Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

VIHET GURTHEMELI I MEMORIALIT TË MARTIRËVE NË KRUSHË TË VOGËL

Lajme
Në nderim të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të masakrës së Krushës së Vogël është vënë sot gurthemeli i ndërtimit të memorialit përkujtimor në këtë fshat. Afër përvjetorit të 22 të kësaj masakre u kërkua drejtësi dhe gjetjen e 68 trupave të zhdukur nga ky gjenocid serb.   Pjesë e vënies së këtij gurthemeli ishte edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili tha se institucionet e Kosovës duhet të dënojnë dhe gjykojnë në mungesë gjithë kriminelët e luftës. Përfaqësuesi i fshatit Krushë e Vogël, Getoar Shehu mes emocionesh tha se ata nuk po arrinë asnjëherë të gjejnë ngushëllim për atë që iu ka ndodhur 22 vite më parë dhe ...
Komentet te VIHET GURTHEMELI I MEMORIALIT TË MARTIRËVE NË KRUSHË TË VOGËL Janë të Mbyllura

KNKK DHE KOMISIONI PËR PERSONA TË ZHDUKUR ME MEMORANDUM MIRËKUPTIMI

Lajme
Si pjesë e përpjekjeve të saj për të ndihmuar në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur në Kosovë, Misioni i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK-së) në Kosovë sot nënshkroi një Memorandum të Mirëkuptimit (MM) me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) të Kosovës.   Ky memorandum i mirëkuptimit prite të shërbejë si udhëzues dhe bazë për bashkërendimin dhe bashkëpunimin midis KNKK-së dhe KQPZh-së në vazhdën e veprimeve që për qëllim kanë zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së atyre që ende janë të zhdukur në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë. Shefi i Misionit të KNKK-së në Kosovë, Agim Gashi, tha “Në esencë, Memorandumi i ...
Komentet te KNKK DHE KOMISIONI PËR PERSONA TË ZHDUKUR ME MEMORANDUM MIRËKUPTIMI Janë të Mbyllura

BE NDIHMON DEPARTAMENTIN KUFITAR TË POLICISË SË KOSOVËS ME PAJISJE

Lajme
Bashkimi Evropian i ka dhuruar 1 mijë çanta emergjente dhe tre laptop për migrantët në Departamentin Kufitar të Policisë së Kosovës, në vlerë prej 13 mijë e 200 eurosh.   Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti tha se përkrahja e vazhdueshme nga BE dhe IOM për zyrtarët e policisë së kufirit i ndihmon ata në zhvillimin e protokolleve të sigurta dhe procedura në mes sfidave të dala nga pandemia COVID-19. Katerina Lopo, nga Zyra e BE-së, tha se donacioni i sotëm do të kontribuojë për të rritur ndërgjegjësimin e migrantëve rreth rreziqeve të COVID-19 dhe mbështetjen që ofrohet për ta në Kosovë./RTK ...
Komentet te BE NDIHMON DEPARTAMENTIN KUFITAR TË POLICISË SË KOSOVËS ME PAJISJE Janë të Mbyllura

DAKA: EKSPERTËT ZGJEDHOR NGA BE-JA KANË ARRITUR NË KOSOVË

Lajme
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se në Kosovë ka arritur ekipi i ekspertëve zgjedhor nga Bashkimi Evropian.   Daka ka shtuar se ky ekip do të monitoroj procesin zgjedhor në Kosovë. “Tashmë ka arritur një ekip i ekspertëve zgjedhor nga BE që do të jenë këtu dhe tashmë kanë filluar monitorimin e KQZ para zgjedhjeve, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas procesit të zgjedhjeve”, ka thënë Daka, shkruan Telegrafi. Daka ka shtuar se Bashkimi Evropian për shkak të situatës me pandeminë nuk kanë mundur të dërgojnë mision sikurse herëve të tjera. Ajo ka shtuar se grupi i ekspertëve që ka arritur do ...
Komentet te DAKA: EKSPERTËT ZGJEDHOR NGA BE-JA KANË ARRITUR NË KOSOVË Janë të Mbyllura

HARADINAJ TAKON AMBASADORIN AUSTRIAK, FLASIN PËR FORCIMIN E MARRËDHËNIEVE

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin kanë biseduar për temat aktuale në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.   Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ka falënderuar ambasadorin Weidinger për mbështetjen e përhershme të Austrisë për Kosovën në periudha të ndryshme, e sidomos në proceset integruese euroatlantike. “Shpreha dëshirën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, në një kohë kur Kosova ka shumë nevojë për mbështetjen nga aleatët e saj strategjikë, në kapërcimin e krizës dhe zhvillimin ekonomik”, ka shkruar Haradinaj./RTK    Ramush Haradinaj    Prita sot ambasadorin ...
Komentet te HARADINAJ TAKON AMBASADORIN AUSTRIAK, FLASIN PËR FORCIMIN E MARRËDHËNIEVE Janë të Mbyllura

NGA DIASPORA KANË APLIKUAR MBI 174 MIJË PERSONA PËR ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT

Lajme
Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se mbi 174 mijë aplikues kanë aplikuar përmes emaili-t për zgjedhjet e 14 shkurtit, proces ku i cili pritet që të përfundojë sot.   Ahmetaj sqaroi se këto të dhëna janë preliminare dhe se numri mund të ndryshojë, duke qenë se ka raste kur përmes një emaili janë dërguar shumë aplikacione. “Operacioni i hapjes së email-eve është përfunduar dhe tash jemi në fazën e procesimit të dhënave që konsiderojmë të përfundojë sot. Mbi 174 mijë aplikues që kanë aplikuar përmes e-mail deri më tani”. U shpreh Ahmetaj. Ai tha se do të bëjnë kontrolle të vazhdueshme gjatë këtij procesi. “Këto ...
Komentet te NGA DIASPORA KANË APLIKUAR MBI 174 MIJË PERSONA PËR ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT Janë të Mbyllura

PRISHET KOALICIONI LDK-VV NË VUSHTRRI, TAHIRI: QEVERISIM TË VETËM

Lajme
Komuna e Vushtrrisë ka ndërpre bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje në këtë komunë. Kjo pasi që Vetëvendosje nuk përkrahi të enjten planin për rimëkëmbje ekonomike të prezantuar në mbledhjen e kuvendit komunal. Kështu tha kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.   Tahiri në konferencë të jashtëzakonshme për media ka theksuar se mospërkrahja e planit për rimëkëmbje ekonomike është e vetmja arsye e prishjes së koalicionit trevjeçar. Tahiri ka treguar se deri në fund të mandatit do të vazhdojnë të vetëm dhe nuk do të kenë asnjë koalicion tjetër. “Nuk mund të lejoj si kryetar komune një kryesi që merr një vendim politik për të mospërkrahur një plan vendimtar për të ...
Komentet te PRISHET KOALICIONI LDK-VV NË VUSHTRRI, TAHIRI: QEVERISIM TË VETËM Janë të Mbyllura

ABRASHI: LDK-JA PO SHËNON NGRITJE, DO TË UDHËHEQIM SËRISH ME QEVERINË

Lajme
Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi ka thënë se partia të cilës i takon është duke shënuar ngritje.   Përmes një postimi në Facebook, Abrashi ka shkruar se për më pak se dy javë LDK ka shënuar ngritje prej 2.9% “Të dhënat dhe anketimi nga terreni tregojnë për një trend stabil të rritjes të LDK-së. Për më pak se dy javë, LDK ka shënu ngritje prej 2.9 %”, ka shkruar Abrashi. Ai më tej është shprehur i bindur se LDK do të dalë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe do të udhëheq sërish me Qeverinë. “Projeksionet për ditët e ardhshme janë edhe më pozitive. LDK do ...
Komentet te ABRASHI: LDK-JA PO SHËNON NGRITJE, DO TË UDHËHEQIM SËRISH ME QEVERINË Janë të Mbyllura

GËRMIMET NË KIZHEVAK PRITET TË NISIN NË FUND TË MUAJIT MARS

Lajme
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi, ku janë specifikuar objektivat në të cilët do punohet për gjetjen e personave të zhdukur.   Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj tha se përmes këtij bashkëpunimi janë specifikuar objektivat në të cilët do punohet për gjetjen e personave të zhdukur. Nga Komiteti i Kryqit të Kuq, Agim Gashi tha se kanë kaluar më shumë se 22 vite nga lufta në Kosovë dhe familjarë e më shumë se 1600 personave janë në pritje për fatin e të dashurve të tyre. Sipas tij, Komiteti ka qenë dhe do jetë i ...
Komentet te GËRMIMET NË KIZHEVAK PRITET TË NISIN NË FUND TË MUAJIT MARS Janë të Mbyllura

ME 1 SHKURT KOSOVA DHE IZRAELI LIDHIN MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE

Lajme
Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me Shtetin e Izraelit. Shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm.   Ditën e Hënë me datë 1 Shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike do të bëhet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, z.Gabriel Ashkenazi. Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë mikut e aleatit tonë ...
Komentet te ME 1 SHKURT KOSOVA DHE IZRAELI LIDHIN MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE Janë të Mbyllura