Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

FATURAT E ENERGJISË ELEKTRIKE DERI NË MAJ DO T’JU VIJNË MË LIRË

Ekonomi
Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike parasheh edhe subvencionimin e konsumatorëve të energjisë elektrike.   Pjesa e energjisë elektrike që ata paguajnë për energjinë elektrike që e marrin nga prodhuesit e energjisë nga burimet e ripërtëritshme do të subvencionohet. Kjo, pasi qeveria në bazë të ligjit ka Pra, mjetet do të derdhen në këtë kompani e nga aty tek prodhuesit. Kjo do të zgjasë nga janari deri në maj. Kjo nënkupton që shuma që e përfitojnë këta prodhues, do t’iu zbritet konsumatorëve. Në bazë të kalkulimeve del që konsumatorëve do t’iu zbritet në faturat e tyre çmimi prej 0.0061 cent për kilovat/orë të shpenzuar nga tash deri në maj. Kjo nënkupton që ...
0

BSPK-JA I GËZOHET MARRËVESHJES SË SBASHK-UT ME QEVERINË

Ekonomi
BSPK-ja përshëndet arritjen e  Marrëveshjes  së SBASHK-ut  me Qeverinë e Kosovës për një mbështetje shtesë në paga për tërë sektorin e arsimit për arsye të shtimit të volumit të punës dhe për arsye të rrezikshmërisë së theksuar nga Covid 19.   “BSPK-ja përshëndet dhe i gëzohet edhe marrëveshjes së SBASHK-ut, Qeverisë  dhe Ministrisë së Arsimit lidhur me nënshkrimin e Kontratës së re Kolektive për sektorin e arsimit.  Marrëveshjet  për realizimin e këtyre dy kërkesave legjitime  të SBASHK-ut i konsiderojmë si përkushtim të institucioneve për të vlerësuar  angazhimin e vazhdueshëm të punëtorëve të arsimit në realizimin e misionit të tyre në edukimin e armimin e brezave nëpër vite e dekada”, thotë ...
0

​TAHIRI: BUXHETI S’DO TË SHKOJË MË PËR ASFALTIM TË RRUGËVE

Ekonomi
Mjetet e parapara për asfaltim të rrugëve, Komuna e Vushtrrisë planifikon t’i investojë për zhvillim dhe punësim. Kjo parashihet me planin e rimëkëmbjes ekonomike, të cilin e ka prezantuar sot kryetari i Vushtrrisë, dhe pret ta paraqesë për diskutim dhe miratim në Kuvendin Komunal.   Kryetari Xhafer Tahiri tha se buxheti i vitit 2021 duhet të rishikohet në mënyrë që t’i përgjigjet planit për rimëkëmbje ekonomike. Ai përmendi tri masa kryesore për rimëkëmbjen e komunës pas krizës nga pandemia COVID-19, duke theksuar këtu një memorandum katërvjeçar për ndalim të shpenzimeve në asfaltim të rrugëve. Tahiri: Buxhetin e komunës do ta investojmë për zhvillim, jo për asfaltim “Plani i rimëkëmbjes ekonomike ...
0

KURTISHAJ: JAM ANGAZHUAR SHUMË PËR TË SHPËTUAR BIZNESET NGA FALIMENTIMI

Ekonomi
Ruzhdi Kurtishaj, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, njëherit edhe kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike, thotë se njerëzit e kanë vlerësuar angazhimin e tij gjatë dy dekadave të fundit.   “Sidomos gjatë kohës së pandemisë si kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, angazhimi im për të shpëtuar bizneset nga falimentimi ka qenë i madh“, shkruan Kurtishaj në Facebook, përcjell Scanner./RTK ...
0

DAKORDIM NË MES NDËRMARRJEVE PUBLIKE, TELEKOMI DHE POSTA E KOSOVËS

Ekonomi
Dje, më 21 Janar 2021, me iniciativën e U.D. Kryeshefit Ekzekutiv z. Zeqir Kiqina dhe U.D. Kryeshefit Ekzekutiv z. Xhevdet Smakiqi është mbajtur një takim me dy kryetarët e Sindikatave të Punëtorëve të Postës së Kosovës dhe të Telekomit të Kosovës z. Lamih Balaj dhe z. Bujar Shala.   Pas një diskutimi intensiv me transparencë të plotë nga ana e Menaxhmentit dhe Sindikatave, është shqyrtuar në hollësi gjendja e rëndë afariste dhe financiare e të dy ndërmarrjeve Publike, Posta e Kosovës dhe Telekomi i Kosovës, strategjitë dhe planet për tejkalimin e kësaj gjendje që dikur i kanë dhënë dividentë Aksionarit, Qeverisë së Kosovës mbi apo rreth 500 milionw euro.   Menaxhmenti ...
0

TË ARDHURAT NGA NAFTA DHE GAZI RANË NË 92 PËR QIND NË 2020

Ekonomi
Të ardhurat e Libisë nga nafta dhe gazi ranë nga viti në vit me 92 për qind në vitin 2020 për shkak të bllokadës disa mujore në objektet e naftës që ishte pengesë për shumicën e eksporteve..   Banka Qendrore në Tripoli deklaroi se të ardhurat për vitin 2020 ranë në 652 milionë dollarë nga 7.04 miliardë dollarë në vitin 2019. Libia, zotëruesi më i madh i rezervave të naftës së papërpunuar në Afrikë, është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i sunduesit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011. Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA), e cila udhëhiqet nga kryeministri Fayez al-Sarra, selia e të cilit është në kryeqytetin ...
0

BORXHI PUBLIK I BRITANISË ARRIN NIVELIN MË TË LARTË

Ekonomi
Borxhi publik i përgjithshëm i Britanisë së Madhe është rritur në 2 trilionë e 131 miliardë sterlinë   Sipas të dhënave të Zyrës për Statistika Kombëtare (ONS), në muajin dhjetor të vitit 2020 borxhi mujor publik i vendit përveç bankave publike ishte 34.1 miliardë sterlinë. Në periudhën e njëjtë të vitit paraprak borxhi mujor publik i Britanisë ishte 28.2 miliardë sterlinë. Sipas të dhënave të fundit, borxhi publik neto i Britanisë përveç bankave publike për periudhën nga prilli i vitit 2020, kur filloi periudha tatimore, e deri në dhjetor është rritur në 333.5 miliardë sterlinë. Ndërkohë borxhi i përgjithshëm i vendit u rrit në 99,4 për qind të Prodhimit të ...
0

BE-JA KA PLAN TA NDIHMOJË BALLKANIN ME 9 MILIONË €

Ekonomi
Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, Emrush Ujkani, në një intervistë për Ekonomia Online tha se Bashkimi Evropian ka në plan të investojë në Ballkanin Perëndimorë 9 milionë euro.   Por për ndarjen e këtyre mjeteve, thotë ai nuk kanë informata në Qeverinë e Kosovës. Ujkani thotë se ka zhvilluar takim me përfaqësues të BE-së ku ka marrë konfirmim për ndarjen e këtyre mjeteve, e më pas është takuar edhe me përfaqësues institucional të cilët nuk ishin në dijen. “Ky është fakt dhe na ka konfirmuar BE atëherë është për tu shqetësuar fakti kur paralel me takimin tonë kishim takim edhe me Qeverinë sepse nuk kanë informata shumë për ...
0

COVID-19, BQE NUK NDRYSHON PROGRAMIN PËR BLERJEN E BONDEVE

Ekonomi
Me mbi 1 trilion euro stimuj ende të pa injektuar në ekonomi, Banka Qendrore Evropiane e la programin për blerjen e bondeve të pandryshuar, në një kohë kur Eurozona po përjeton një ngadalësim të ekonomisë si pasojë e pandemisë.   Ekspertët vlerësojnë se dimri i vështirë si pasojë e rritjes së infektimeve dhe vdekjeve ka çuar në kufizime të reja për biznesin. “Pas kontraktimit të theksuar në gjysmën e parë të 2020-s, GDP-ja e zonës Euro u tkurr fuqishëm dhe u rrit vetëm me 12.4% tremujor pas tremujori, deri në atë të tretë. Rikthimi i pandemisë dhe bashkë me të intensifikimi i masave kufizuese kanë gjasa të çojnë në një ...
0

BE RRIT RAPORTIN E BORXHIT NDAJ PBB-SË

Ekonomi
Raporti i borxhit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në Bashkimin Europian u rrit në 89,8% në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020.   Në mes të ndikimit të politikave për përgjigje të masave për parandalimin e COVID-19, raporti u rrit nga 87,7% në tremujorin e mëparshëm dhe 79,2% në tremujorin e tretë të vitit 2019, njoftoi Zyra statistikore evropiane, Eurostat. Shifra në zonën e euros, 19 nga 27 anëtarët e BE-së që përdorin euron, arriti 97,3% në tremujorin e tretë të vitit 2020, nga 95,% në tremujorin e mëparshëm dhe 85,8% në tremujorin e tretë të vitit 2019. ”Rritjet janë shkaktuar nga dy faktorë, borxhi qeveritar në ...
0