Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

FLORENT MUSLIJA SHËNON SUPERGOL NGA GJUAJTJA E LIRË NË FITOREN E HANNOVERIT

Sport
Skuadra e dy futbollistëve kosovar, Hannover 96 ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Nurnberg me rezultat 2-5.   Sulmuesi gjilanas, Valmir Sylejmani luajti titullar në këtë sfidë dhe qëndroi në fushë për 65 minuta. Ndërkohë Florent Muslija u inkuadrua në 25 minutat e fundit të ndeshjes dhe arriti të futet në listën e realizatorëve. Reprezentuesi kosovar shënoi golin e katërt për ekipin e tij shtatë minuta pasi u inkuadrua në lojë. Muslija realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë. Përveç golit të shënuar, Muslija ishte edhe asistues në golin e pestë të shënuar nga Tëumasi. /RTK ...
0

BALLKANI MPOSHT SKUADRËN E MADHE UKRAINASE, SHËNOJNË DAKU DHE HOXHA

Sport
Skuadrat kosovare janë duke zhvilluar miqësore të njëpasnjëshme për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin pranveror.   Skuadra suharekase Ballkani sot (e diel) është ndeshur me skuadrën ukrainase Vorskla Poltava. Kjo ndeshje ka përfunduar në të mirë të ‘portokallinjve’, që triumfuan me rezultatin 1-2. Golat për skuadrën e Bledi Shkëmbit i realizuan Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha i cili shënoi nga penaltia, transmeton telegrafi. Kujtojmë se kjo ishte miqësorja e tretë për ekipin suharekas që po qëndron në Antalya të Turqisë./RTK ...
0

DI MARIA VENDOS PËR TË ARDHMEN, JA CILIT GJIGANT EVROPIAN DO T’I BASHKOHET

Sport
Angel Di Maria ka vendosur për të ardhmen e tij!   Di Maria është në vitin e fundit të kontratës me PSG dhe në fund të sezonit do të largohet nga Parisi si futbollist i lirë. Interesimi për argjentinasin nuk ka munguar aspak dhe është raportuar për transferimin e tij në Itali. Di Maria ka qenë i lidhur me një transferim te Juventusi, Interi dhe Milani, ndërsa sipas raportimeve të fundit, 32-vjeçari thuhet se ka bërë zgjedhjen e tij. Portali i njohur spanjoll Don Balon, raporton se Di Maria ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te Juventusi. Arsyeja e zgjedhjes së tij është Cristiano Ronaldo, pasiqë Di Maria dëshiron ribashkimin ...
0

FEDERATA E GJIMNASTIKËS SHPALL MË TË MIRËT E VITIT 2020

Sport
Valëza Rama nga Klubi i Gjimnastikës “Elita” është shpallur sportiste e vitit 2020, kurse sportist i vitit është shpallur Elvis Çitaku nga Klubi i “Universitetit”   Federata e Gjimnastikës e Kosovës të shtunën ka shpallur më të mirët e vitit 2020. Në fillim të ceremonisë për shpalljen e më të dalluarve për vitin që e lamë pas, kryetari FGjK-së, Besim Halilaj, ka falënderuar të gjithë sportistët, trajnerët, prindërit, MKRS-në, KOK-un, Departamentin e Sportit dhe mediat për kontributin e dhënë për zhvillimin dhe avancimin e sportit të gjimnastikës në vendin tonë. Njëshi i gjimnastikës në Kosovë ka njoftuar se së shpejti do të fillojë bashkëpunimi në mes të FGjK-së dhe Federatës ...
0

MOURINHO SQARON SITUATËN E DELE ALLI

Sport
Dele Alli mungoi në fitoren e Tottenhamit ndaj Sheffield Unitedit fundjavën e shkuar si pasojë e një dëmtimi në kavilje.   Dhe Jose Mourinho konfirmoi se mesfushori i tij do të jetë në dyshim edhe për duelin e Kupës FA kundër Wycombes ditën e hënë. Dele Alli nuk ka luajtur një ndeshje titullar në kampionat që prej javës së parë të sezonit. 24-vjeçari është përfolur për një përplasje me trajnerin dhe mund të largohet nga “Spursat”, me ish-trajnerin Pochettino i cili dëshiron ta transferojë te Parisi. Por trajneri portugez thotë se mungesa e tij e fundit në skuadër është për shkak të një dëmtimi, raporton EO. “Dele Alli nuk është ...
0

KUKËSI MPOSHT ME PËRMBYSJE BYLISIN, APOLONIA MERR NJË PIKË NË KORÇË

Sport
Pas suksesit 1-3 në Fier ndaj Apolonisë, Kukësi mposhti pasditen e sotme Bylisin me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena”, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe duke u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt me 23 pikë.   Pa trajnerin Dovedan në pankinë dhe Ujkën në mesfushë, të dy të pezulluar, ballshiotët surprizuan Kukësin në minutën e 26’, duke kaluar në avantazh me golin e shënuar nga mbrojtësi Stojanoviç. Megjithatë reagimi i verilindorëve ishte mjaft i mirë dhe në minutën e 40’ kapiteni Agim Ibrahimi riktheu baraspeshën, ndërsa në të 57-ën ishte sulmuesi Eze që shënoi golin e dytë, duke i dhënë avantazhin Kukësit, rezultat që të besuarit e Hallaçit ...
0

ZYRTARE: ËNDRRA U BË REALITET, OZIL ËSHTË I FENERBAHCES

Sport
Ishte lajmëruar para disa ditësh, por ende nuk ishte zyrtarizuar klubi.   Sot është mbyllur gjithçka, Meut Ozil do të jetë pjesë e Fenerbahces në pjesën  mbetur të këtij sezoni dhe në ato tre të ardhshmit. Lajmin e bën të ditur vetë klubi turk, që lajmëron se ka arritur marrëveshjen me Arsenalin për transferimin falas të yllit të kombëtares gjermane. Ozil largohet pas 7 vitesh e gjysmë nga Arsenali, ku ishte për pjesën më të madhe të kohës ylli i tifozëve dhe lë pas gola e asiste të paharrueshëm në Londër. /RTK ...
0

TONI: LEWANDOWSKI ËSHTË MË I MIRI

Sport
Luca Toni ka folur për sulmuesit me të mirë aktual në botë në një intervistë të dhënë për “Tuttosport”.   “Lewandowski është më i miri. Fizioterapisti që mora unë te Bayern, Gianni Bianchi, më thotë se është një profesionist i jashtëzakonshëm, nuk është një rastësi që luan pothuajse gjithmonë”, ka thënë ish-sulmuesi italian i Bayernit. “Do të më pëlqente ta shihja Robertin në Itali, siç ka bërë Cristiano Ronaldo. Pas Lewandowskit, vendos Haalandin dhe Moratan. Lukaku? Është shumë i fortë, nuk diskutohet. Por Lukaku ka nevojë që të ketë në krah një sulmues me karakteristika të caktuara. Morata, nga ana tjetër, luan mirë me këdo dhe për këtë arsye preferoj ...
0

JUVE MPOSHT BOLOGNËN DHE AFROHET MË SHUMË ME KREUN

Sport
Juventus rikthehet te suksesi në kampionat, pasi mposhti Bolognën me rezultatin 2-0 dhe përfitoi nga humbja e Milanit, duke u afruar edhe më shumë me kreun.   Bardhezinjtë e nisën vrullshëm ndeshjen ndaj emilianëve dhe goli erdhi në minutën e 15’, kur gjuajtja e brazilianit Arthur u devijua nga një mbrojtës i miqve dhe përfundoi në rrjetën e portës së Skorupskit. Më pas ky i fundit u bë hero i Bolognës, duke bërë 3-4 pritje vendimtare, ndërsa nga ana tjetër Szeczesny kaloi një pasdite të qetë, duke mos u ngacmuar shumë nga kundërshtarët. Llogaritë e ndeshjes i mbylli mesfushori amerikan, Weston McKennie në minutën e 71-të, pas një asisti të ...
0

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL, FORMACIONET E MUNDSHME

Sport
Vetëm shtatë ditë pas barazimit pa gola në Premier Ligë, Manchester United tani pret në shtëpi rivalin Liverpool, në kuadër të raundit të katërt në FA Cup.   Liverpooli udhëton drejt “Old Trafford”, në krizën më të madhe të golave që kanë brenda 20 vitesh, ndërsa, Manchester United është duke pasur një sezonë të shkëlqyer, ku ka gjashtë pikë më shumë se kampioni aktual i Premier Ligës. “Të Kuqtë”, nuk njihen për rekord të mirë në këtë kompeticion, ku nën urdhrat e Jurgen Klopp nuk kanë arritur ende të kualifikohen më tej se në raundin e katërt. Të dy trajnerët, Klopp dhe Solskjaer mund të bëjnë rotacione në skuadër, duke ...
0