruar një asistim. Ai është pjesë e Werderit që nga vitit 2018-të kur u transferua nga Vitesse/RTK ...
0

ZIDANE REZULTON POZITIV ME COVID-19

Sport
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus të njohur ndryshe si COVID-19.   Kjo javë po del të jetë njëra nga më të këqijat për trajnerin e Los Blancos, francezin Zidane. Pas humbjes nga Alcoyano dhe eliminimit nga Copa del Rey, Zidane ka marr edhe një lajm të keq. Sipas gazetës Marca, Zidane thuhet se ka rezultuar pozitiv për COVID-19, ndërsa lajmi disa minuta më vonë është konfirmuar edhe nga klubi mbretëror. “Real Madrid CF njofton se trajneri ynë Zinedine Zidane ka dalë pozitiv për COVID-19”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi. Lajmi u zbulua pak para se trajneri të fliste në konferencën e tij të ...
0

MKRS LICENCON FEDERATËN E GOLFIT

Sport
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka licencuar Federatën e Golfit.   Ministrja Vlora Dumoshi gjatë takimit me kryetarin e kësaj federate, Blerim Sejdiu diskutoi për aktivitetet sportive që organizon kjo federatë. “Licencimi i Federatës së Golfit është bërë me qëllim të një organizimi më të mirë të jetës sportive në vend. Me anë të këtij licencimi besojmë që do të ketë aktivitete dhe gara të strukturuara duke pasur parasysh interesimin që keni shprehur ju federata e Golfit. Ministria do ta përkrahë këtë federatë në kuadër të politikave prioritete që ka për sportin”- tha ministrja Dumoshi. Dumoshi  e Sejdiu diskutuan gjithashtu për hapat konkretë që duhen ndërmarrë në të ardhmen. ...
0

SUPERKUPA E KOSOVËS ZHVILLOHET NË ANTALIA TË TURQISË

Sport
Drita dhe Prishtina do të përballen në finale të Superkupës në një ndeshje, e cila do të zhvillohet në Antalia.   Ndeshja do të luhettë shtunën, më 23 janar, duke filluar nga ora 11:50./RTK ...
0

JAPONIA: LOJËRAT OLIMPIKE DO TË MBAHEN

Sport
“Times”-i mbrëmë shkroi për mundësinë e ndalimit të Lojërave Olimpike në Tokio për shkak të Covidit-19.   Lojërat Olimpike u anuluan vitin e kaluar për shkak të gjendjes pandemike në gjithë botën, transmeton IndeksOnline. Një artikull i publikuar nga “Times”-i ka shtyrë Qeverinë e Japonisë të reagojë rreth një ndalimi të mundshëm të Lojërave Olimpike edhe gjatë këtij viti. Kjo qeveri megjithatë i ka mohuar këto raportime të gazetës angleze, me pretekstin se lojërat do të mbahen ashtu siç ishin planifikuar për këtë vit./RTK ...
0

LIVERPOOLI ENDE PA FITORE DHE PA GOL NË PREMIERLIGË NË VITIN 2021

Sport
Liverpooli u mposht mbrëmë në “Anfield Road” nga Burnley me rezultat 0:1, në kuadër të javës së 19-të në Premierligë, duke e konfirmuar kështu krizën në të cilën është duke kaluar.   “Reds” tashmë gjenden në vendin e katërt me 34 pikë, gjashtë më pak se lideri aktual, Manchester United, transmeton Express. Kampioni në fuqi ende nuk e ka shijuar fitoren në Premierligë në vitin e ri. Në 5 ndeshjet e fundit ata numërojnë tri barazime dhe dy humbje, duke grumbulluar kështu vetëm tri pikë nga 15 të mundshme. Hera e fundit kur Liverpooli fitoi në Premierligë ishte me datë 19 dhjetor të vitit të kaluar, në fitoren 0:7 në ...
0