Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

LDK E VLERËSON KËRCËNUES REAGIMIN E OSMANIT NDAJ KQZ-SË

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur kërcenim reagimin e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani karshi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.   Në partinë e Isa Mustafës thonë se deklarata e Osmanit është shkelje e kushtetueses dhe ndërhyrje flagrante në punën e KQZ-së. Kandidatja e LDK-së për deputete, njëherësh zëdhënësja e shtabit zgjedhor, Ardita Dushi përmes një konference për medie të dielen tha se gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin më. Fjala e plotë: Dje është kërcënuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky është institucion i pavaruar që nuk guxon të cenohet në punën e tij. Ky institucion është kërcënuar nga ata që janë të obliguar sipas Kushtetutës të ...
0

LVV DHE LDK E MENDOJNË RIKTHIMIN E RECIPROCITETIT ME SERBINË̈

Lajme
LVV dhe LDK e mendojnë rikthimin e reciprocitetit me Serbinë̈, AAK kërkon ShBA-në në tavolinë.   Vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë̈ po vlerësohet si i pa alternativë edhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Por kësaj radhe, partitë̈ politike e shohin si opsion edhe rikthimin e reciprocitetit ndaj Serbisë. Për dallim nga e kaluara, ku vetëm Lëvizja Vetëvendosje insistonte në këtë masë, tashmë zëra të tillë po dëgjohen edhe në LDK. Ndërsa në partinë e Ramush Haradinajt kërkojnë involvimin e sërishëm të ShBA-së për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë që përfshinë njohjen reciproke. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti u shpreh i vendosur ...
0

NJË I MITUR NGACMOHET SEKSUALISHT

Lajme
Një person i mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht në Mitrovicë.   Rasti ka ndodhur dje ku është konsultuar prokurori i shtetit dhe me rekomandim të së cilit pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet. /RTK ...
0

540 TIKETA PËR MOSRESPEKTIM TË MASAVE ANTI-COVID

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 540 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.   Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 858 tiketa trafiku. Ndërkohë, njofton se kanë ndodhur aksident trafiku me të lënduar 22 dhe 23 aksidente me dëme materiale./RTK ...
0

THAÇI: KURTI PO TENTON TA ZHBEJË SHTETIN, N`GRACKË KA RËNË EDHE OSMANI

Lajme
Kandidatja për deputete e PDK-së, Evgjeni Thaçi, thotë se Kurti e Osmani po e dëmtojnë shtetesinë e Kosovës. Sipas saj, Kurti po tenton ta zhbëjë Kosovën dhe në këtë grackë ka rënë edhe Osmani.   Postimi i saj i plotë: Kosova është në rrezik. Mos ju jepni krah shkatërruesve të shtetësisë. Albin Kurti po tenton ta zhbejë shtetin e Kosovës. Nxitja e anarkisë, shkeljes së Kushtetutës dhe të ligjeve, linçimi publik i bartësve të institucioneve, janë metodat radikale që po i përdor ai për të  mbështetur pohimin e vjetër serb, që “shqiptarët e Kosovës nuk mund ta mbajnë shtetin”. Në këtë grackë ka rënë edhe u.d. presidentja Osmani. Ja sa ...
0

MASA MË TË RREPTA PËR ATA QË SHKOJNË NGA KOSOVA NË GJERMANI

Lajme
Gjermania i ka shtuar kontrollet kufitare nga sot pasi të premten ka përcaktuar një grup të ri me më shumë se njëzet vende të konsideruara me “rrezikshmëri të lartë”, përfshirë Kosovën, për të cilën parashihen kufizime më të rrepta për të hyrë në territorin gjerman.   Udhëtarët nga vendet që kanë shënuar më shumë se 200 raste të reja për 100,000 banorë mund të hyjnë në Gjermani vetëm nëse paraqesin një test negativ PCR, shkruan agjencia spanjolle e lajmeve, EFE. Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, policia kontrollon sistematikisht në aeroporte dhe porte që udhëtarët ta kenë testin negativ me vete, ndërsa në kufijtë tokësorë drejt anëtarëve të tjerë të ...
0

ISH-USHTARJA E UÇK-SË, SADETE DODA, FTOHET NGA SPECIALJA

Lajme
Ish-ushtarja e UÇK-së, Sadete Doda-SHOTA, është ftuar nga Gjykata Speciale. Lajmi është konfirmuara nga Ganimete Musliu e PDK-së, që ka thënë se Doda do të paraqitet më 26 janar në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.   Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një postimi ka bërë të ditur se ish-ushtarja e UÇK-së, Sadete Doda – Shota është ftuar nga Gjykata Speciale.  Ajo do të paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë me 26 janar. Postimi i plotë i Ganimete Musliut: Çlirimitaret e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëher është ftuar ti bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do te ...
0

PARATË NGA DIASPORA MBAJNË “GJALLË” EKONOMINË

Lajme
Ismail Rrustaj nga Komuna e Klinës, që jeton në Prishtinë, qe tre vjet me radhë pranon para nga djali i tij 21-vjeçar, që jeton në shtetin e Italisë. Ai ndërkaq thotë se gjatë vitit të kaluar, djali i ka dërguar më shumë para për shkak të gjendjes së krijuar në Kosovë nga pandemia e koronavirusit.   Rrustaj, mbi të 50-tat, ka edhe tre fëmijë të tjerë. Dy vajzat dhe një djalë kanë të përfunduar fakultete të ndryshme në Universitetin e Prishtinës, por siç thotë ai, nuk kanë ndonjë punë të qëndrueshme. Djali që ka përfunduar Fakultetin Juridik punon kamerier në një restorant, kurse dy vajzat në qendra tregtare. Me gjithë ...
0

AMBASADA E RUSISË NË TIRANË I REAGON HARADINAJT

Lajme
Ambasada e Rusisë në Tiranë i reagon Haradinajt për “Shqipërinë e Madhe: Provokim, po përparon si ide   Pas deklaratave të Ramush Haradinajt për referendumin e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën ka reaguar Ambasada Ruse në Shqipëri të cilat i kanë quajtur këto deklarata si provokim. “Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit”– shkruan Ambasada në një reagim në Facebook. Para disa ditësh Ramush Haradinaj deklaroi se për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare shikon si ...
0

HAZIRI: KA NJË ANGAZHIM TË TË GJITHËVE KUNDËR LDK-SË

Lajme
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, vlerëson se ka një angazhim të të gjithëve kundër LDK-së, duke përfshirë edhe një përputhje ideologjike të PDK-së dhe VV-së.   Haziri  ka thënë se LDK-ja qëndron më mirë se  që është perceptimi publik. “Le të themi që perceptimi publik nuk është e vërtetë apo ajo çka e mendojnë njerëzit  nuk qëndrojnë, realisht është një angazhim i të gjithëve kundër LDK-së politikisht. Kjo tashmë po vërehet jo vetëm në këtë vit por edhe viteve të tjera, kjo për dallim ideologjish të partive të caktuara por kur vjen kundërshtia dhe fronti i përbashkët me refuzuar dhe me punuar kundër LDK-së organizohen bëhen bashkë, ...
0