Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

NUK RESPEKTUAN LIGJIN PËR COVID-19, 501 PERSONA GJOBITEN

Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka shqiptuar 501 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19.   Gjatë kësaj kohe, ajo ka shqiptuar edhe 903 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik. Për çdo ditë policia po shqipton qindra gjoba për rata që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19. Nga Qeveria e Kosovës i ishte kërkuar policisë që të shqiptojë gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit. Vendosja e maskës e mbajtja e distancës javë vlerësuar shumë të rëndësishme për tu mbrojtur nga virusi COVID-19. Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 59 mijë e ...
Komentet te NUK RESPEKTUAN LIGJIN PËR COVID-19, 501 PERSONA GJOBITEN Janë të Mbyllura

HOTI: TË MOS PËRDORET VIZITA NË VERI PËR FUSHATË

Lajme
Avdullah Hoti e ka komentuar vizitën e djeshme të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut, pasi ka bëtrë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në 24 vjetorin e rënies.   Kryeministri në detyrë tha se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ushtruesja e detyrës së presidentes nuk duhet ta shfrytëzojnë vizitën në veri për fushatë, që të tregojnë “diçka që nuk është”. “Unë besoj që disa kauza duhet t’i lëmë jashtë fushatës zgjedhore. Ai është një territor i Kosovës pa asnjë dyshim, nuk kontestohet në asnjë formë, secili ka të drejtë të lëvizë, por nuk duhet të përdoren për fushata për të tregu diçka që nuk është”, ...
Komentet te HOTI: TË MOS PËRDORET VIZITA NË VERI PËR FUSHATË Janë të Mbyllura

MUSTAFA: LDK-JA ËSHTË SHKOLLË PËR TË GJITHË

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës “është shkollë”, jo vetëm për partitë në Kosovë, por për të gjitha partitë në Ballkanin Perëndimor ka thënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.   “Dy herë kemi drejtuar qeverinë dhe kemi dëshmuar sesi qeveriset me mendje, si qeveriset mirë dhe pa korrupsion. Ne jemi shkollë për krejt. Jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Mustafa. Për këto “qeverisje të mira”, Mustafa shprehet i bindur që LDK-ja do të shpërblehet nga kosovarët me votë në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Në çdo palë zgjedhje e kemi rritur përkrahjen dhe numrin e votuesve. Kemi dalë bindshëm të parët edhe në zgjedhjet e fundit lokale”. Sondazheve ...
Komentet te MUSTAFA: LDK-JA ËSHTË SHKOLLË PËR TË GJITHË Janë të Mbyllura

PETKOVIQ: VIZITËN E KURTIT E OSMANIT NË VERI E MUNDËSOI VUÇIQ

Lajme
Kryetari i SDS Sllavisha Petkoviq vlerëson se vizita e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në veri të Mitrovicës është rezultat i një marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.   “Kjo marrëveshje mundësoi krijimin e zyrës së prokurorit, gjykatave,por edhe integrimin në policinë e Kosovës në veri të Kosovës.” Gjithashtu vlen të përmendet marrëveshja e arritur në Bruksel në të cilën Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ra dakord që veriu tëpërfshihet në sistemin ligjor të Kosovës për sa i përket mbajtjes sëzgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Prandaj, tani është e qartë për tëgjithë ata që miratuan që politikanët shqiptarë parakalojnë rehat dhelirshëm në veri të Kosovës”, tha Sllavisha Petkoviq. Albin ...
Komentet te PETKOVIQ: VIZITËN E KURTIT E OSMANIT NË VERI E MUNDËSOI VUÇIQ Janë të Mbyllura

KURTI: LISTA JONË DO T’I KETË 110 KANDIDATË NË ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT

Lajme
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se lista e LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë.   Ai për KosovaPress ka thënë se pas dy javëve do të fitojnë shumicën parlamentare, duke u shprehur i bindur se do të dalin të parët. “Priten zgjedhjet me shkurt, ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bëjmë shumicë parlamentare me 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite”, ka deklaruar Kurti.  Edhe me vendimin e Gjykatës Supreme, Kurti dhe dy ...
Komentet te KURTI: LISTA JONË DO T’I KETË 110 KANDIDATË NË ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT Janë të Mbyllura

HARADINAJ PËRKUJTON ZAHIR PAJAZITIN, EDMOND HOXHËN E HAKIF ZAJNULLAHUN

Lajme
Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e përvjetorit të 24-të të rënies së heroit Zahir Pajaziti, vendosi lule pranë bustit të tij.   Haradinaj tha se Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu njëzetekatër vite më parë u shndërruan në pikëmbështetjen e vizionit tonë për Kosovën. “Shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve”, shkroi Haradinaj në faqen e tij në Facebook. /RTK ...
Komentet te HARADINAJ PËRKUJTON ZAHIR PAJAZITIN, EDMOND HOXHËN E HAKIF ZAJNULLAHUN Janë të Mbyllura

HOXHAJ: KOSOVA PO E PAGUAN ÇMIMIN E DYTË PARA GJYKATËS SPECIALE

Lajme
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, së bashku me anëtarë të tjerë të PDK-së kanë bërë homazhe para shtatores së heroit, Zahir Pajazitit, në 24 vjetorin e rënies së tij.   Hoxhaj ka theksuar se sot në këtë përvjetor janë pa praninë e të parit të PDK-së, Kadri Veseli, të presidentit Hashim Thaçi, Jakup Krasniqit, të cilët po përballen me Gjykatën Speciale. “Kjo ditë është e veçantë për Kosovën, kur në rrugëtimin tonë për liri po e paguajmë përsëri një çmim te dytë. Dhe këtë çmim të dytë po e paguajmë para një gjykate. E para saj kauza jonë për liri, ne jemi të sigurt që ...
Komentet te HOXHAJ: KOSOVA PO E PAGUAN ÇMIMIN E DYTË PARA GJYKATËS SPECIALE Janë të Mbyllura

OSMANI E KURTI BËJNË HOMAZHE PRANË SHTATORES SË ZAHIR PAJAZITIT

Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani bashkë me kandidatin për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mëngjesin e sotëm kanë bërë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit.   Në 24 vjetorin e rënies së tij, Osmani tha se Pajaziti ishte figurë që organizoi celulat e para të Republikës së Kosovës, të UÇK-së ndaj okupatorit serb, i cili kishte për qëllim shfarosjen e shqiptarëve. “Nuk duhet të harrojmë asnjëherë as largpamësinë e tij, as vizionin e tij, e mbi të gjitha trimërinë dhe qëndrueshmërinë e tij para një shteti të tërë, i cili kishte për qëllim që shqiptarët t’i zhdukte nga faqja e dheut”, ka thënë ai. E kandidati për ...
Komentet te OSMANI E KURTI BËJNË HOMAZHE PRANË SHTATORES SË ZAHIR PAJAZITIT Janë të Mbyllura

VENDOSJA E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE KOSOVË- IZRAEL, AKT HISTORIK

Lajme
Të hënën Kosova dhe Izraeli do të formalizojnë marrëdhëniet diplomatike, këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj.   Haradinaj ka thënë se Kosova po hynë në një etapë të re historike me Shtetin e Izraelit. “Shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm! Ditën e Hënë me datë 1 Shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.”, ka shkruar ministrja e Jashtme e Kosovës në Facebook. Pas Haradinajt, këtë e ka komentuar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili është shprehur se Kosova dhe Izraeli po hapin një kapitull ...
Komentet te VENDOSJA E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE KOSOVË- IZRAEL, AKT HISTORIK Janë të Mbyllura

KONFIRMOHET INFEKTIMI PËR HERË TË DYTË ME COVID-19 TE PACIENTËT NË KOSOVË

Lajme
Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha, thotë se në këtë klinikë janë paraqitur për trajtim raste që kanë rezultuar për herë të dytë me koronavirus.   Sipas drejtoreshës Ajazaj -Berisha tha se kohëve të fundit kanë pasur raste që u kanë ardhur për herë të dytë, e madje disa prej rasteve duhet edhe të spitalizohen. “Po gjatë këtyre kohëve të fundit kemi pasur edhe raste që na kanë ardhur për herë të dytë me Covid-19 të cilët kanë qenë gjatë muajve të verës të konfirmuar me PCR-pozitiv dhe tani përsëri kanë qenë Covid- pozitiv, në mesin e tyre kemi pacientë të cilët në atë kohë nuk kanë pasur ...
Komentet te KONFIRMOHET INFEKTIMI PËR HERË TË DYTË ME COVID-19 TE PACIENTËT NË KOSOVË Janë të Mbyllura