Limaj në takim me kandidatët për deputetë nga Nisma, thotë se me fitoren e tyre fiton çdo qytetarë i Kosovës. Nisma Socialdemokrate sot ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë në Kuvend të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në këtë takim, para kandidatëve për deputetë ka folur kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ku tha se është nder i madh për secilin kandidat të Nismës të jetë kandidat për parlament të Republikës së Kosovës, Republikës sonë që me mund e sakrificë është ndërtuar fal kontributit të shumë brezave. “Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne, së sa të dalim të takojmë njerëz e të kërkojmë mbështetjen e ...
0
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj sot vizitoi Fushë Kosovën. Haradinaj aktivitetin e tij e nisi me vizitë te familja e Dëshmorit Naser Sekiraqa. “Dhembje, krenari e kujtime për të kaluarën tonë të lavdishme, motivim për të ndërtuar të ardhmen.” Poashtu kreu i AAK-së para strukturave të Aleancës në Fushë Kosovë shpalosi programin e partisë për mbijetesë dhe zhvillim ekonomik. “Gjithashtu vëllezërve të Luginës së Preshevës, iu zotova se me të marrë mandatin si President i vendit do të inicioj dhe zbatoj me përpikëri planin e natyralizimit të tyre, duke i pajisur me shtetësi të Kosovës. Me këtë, luginasve do t’u ...
0
Trupi i njeriut përshkohet nga miliarda nerva. Shumica prej tyre janë periferikë dhe kanë një funksion primar: shpërndarjen dhe transmetimin e mesazheve e sinjaleve në tru dhe në shtyllën kurrizore. Kur gjithçka shkon siç duhet, truri merr të gjithë informacionin për të cilin ka nevojë që mundësojnë lëvizjen e muskujve, njohjen e dhimbjes dhe funksionin e organeve. Kur këto nerva dëmtohen atëherë ecja është e vështirë, dhimbja e fortë dhe rreziku është i lartë. Diabeti është shkaktari kryesor i dëmtimit të këtyre nervave. Megjithatë nuk përjashtohet as trauma (e shkaktuar nga një aksident) plakja, mungesa e vitaminave, ekspozimi ndaj toksinave, hepatitis C, dhe sëmundje imunitare. Kjo sëmundje zhvillohet ngadalë, ...
0
Ismail Rrustaj nga Komuna e Klinës, që jeton në Prishtinë, qe tre vjet me radhë pranon para nga djali i tij 21-vjeçar, që jeton në shtetin e Italisë. Ai ndërkaq thotë se gjatë vitit të kaluar, djali i ka dërguar më shumë para për shkak të gjendjes së krijuar në Kosovë nga pandemia e koronavirusit. Rrustaj, mbi të 50-tat, ka edhe tre fëmijë të tjerë. Dy vajzat dhe një djalë kanë të përfunduar fakultete të ndryshme në Universitetin e Prishtinës, por siç thotë ai, nuk kanë ndonjë punë të qëndrueshme. Djali që ka përfunduar Fakultetin Juridik punon kamerier në një restorant, kurse dy vajzat në qendra tregtare. Me gjithë ...
0
Kosova nuk mund të ketë rimëkëmbje ekonomike vetëm me shpërndarje të buxhetit për kategoritë sociale dhe me një mbështetje të mangët për bizneset dhe punëtorët e afektuar nga pandemia Covid19. Kjo formë e mbështetjes është kritikuar nga njohësit e ekonomisë, të cilët kërkojnë nga kjo qeveri dhe ajo që do të vije pas zgjedhjeve të 14 shkurtit një platformë serioze që reflekton me situatën reale nga goditja e pandemisë në shuarjen e mbi 60 mijë vendeve të punës, bankrotimin e mijëra bizneseve dhe humbjen e tregjeve. Profesori universitar Muhamet Sadiku ka thënë për KosovaPress, se Qeveria ka bërë përpjekje të krijojë një program të rimëkëmbjes ekonomike, por siç thotë ...
0
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) po konsideron që Qeveria në detyrë po vepron në mënyrë diskriminuese ndaj sektorëve që kanë nevojë për mbështetje financiare për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Pasi kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti arriti marrëveshje me Sindikatën e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), për t’u paguar shtesa mësimdhënësve, SPSPK po adreson kritika ndaj ekzekutivit duke theksuar punëtorët e sektorit privat kanë qenë më të rrezikuar ndaj rrezikut nga Covid-19. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se ekzekutiv po i stimulon një pjesë të punëtorëve, derisa të tjerë po i shantazhon. Azemi: Ndarjet ...
0
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidat për president, Ramush Haradinaj, ka takuar përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës. “Bashkëbisedim përmbajtësor me përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës. Dëgjova kërkesat legjitime të tyre, që Aleanca i ka përfshirë në programin e saj, konkretisht në Fondin e Ringjalljes Ekonomike”, ka shkruar ai. Haradinaj përmes një statusi në Facebook , u zotua se viti 2021 do të jetë vit kur të gjitha sektoret e goditura ekonomikisht, do të ndjejnë dorën e shtetit. “Programi i Aleancës ka paraparë ndihmë për biznese në formë të kredive të buta, ndihmë për qytetarët në formë të transfereve ...
0
Sot në ora 11:00, në OEK do të mbahet konferencë për media e kryetarit të Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve”, Ruzhdi Kurtishaj. Konferenca do të jetë e përqëndruar në pakënaqësitë e Shoqatës lidhur me mos përmbushjen e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë dhe mos përfshrirjen e tyre në pakon e rimëkëmbjes ekonomike./RTK ...
0
Mediat maqedonase shkruajnë se benzina dhe nafta nga mesnata e sotme do të lirohen për 2 denarë, informoi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Nga atje sqarojnë se vendimi është marrë pasi pushon vlefshmëria e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e ligjit për akcizat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, i cili praktikisht nga sonte në mesnatë hyn në fuqi Ligjin për Akcizat, përcjell albinfo.ch. Sipas listës së re të çmimeve, çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, dhe EURODIESEL (DE V) ulen për 2.00 denarë / litër, krahasuar me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e datës 18.01.2021 dhe me të, çmimi me pakicë i ...
0
Gjatë vizitës në Fiona’s Music Center, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, dëgjoi një interpretim të Ertit në piano, dhe u shpreh i kënaqur që kjo kulturë muzikore është duke u zhvilluar shumë tek të rinjtë tanë. “Një grua në biznes nuk ka për të qenë sfidë, në kuadër të pakos së rimëkëmbjes kemi fondim e veçantë për gratë në biznes dhe të gjitha gratë duhet të aplikojnë përmes një konkursi të rregullt dhe transparent”, tha midis tjerash Hoti. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti theksoi se, bizneset në fushën e artit dhe kulturës, janë të rëndesishme për zhvillimin e shoqërisë sonë. Në kuadër të takimeve me biznese, Kryeministri Hoti vizitoi Maden Group, studio ...
0