Kapërcim i pabesueshëm në karrierën e Armando Sadikut. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, sikurse njoftohet nga mediet turke, ka prishur me konsensus kontratën me Erzurumsporin. Kjo pasi nuk arriti të përshtatej dhe të linte gjurmë gjatë gjashtë muajve të parë të sezonit në Ligën e Parë të Turqisë, për ta vijuar karrierën në një kontinent tjetër. Duket e pabesueshme, por 29-vjeçari, sipas lajmeve që vijnë nga Amerika Latine, do të jetë pjesë e Club Bolivar, në Bolivi. Vet klubi në fjalë ka postuar një kolazh pamjesh në Twitter me golat e Sadikut, për të treguar se çfarë sulmuesi cilësor ka arritur të sigurojë. “Mirëserdhe, Armado Sadiku! Sulmuesi i fuqishëm 29-vjeçar, ...
0
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Stefano Pioli, trajneri i Milanit, pas ndeshjes së humbur (0:3) kundër Atalantas foli dhe përgëzoi rivalët për triumfin. Sigurisht ka edhe keqardhje, sidomos për golin e parë që pësuan. “E nisëm mirë ndeshjen, me shumë lojtarë në sulm. Është zhgënjyese se si e pësuam golin e parë, pastaj i dyti mbylli gjithçka. Kishim shumë kohë, por nuk arritëm të gjenim rrugën për ta kthyer ndeshjen. Mund të kishim bërë më shumë”. “E dinim se duhet të mbroheshim me kujdes. Markimi nuk ishte gjithashtu më i miri. Atalanta luajti më mirë se ne. Ndodh që të humbësh me një ekip të fortë. Pas golit të dytë e humbëm besimin. Kampionati ...
0
Vetëm një javë pas duelit në kampionat Liverpool-i dhe Manchester United përballen sërish, këtë herë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në vend FA Cup. Kupa e Federatës në Angli përfaqëson njëkohësisht edhe kompeticionin më të vjetër në rruzull në rang klubesh dhe edicioni i sivjetshëm është i 140, që kur ky aktivitet është zhvilluar për herë të parë, në sezonin e largët 1871-72. Bëhet fjalë pra për një edicion jubilar ku përsëri favorit mbetet ekipi i Guardiolës për shkak të shortit shumë të lehtë. Të dielën e kaluar dy klubet më të suksesshëm në historinë e kampionatit anglez nuk shkuan përtej një barazimi pa gola, por sidoqoftë ...
0
Dustin Poirier ka dalur fitimtar nga dueli me Connor McGregor në kuadër të UFC 257. Dustin Poirier ka mposhtur Connor McGregor dhe ka dalur fitimtar nga “Fight Island” në Dubai. Kjo ishte hera e dytë që luftëtarët u ndeshën, hera e parë ishte UFC 178 në vitin 2014, por që Connor McGregor kishte triumfuar në rundin e parë pas 2 minutash. Poirier kishte deklaruar se këtë herë ai është më i përgatitur, dhe se është një luftëtar ndryshe nga gjashtë vite më parë, dhe kjo doli të ishte e vërtetë. Duke u ndjerë në formën më të mirë të karrierës së tij në 155 paund, McGregor kishte premtuar “një ...
0
1618 TESTIME, 222 TË SHËRUAR DHE 392 RASTE ME COVID-19! Njoftimi i plotë nga IKSHK 1618 TESTIME, 222 TË SHËRUAR DHE 392 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1618 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 392 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (83 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Viti 1 rast ...
0
Hoxhaj e Ismaili takohen me farmacistë: Premtojnëmbështetje dhe ulje të çmimit të barnave për qytetarët. Partia Demokratike e Kosovës po insiston në jetësimin e udhëzimit administrativ me anë të cilit rregullohen çmimet e barnave. Madje, sipas kësaj partie, dy qeveritë e kaluara kanë dëmtuar shumë qytetarin e Kosovës, ndërkohë që kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj ka theksuar se do të trajtohet me prioritet sektori i farmacisë. Kështu u tha të dielën, gjatë takimit që pati me farmacistë, kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj dhe nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili. Hoxhaj u ka premtuar mbështetje farmacistëve, duke theksuar se dallimi i çmimeve të barnave po dëmton qytetarët e Kosovës. Hoxhaj: Dallimi ...
0
Reshjet e shiut që kanë rënë ditëve të fundit në vend, kanë shkaktuar turbullira në liqenet akumuluese të Badovcit dhe atë të Batllavës, prej nga bëhet furnizimi me ujë të pijshëm. Drejtues të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë bërë të ditur se reshjet e fundit të shiut kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e nivelit të ujit në liqene, i cili ka arritur mbi tri metra. Banorët të cilët furnizohen nga liqenet akumulues të Badovcit dhe Batllavës, pas reshjeve të fundit të shiut, janë përballur me mungesë të ujit për shkak të turbullimit të tij. Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, në një përgjigjeje për Radio ...
0
Situata epidemiologjike me Covid-19 në Kosovë, është nën kontroll. Ditëve të fundit ka pasur një rritje të lehtë të personave të infektuar me koronavirus, por që sipas zyrtarëve shëndetësore, kapacitetet spitalore për menaxhim janë të mjaftueshme. Ditëve të fundit, numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë pas një periudhe të gjatë, është më i lartë sesa numri i pacientëve të shëruar. Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë shënuar me 13 mars të vitit 2020. Aktualisht, me virusin Covid 19 në Kosovë, janë të infektuar mbi 5 mijë persona. Pikun e pandemisë, vendi jonë e ka arritur në muajt korrik e gusht të vitit të kaluar ...
0
Listat zgjedhore të partive politike, dominohen kryesisht nga kandidatët që vijnë nga bastionet e tyre regjionale. Kjo, për faktin se ato arrijnë të mirëmbajnë subjektin politik por edhe për shkak se me legjislacionin në fuqi, Kosova ka vetëm një zonë zgjedhore. Partitë politike në vend, ndonëse kanë shtrirje të zgjeruar në tërë territorin e Kosovës, në përgjithësi i shfrytëzojnë disa nga bastionet e tyre regjionale. Njohësi i rrethanave politike në vend, Dorajet Imeri, konsideron se bastionet janë ato të cilat e mirëmbajnë një subjekt politik. “ Këto parti politike provojnë që ta ruajnë deri në një masë një bazë të elektoratit e cila nuk i la të rrëshqasë në ...
0
Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), deri në ditën e djeshme janë dorëzuar nëntë apele nga partitë e ndryshme politike. Shumica e këtyre ankesave kanë të bëjnë me mos-certifikimin e kandidatëve në listat zgjedhore, për kandidat për deputet. Kështu thotë për KosovaPress, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku. Përmes postës elektronike, Desku thotë se deri të shtunën janë paraqitur/dorëzuar 9 apele, ku pjesë e këtyre ankesave është Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK-ja për mos certifikim të kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja. Ndërsa Nisma Socialdemokrate, përveç listës së kandidatëve, ka bërë ankesë edhe për mos-certifikimin e partisë. “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-ja), Për shkak mos certifikimit të ...
0