Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

BIE NUMRI I TË BURGOSURVE, NË BURGJE PO VUAJNË DËNIMIN MBI 1 400 PERSONA

Lajme
Bie numri i të burgosurve, në burgje po vuajnë dënimin mbi 1 400 persona   Tutje, ai tha se viteve të fundit është rritur numri i të burgosurve dhe paraburgosurve ndërkombëtar të cilët vijnë nga Azia. Thaqi theksoi se situata në burgjet e Kosovës është duke u menaxhuar me sukses. “Aktualisht kemi 1 430 të burgosur në krahasim me vitin e kaluar, ku ka rënie diku 200 deri në 300. Për shkak të probleme të kaluara që ka pasur shërbimi korrektues me kapacitet apo shtretërit. Tash kemi një kapacitet të mjaftueshëm konform nevojave të numrit të popullatës në nivel të Kosovës. Ne duhet të kemi parasysh edhe faktin që viteve ...
0

MOTI NË KOSOVË

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, deri sa në viset e larta reshjet e shiut do të jenë në formë dëbore.   Sipas institutit, reshjet në rrafshin e Dukagjinit parashihen të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në rrafshin e Kosovës parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike. Java e ardhshme fillon me reshje dhe ulje të temperaturave në ...
0

1.450 TË VDEKUR QË NGA PARAQITJA E COVID-19 NË KOSOVË

Lajme
Që nga fillimi i pandemisë, 1.450 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë. Numri total i rasteve pozitive nga 13 marsi i vitit të kaluar është 57.696, prej tyre 50.731 janë shëruar, ndërsa numri i i rasteve aktive është 5.515.   “Numri total i rasteve pozitive është 57.696 raste nga 218.142 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.450 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 244 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.515”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së./RTK ...
0

VËRSHIMET NË FUSHË-KOSOVË DËMTUAN EKONOMITË FAMILJARE ME 500 MIJË EURO

Lajme
Nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Fadil Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online ka treguar se vërshimet e fundit i kanë dëmtuar ekonomitë familjare me rreth 500 mijë euro, kurse 100 familje kanë pësuar dëme.   AI ka sqaruar se në këtë shumë nuk janë përfshirë dëmet e shkaktuar te bizneset si dhe tokat bujqësore. “Këto vërshime kanë dëmtuar edhe shtëpitë si në Albanë të Madhe e të Vogël që janë disa përroska të cilat rrjedhin”. “Ne si komunë kemi formuar komisionet për vlerësimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet jemi në përfundim të vlerësimeve dhe po llogarisim përafërsisht që dëmet vetëm në ekonomitë familjare mund të arrijnë deri në ...
0

PZAP NJOFTON SE KA PRANUAR ANKESA NGA 9 PARTI

Lajme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar ankesat e nëntë partive politike, pas moscertifikimit të kandidatëve për deputetë të disa subjekteve politike nga KQZ’ja përgjatë ditës së djeshme.   Lajmin e ka bërë të ditur Mul Desku, kryesuesi i Sekretariatit të PZAP’së, teksa ka shtuar se asnjëra nga partitë nuk ka ndërruar listat e kandidatëve për deputetë. PZAP ka 72 orë për shqyrtimin e ankesave për subjektet politike. KQZ, përgjatë mbledhjes së mbajtur në ditën e djeshme, bashkë me anëtarët e kryetaren e këtij emisioni, kanë votuar kundër certifikimit të listave të kandidatëve të disa fraksioneve politike, përfshi edhe atë të Vetëvendosjes./RTK ...
0

HAMITI: VJOSA PASKA PROBLEM QË KQZ-JA KA ZBATUAR VENDIMIN E KUSHTETUESES

Lajme
Profesori Muhamet Hamiti ka komentuar deklaratat e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, për punën e KQZ’së dhe kryesueses Valdete Daka.   Hamiti mendon se Osmani ka problem pse po zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. “Zgjedhje do të ketë jam i sigurt dhe jam i sigurt se Vjosa në këtë rast duket që ka problem pse KQZ-ja ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thotë Hamiti në T7. “Një Kuvend dhe një qeveri janë shkarkuar, shpërndarë për arsye se ka dalë me kërkesë të VV’së se një nga 120 deputetët e Kuvendit ka qenë me dënim penal të formës së prerë. Pra 119 deputetë të tjerë e kanë humbur mandatin ...
0

OVL-UÇK: DITËVE TË FUNDIT JANË SHPESHTUAR FTESAT NGA SPECIALJA

Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës ka thënë se kohëve të fundit janë shpeshtuar ftesat nga Specialja.   Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku me anë të një postimi në Facebook ka thënë se nga kjo gjykatë të cilën ata e cilësojnë si politike mund të ftohet secili ushtar i UÇK-së. “Kohëve të fundit është shpeshtuar ardhja e ftesave nga gjykata speciale. Qëndrimi jonë si OVL e UÇK-së ka qenë dhe është se nga një gjykatë politike mund të ftohet secili pjesëtar i UÇK-së. Lufta për liri është e drejtë e çdo populli të robëruar dhe nuk ka gjyq që e dënon. Para bankës së akuzës duhet të gjendet pushtuesi serb ...
0

VJOSA OSMANI IA KA HUMBUR INTEGRITETIN ZYRËS SË PRESIDENTIT

Lajme
Adil Behramaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit ka komentuar deklaratën e sotme të Vjosa Osmanit ndaj KQZ-së dhe kryetares së saj, Valdete Daka.   Me anë të një postimi në Facebook, Behramaj ka thënë se sikur të kishte integritet, Vjosa Osmani do ta mbronte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe jo tutorin e saj si politikan, duke aluduar në Albin Kurtin, shkruan lajmi.net. “Sikur ta dinte se çfarë është integriteti, ajo nuk do të përfshihej fare si U.D. Presidente në punët e brendshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sepse është konflikt i hapur i interesit, meqë është pjesë e listës së pacertifikuar të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Behramaj. Behramaj ka thënë se ...
0

DNV: OSMANI TË PËRMBAHET NGA DEKLARATAT QË CËNOJNË PAVARËSINË E KQZ-SË

Lajme
Demokracia në Veprim ka reaguar pas deklaratës së Vjosa Osmanit për zhvillimet e djeshme në KQZ.   DNV me anë të një komunikate për media ka thënë se po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit lidhur me certifikimin e listave të kandidatëve si dhe deklaratat që vijnë nga institucionet dhe partitë lidhur me këtë proces, shkruan lajmi.net. “Demokracia në Veprim është duke ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit lidhur me certifikimin e listave të kandidatëve dhe deklaratat që vijnë nga institucionet e ndryshme dhe partitë politike lidhur me këtë proces”, thuhet në reagim. DNV në këtë kontekst ka kërkuar nga u.d e presidentit, Vjosa Osmani që  të përmbahen nga ...
0

ARSENALI ELIMINOHET NGA FA CUP

Sport
Arsenali assesi të dalë nga kriza në të cilën ndodhet. Tani, “Topçinjtë” është eliminuar nga Kupa FA, pasi u mposht minimalisht 1:0 nga Southampton.   Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Gabriel, autogol në minutën e 24-të. Kështu, Arsenali eliminohet në fazën e 1/16 së finales nga kompeticioni që sezonin e kaluar e kishte fituar. Southampton tani do të ndeshet me Wolves në Molineux në raundin e pestë të FA Cup. “Topçinjtë” po kanë probleme edhe në Premierligë pasi gjenden në vendin e 10-të me 27 pikë të grumbulluara.  /RTK ...
0